Ftesë për Ofertë – Për Sigurim Shëndetësor dhe Aksidental
Data e publikimit
11-04-2024
Data e perfundimit
19-01-2025
Kategoritë
FTESË PËR OFERTË PËR SIGURIM SHËNDETËSOR DHE AKSIDENTAL
Institucioni Mikrofinanciar KosInvest i fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë ofertat e tyre për Sigurim Shëndetësor dhe Aksidental për punonjësit e KosInvest dhe vartësit e tyre.
Meqenëse Institucioni Mikrofinanciar KosInvest ka mbuluar punonjësit me Sigurim Shëndetësor që nga viti 2010, kërkojmë nga Kompanitë Ofertuese të ofertojnë me pakot më të avansuara.
Afati i dorëzimit të ofertave është deri të Premtën, 26 Prill 2024, në ora 15:00.
Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për Sigurim Shëndetësor”, në Zyrën Qëndrore të IMF KosInvest, në adresë: Rr. Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, 10000 Prishtinë.
IMF KosInvest ka të drejtë të anulojë ofertën dhe/ose të ndryshoj karakteristikat e ofertës dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.
Cdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në: [email protected] ose në numrin e tel: 038 240 664.