www.ofertapune.net Gazetar/e (5), Kordinator/e të Zyres (1), Specialist në Shitje dhe Marketing (1), Asistent/e Personal/e për Zyren e Drejtorit Ekzekutiv (1) | PunaIme

Gazetar/e (5), Kordinator/e të Zyres (1), Specialist në Shitje dhe Marketing (1), Asistent/e Personal/e për Zyren e Drejtorit Ekzekutiv (1)

Kompania

Gazeta NewBorn

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-02-2023

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kompania: GAZETA NewBorn

Shpall pozitat si në vijim:

  1. Gazetar/e (5)
  2. Kordinator/e të zyres (1)
  3. Specialist në shitje dhe marketing (1)
  4. Asistent/e personale për zyren e Drejtorit Ekzekutiv (1)

GAZETA NEWBORN SH.P.K është media online e themeluar 15.10.2015. Eshtë media elektronike e cila ndiqet shumë në rrjetet sociale, si në Instagram, Youtube, Twitter, sidomos në Facebook. Me ndryshimet që janë bërë në menaxhmentin e lartë, ka filluar edhe ri-strukturimi i Kompanisë në të gjitha aspektet, me qëllim të ngritjes së lartë të standardeve dhe kualitetit të shërbimeve. Për këtë arsye jemi në kërkim të profesionistëve në disa pozita që t’i bashkohen ekipes tonë dhe zhvillojnë kompaninë tutje, bazuar në strategjinë e përgjithshme të zhvillimit, por edhe karrieren personale profesionale.

Qëllimi është të sigurohet që kompania të lëvizë vazhdimisht drejt përmbushjes së objektivave të saj afatshkurta dhe afatgjata bazuar në planin strategjikë.

  1. Gazetar/e – 5 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizimi i storieve, kronikave, reportazheve, intervistave, video-intervistave, dokumentareve etj bazuar në planin strategjikë të Kompanisë,
  • Merr pjesë aktive së bashku me pjesen tjetër të ekipes në zhvillimin e përmbajtjeve dhe strukturimin e ideve të ndryshme,
  • Zhvillon intervista në studio dhe lokacione tjera varësisht prej planit paraprakë,
  • Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve të ndryshme,
  • Përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e kronikave
  • Siguron dhe mban kontakte të rregullta me palë të ndryshme të lidhura me biznesin e Kompanisë,
  • Përgaditë dhe përcjell nga fillimi deri ne fund intervistat live apo të regjistruara dhe kujdeset për mbarvajtjen e tyre,
  • Jep ide dhe promovon ato në mënyrë profesionale së bashku me pjesen tjetër të ekipes
  • Bashkëpunon dhe ndan informacione me koleget në të mirë të zhvillimit të kompanisë,
  • I përqëndruar maksimalisht në detale me qëllim që çdo prodhim në kompani të ketë nivelet e larta të kualitetit.
  • Të respektoj në mënyrë profesionale konfidencialitetin e kompanisë,
  • Posedoj aftësi të larta komunikimi, profesionalizëm dhe pozitiviteti në punë,
  • Respektoj orarin e punës dhe rregullat e brendshme të kompanisë për sjelljen dhe kodin etikë,
  • Profesionalizëm të lartë në komunikim dhe bashkëpunim me palë tjera
  • Raporton në baza ditore dhe javore tek eprori

Kriteret:

  • Të ketë të mbaruar studimet për gazetari niveli bachelor obligativ, niveli master përparësi
  • Të ketë së paku dy vite përvojë punë në media ose të ngjashme
  • Të jet kreativ dhe bashkëpunues me koleget tjerë,
  • Energjik/e dhe pozitiv/e
  • Njohuri të punes me kompjuter dhe aftësi të larta në të shkruar dhe komunikim
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar të zgjatur nëse është e nevojshme
  • Aftësi për punen ekipore
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera është përparsi

Raporton tek: Kryeredaktori/ja dhe zv.kryeredaktori/ja


  1. Kordinator/e të zyres – 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për të koordinuar organizimin, planifkimin dhe implementimin e të gjitha aktiviteteve brenda zyres ku operon Kompania,
  • Koordinon dhe planifikon kryerjen e punëve të ndryshme administrative dhe logjistike,
  • Përgjegjës për blerjet e ndryshme të Kompanisë bazuar në nevojat operative,
  • Regjistron dhe mirëmban të gjitha asetet e Kompanisë në mënyrë elektronike dhe në dosje fizike,
  • Mirëmban faturat e shpenzimeve dhe arken e zyres duke raportuar në baza të rregullta,
  • Udhëheq dhe menaxhon ekipen për mirëmbajtje të objektit/zyreve,
  • Mirëmban dosjen e aseteve të Kompanisë që dorëzohen tek punonjësit për nevoja të punes,
  • Kujdeset dhe organizon rregullimin dhe mirëmbajtjen e zyreve në raste të prishjeve të ndryshme,
  • Kujdeset për zvoglimin e shpenzimeve operative,
  • Kryen pagesat e ndryshme në emër të Kompanisë, si ato komunale dhe të tjera
  • Merr pjesë në takimet e rregullta javore të Kompanisë dhe raporton për fushëveprimtarinë e tij/saj,
  • Respekton në përpikmëri orarin e punes,
  • Të respektoj në mënyrë profesionale konfidencialitetin e kompanisë,
  • Kryen detyra shtesë sipas nevojes së Kompanisë, që janë të lidhura me poziten dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të Kompanisë,

