www.ofertapune.net Ftesë për Ofertë - Zhvillimi i Projektit Ideor për Platformën Digjitale dhe Zhvillimi Softuerik i Platformës | PunaIme

Ftesë për Ofertë – Zhvillimi i Projektit Ideor për Platformën Digjitale dhe Zhvillimi Softuerik i Platformës

Kompania

Unioni i Bizneseve Shqiptaro - Gjermane

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-01-2024

Data e perfundimit

10-04-2024

Kategoritë

Data e shpalljes: 25.01.2024

FTESË PËR OFERTIM

Emri i projektit: “Zhvillimi i projektit ideor për platformën digjitale dhe zhvillimi softuerik i platformës”

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UBSHGJ) fton operatorët ekonomikë që të aplikojnë në shpalljen: “Zhvillimi i projektit ideor për platformën digjitale dhe zhvillimi softuerik i platformës”. UBSHGJ është shoqatë e bizneseve që funksionon mbi parimin e anëtarësisë vjetore. Ndër qëllimet kryesore të Unionit janë nxitja e bashkëpunimit midis bizneseve anëtare të saj, lehtësimi i investimeve të anëtarëve tanë në vendet e origjinës dhe mbështetja e anëtarëve në Kosovë për eksportimin e produkteve të tyre në Gjermani.

Për t’i arritur këto synime, Unioni do të zhvillojë një platformë digjitale të avancuar, efikase dhe lehtësisht të qasshme.

Çështjet themelore që duhet t’i adresojë platforma:

  1. Zgjerimi i Unionit me anëtarë të rinj;
  2. Inkasimi i anëtarësisë;
  3. Komunikimi me/midis anëtarëve;
  4. Rritja e nivelit të bashkëpunimit – në cilësi dhe sasi;
  5. Nxitja e investimeve direkte në Kosovë;
  6. Katalogu i shërbimeve për anëtarët.

Kriteret për kualifikim:

  • dokumentacioni i aplikacionit të jetë i kompletuar
  • së paku dy referenca në zhvillim të sistemeve të integruara softuerike;
  • së paku tre programerë me kontrata të angazhimit apo kontrata pune;
  • së paku një analist softuerik me së paku 10 vite përvojë pune në fushën përkatëse;
  • t’i ketë pasqyrat e audituara financiare për tri vitet e fundit, që tregojnë likuiditet të mjaftueshëm.

Oferta duhet ta përmbajë analizën e projektit, metodologjinë dhe planin dinamik. Në koston totale duhet të përfshihet kostoja e analizës/zhvillimit të projektit ideor për platformë dhe kostoja zhvillimit softuerik të platformës. Përgatitja e ofertës dhe të gjitha shpenzimet e tjera gjatë përgatitjes së ofertës ndaj kësaj ftese për ofertim, NUK do të mbulohen nga Unioni dhe nuk paraqesin kurrfarë baze për kompensim.

Inkurajojmë të gjithë operatorët e kualifikuar sipas kritereve të mësipërme që të aplikojnë me ofertat e tyre. Dokumentacioni i kompletuar të dërgohet përmes adresës [email protected] deri më 12.02.2024 në ora 16:00. Ofertat e dërguara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.