Ftesë për Ofertë – Furnizim me Veturë
Data e publikimit
18-10-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Kategoritë
FTESË PËR OFERTË
Institucioni Mikrofinanciar KosInvest i fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë ofertën e tyre për furnizim me veturë për ti plotësuar kërkesat e IMF KosInvest
NUMRI I VETURAVE: DY
Karakteristikat e veturës duhen të jene këto:
- Vëllimi i motorit në CCM – minimumi 1200-1600 cc;
- Lloji Karburantit;
- Të jenë të përdorura (70000-170000 km);
- Numri i dyerve 4+1;
- Të jënë të paisura me klimatizues ajri;
- Air bag minimalisht për vozitësin dhe pasagjerin;
- Timoni Servo;
- Ndërruesi manual me 5 ose 6 shpejtësi;
- ABS;
- ESP;
- Opcionale te jete ngjyra e bardhe;
- Të mos jetë më e vjetër se 10 vite;
- Të jetë në gjendje të rregullt mekanike dhe e ruajtur.
Ofertat duhen të dorëzohen në zyrën qëndrore të IMF KosInvest në Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03 Prishtinë.
Ofertat duhen të jenë të mbyllura në zarfë dhe e shënuar qartë lidhur me subjektin (qëllimin) e lartëpërmendur, gjithashtu duhet të jenë të bashkangjitura edhe dokumentet përcjellëse ligjore (Certifikata e NUI).
Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga personi i autorizuar i kompanisë si dhe të jetë e cekur data e ofertës.
Në cmim duhet të jetë minimalisht e përfshirë Dogana, Homologimi si dhe TVSH-ja
Ofertuesi duhet të paraqes vlefshmërinë/garancionin e veturave me apo pa kufizim në KM të kaluara, garancionin në ngjyrë, garancionin në karoseri kundër korozionit si dhe duhet ta paraqes saktë kohën e liferimit të veturave.
Afati i fundit i dorëzimit të ofertave në IMF KosInvest është më 28 Tetor 2024 deri në ora 15:00
IMF KosInvest ka të drejtë të anulojë ofertën dhe/ose të ndryshoj karakteristikat e ofertës dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.
Cdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në: [email protected] ose në numrin e tel: 038 240 664.