www.ofertapune.net Gjeodet/e (2), Profesionist/e në Informatikë (2), Teknik i Gjeodezisë / Punëtor Terreni (2) | PunaIme

Gjeodet/e (2), Profesionist/e në Informatikë (2), Teknik i Gjeodezisë / Punëtor Terreni (2)

Kompania

Geocad

Lokacioni

Deçan

Data e publikimit

24-03-2025

Data e perfundimit

13-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

KONKURS PUNE – GEOCAD Group SH.P.K.

Pozitat e hapura:

  • Gjeodet/Gjeodete (2 pozita)
  • Profesionist/Profesioniste në Informatikë (2 pozita)
  • Teknik i Gjeodezisë / Punëtor Terreni (2 pozita)

Kompania: GEOCAD Group SH.P.K.

Vendndodhja: Deçan, Kosovë

Lloji i kontratës: Kontratë 1 vjeçare (me mundësi vazhdimi)

Orari: Orar të plotë, e hënë – e premte

Mundësi e barabartë për të gjitha gjinitë

Rreth Nesh

GEOCAD Group SH.P.K. është një kompani e specializuar në kadastër, gjeodezi dhe shërbime të tjera inxhinierike, me një histori të suksesshme në realizimin e projekteve të rëndësishme. Ne jemi përfitues të disa projekteve të mëdha, përfshirë projektin e rindërtimit të kadastrit, duke kontribuar në modernizimin dhe dixhitalizimin e sistemit kadastral në vend.

Për këtë arsye, po zgjerojmë ekipin tonë dhe po kërkojmë profesionistë/profesioniste në fushën e kadastrit/gjeodezisë, informatikës dhe teknikë terreni për t’iu bashkuar projekteve tona ambicioze, me theks të veçant projektit të rindërtimit të kadastrit nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Inkurajojmë aplikimet nga të gjitha gjinitë, duke promovuar barazinë në vendin e punës.

Pozitat e Hapura

1. Gjeodet/Gjeodete – (2 Pozita)

  • Përvoja e kërkuar: Preferohet 2 e me shumë vite përvojë pune në fushën e gjeodezisë
  • Kualifikimi: Diplomë Bachelor ose Master në Gjeodezi, Inxhinieri Gjeodezike apo fusha të ngjashme
  • Njohuri: Njohuri në përdorim të paisjeve matëse GPS dhe Total Stacion. Perdorimin e softuerëve që përdoren në gjeodezi si: Office, Autocad Civil 3D, GIS softuer, etj.
  • Kërkesë specifike: Përvojë në matje kadastrale dhe gjeodezike sipas ligjeve dhe rregulloreve të AKK-së. 
  • Puna do të kryhet në terren dhe në zyrë
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze

2. Profesionist/Profesioniste në Informatikë – (2 Pozita)

  • Përvoja e kërkuar: Preferohet 2 e me shumë vite përvojë pune në fushën e informatikës
  • Kërkesë specifike: Njohuri të mira në sisteme kompjuterike, softuer të ndryshëm
  • Puna do të kryhet në terren dhe në zyrë
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze

3. Teknik i Gjeodezisë / Punëtor Terreni – (2 Pozita)

  • Përvoja e kërkuar: Preferohet 2 e me shumë vite përvojë pune në terren si teknik i gjeodezisë
  • Kualifikimi: Diplomë në Teknik të Gjeodezisë ose përvojë e dëshmuar në këtë fushë
  • Njohuri: Njohuri në përdorim të paisjeve matëse GPS dhe Total Stacion. Perdorimin e softuerëve që përdoren në gjeodezi si: Office, Autocad Civil 3D, GIS softuer, etj.
  • Kërkesë specifike: Përvojë në matje kadastrale sipas ligjeve dhe rregulloreve të AKK-së. 
  • Puna do të kryhet në terren dhe në zyrë
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze

Çfarë ofrojmë ne?

  • Kontratë pune 1 vjeçare për projekt të caktuar me mundësi vazhdimi bazuar në performancë.
  • Orar pune: Full-time, e hënë – e premte.
  • Paga konkurruese sipas pozitës, me mundësi rritjeje varësisht përvojës dhe kontributit.
  • Punë në projekte të mëdha dhe sfiduese, përfshirë projektin e rindërtimit të kadastrit.
  • Trajnime dhe zhvillim profesional në teknologjitë më të fundit për perdorim të paisjeve: Dron WingtraOne gen II, Agisoft Profesional, SLAM Lidar, TPS Robotik, Gps, etj.
  • Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues me mundësi avancimi në karrierë.
  • Mundësi e barabartë punësimi për të gjitha gjinitë.
  • Përveç pagës së rregullt, të gjitha shpenzimet ditore (transporti, ushqimi, akomodimi në rast të nevojës) do të mbulohen nga kompania.
  • Në rast të punës në vikend, do të ketë pagesë shtesë në bazë të marrëveshjes.

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” apo në emailin: [email protected] deri më [13.04.2025].

GEOCAD Group SH.P.K. falënderon të gjithë aplikantët për interesimin! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?