www.ofertapune.net Ftesë për Ofertë - Furnizimi dhe Montimi i Paneleve Solare në Shkollën e Mesme të Lartë “Kujtim Krasniqi” Malishevë | PunaIme

Ftesë për Ofertë – Furnizimi dhe Montimi i Paneleve Solare në Shkollën e Mesme të Lartë “Kujtim Krasniqi” Malishevë

Kompania

Caritas of Switzerland in Kosovo - ALB

Lokacioni

Malishevë

Data e publikimit

19-01-2024

Data e perfundimit

15-06-2024

Kategoritë

Oferta që përputhet me të gjitha specifikimet, kërkesat dhe ofron çmimin më të ulët, si dhe të gjitha kriteret e tjera të vlerësimit të treguara do të përzgjedhet. Çdo ofertë që nuk plotëson kërkesat do të refuzohet.

CaCH nuk është e detyruar të pranojë asnjë ofertë, të japë një kontratë/Urdhër blerje, as të jetë përgjegjëse për ndonjë kosto që lidhet me përgatitjen dhe dorëzimin e një oferte nga një Furnizues/Ofrues i Shërbimeve, pavarësisht nga rezultati i përzgjedhjes.

CaCH inkurajon çdo furnizues/ofrues shërbimi të mundshëm që të shmangë dhe parandalojë konfliktet e interesit, duke i zbuluar CaCH nëse ju, ose ndonjë prej filialeve ose personelit tuaj, keni qenë të përfshirë në përgatitjen e kërkesave, dizajnit, specifikimeve, vlerësimeve të kostos dhe informacioneve të tjera të përdorura në këtë ftesë për ofertë.

CaCH zbaton zero tolerancë ndaj mashtrimit dhe praktikave të tjera të ndaluara dhe angazhohet për identifikimin dhe adresimin e të gjitha akteve dhe praktikave të tilla kundër CaCH, si dhe palëve të treta të përfshira në aktivitetet e CaCH. CaCH pret që furnizuesit e saj t’i përmbahen Kodit të Sjelljes.

Shtojca:

  1. Kodi i Mirësjelljes: https://shorturl.at/gnHJO
  2. Termat dhe kushtet e përgjithshme: https://shorturl.at/DHI26
  3. Kriteret e përjashtimit: https://shorturl.at/JWX09