www.ofertapune.net Ftesë për Ofertë - Furnizim me Kompjuter Profesional për Montazhë | PunaIme

Ftesë për Ofertë – Furnizim me Kompjuter Profesional për Montazhë

Kompania

SOS Fshatrat e Fëmijëve

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-03-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Kategoritë

Të tjera

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është i interesuar për furnizim me Pajisje Teknologjike në kuadër të projektit nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, të titulluar “Art e Zanat“

Me këtë rast ftojmë të gjithë ofertuesit e kualifikuar që të ofertojnë për furnizim me pajisjet:

1 Copë – Kompjuter profesional për montazhe së bashku me programe përcjellëse për montazhe dhe dizajn grafik

sipas specifikacionit në vijim:

  • Sindroma Refine (Core I511400 -16GB RAM RGB -500GB SSD -RTX 2060 6GB) +LCD

Monitor 24‘‘1920X1080 HDMI +Genius WIFI Keybord + Mause Wifi

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro pa tvsh
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo në letër me logo zyrtare

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (30 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:

  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
  2. Pas plotësimit të specifikacionit; Çmimi më i lirë

Ofertuesit e interesuar mund t’i dërgojnë dokumentet dhe ofertën deri me datën: 30.03.2022 në email adresë: [email protected]