Kriteret:

  • Baçelor diplomë në administratë apo fusha relevante të lidhura me detyrat dhe përgjegjësitë e cekura më lartë,
  • Njohuri bazike në financa
  • Njohuri dhe përvojë në punët logjstike
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme 2 vite,
  • Proaktiv, i përgjegjegjshëm dhe dinamik gjatë kryerjes së përgjegjësive
  • Të jet kreativ dhe bashkëpunues me koleget tjerë,
  • Energjik/e dhe pozitiv/e
  • Njohuri të punes me kompjuter dhe aftësi të larta në të shkruar dhe komunikim
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar të zgjatur nëse është e nevojshme
  • Aftësi për punen ekipore
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera është përparsi

Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv


  1. Specialist në shitje dhe marketing

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri për B2B Marketing
  • Planifikimi dhe zhvillimi i strategjive të shitjes
  • Shqyrton dhe bën prezantimin e ofertave dhe kërkesave
  • Negocion me klientët potencial dhe siguron ndërlidhjen në mes të klientëve dhe kompanisë
  • Përgjegjës për zhvillimin e shitjes së produkteve të prodhuara nga Kompania
  • Aktiv në rrjetet sociale dhe përfaqësues i Kompanisë në marrdhënje me publikun
  • Promovon në çdo kohë produktet e Kompanisë
  • Hulumtimi tregut dhe gjetja e klientëve të ri
  • Zhvillimi dhe menaxhimi i dixhital mediave sociale
  • Takon klientët, promovon dhe shet produktet e kompanisë
  • Përfaqëson denjësisht kompaninë tek klientët
  • Mban kontakte të vazhdueshme me kompaninë e jashtme për mirëmbajtjen e faqes zyrtare të Kompanisë
  • Të respektoj në mënyrë profesionale konfidencialitetin e kompanisë,
  • Kryen detyra shtesë sipas nevojes së Kompanisë, që janë të lidhura me poziten dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të Kompanisë,
  • Respektoj në përpikmëri orarin e punes

Kriteret:

  • Baçelor diplomë në marketing apo fusha relevante të lidhura me detyrat dhe përgjegjësitë e cekura më lartë,
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme 2 vite,
  • Proaktiv, i përgjegjegjshëm dhe dinamik gjatë kryerjes së përgjegjësive
  • Të ketë së paku dy vite përvojë punë në media ose të ngjashme
  • Të jet kreativ dhe bashkëpunues me koleget tjerë,
  • Energjik/e dhe pozitiv/e
  • Njohuri të punes me kompjuter dhe aftësi të larta në të shkruar dhe komunikim
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar të zgjatur nëse është e nevojshme
  • Aftësi për punen ekipore
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera është përparsi

Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv


  1. Asistent/e personale për zyren e Drejtorit Ekzekutiv (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrollon, mirëmban dhe përditëson në saktësi dhe me përgjegjësi agjenden e Drejtorit Ekzekutiv
  • Organizon, përcjell dhe përpilon agjenden e takimeve të Drejtorit Ekzekutiv,
  • Kontakton/ komunikon palët tjera dhe konfirmon takimet
  • Merr pjesë në takime të menaxhmentit të Kompanisë dhe takime me palë tjera dhe mirëmban procesverbalin e takimeve,
  • Mirëmban dosjen me procesverbale e të gjitha takimeve të Drejtorit Ekzekutiv
  • Dërgon me kohë agjenden e takimeve si dhe merr nënshkrimet në procesverbale nga pjesëmarrësit,
  • Kujdeset duke komunikuar me përgjegjësit tjerë në Kompani që gjithçka është në rregull me zyren e konferencave apo takimeve,
  • Menaxhon dhe organizon udhëtimet zyrtare të Drejtorit Ekzekutiv brenda dhe jashtë vendit,
  • Bashkpunon me koleget tjerë në Kompani
  • Respekton orarin e punes në përpikmëri dhe i/e gatshëm të punoj jashtë orarit të rregullt të punes sipas nevojave të Kompanisë,

Kriteret:

  • Baçelor diplomë në administratë apo fusha relevante të lidhura me detyrat dhe përgjegjësitë e cekura më lartë,
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme 2 vite,
  • Proaktiv/e, i/e përgjegjegjshëm dhe dinamik/e gjatë kryerjes së përgjegjësive
  • Të ketë së paku dy vite përvojë punë në pozita të ngjashme
  • Të jet kreativ dhe bashkëpunues me koleget tjerë,
  • Energjik/e dhe pozitiv/e
  • Njohuri të punes me kompjuter dhe aftësi të larta në të shkruar dhe komunikim
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar të zgjatur nëse është e nevojshme
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera është përparsi

Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv

Benefitet për të gjitha pozitat:

  • Pagë konkuruese
  • Paga e 13-të vjetore
  • Pagesa shtesë bazuar në Ligj
  • Pushim vjetor sipas Ligjit
  • Respektim maksimal i Ligjit dhe kontratë pune afatgjate
  • Trajnime profesionale dhe zhvillim në karrier
  • Ambient të këndshëm, profesional dhe me standarde të larta pune

Mënyra e aplikimit:

Dërgoni CV-në tuaj bashkë me letrën motivuese dhe dokumentet tjera në:

[email protected]

Sqarim:

Vetëm aplikantët që plotësojnë kriteret do të ftohen për intervistë. Afati i aplikimit deri me 05 mars 2023.