www.ofertapune.net Ftesë për Ofertë - Furnizim me Goma të Verës | PunaIme

Ftesë për Ofertë – Furnizim me Goma të Verës

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-03-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Kategoritë

FTESË PËR OFERTË

Institucioni Mikrofinanciar KosInvest i fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë ofertën e tyre për furnizim me Goma të Verës për ti plotësuar kërkesat e IMF KosInvest.

Llojet e gomave janë si më poshtë:                             

185/60/R15   Sasia (12 goma) 

225/65/ R17   Sasia (4 goma) 

175 / 65/R14  Sasia (32 goma) 

205/55/R16  Sasia (4 goma) 

185/65/R15 Sasia (4 goma)

Në çmim duhet të jetë e përfshirë TVSH-ja, të ceket marka e gomave dhe viti i prodhimit të gomave

Ofertat duhen të dorëzohen në zyrën qëndrore të IMF KosInvest në adresen Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03 Prishtinë.

Ofertat duhen të jenë të mbyllura në zarfë dhe e shënuar qartë lidhur me subjektin (qëllimin) e lartëpërmendur, gjithashtu duhet të jenë të bashkangjitura edhe dokumentet përcjellëse ligjore (Certifikata e NUI). 

Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga personi i autorizuar i kompanisë si dhe të jetë e cekur data e ofertës.

Afati i fundit i dorëzimit të ofertave në IMF KosInvest është më 02 Prill 2024 deri në ora 15:00

IMF KosInvest ka të drejtë të anulojë ofertën dhe/ose të ndryshoj karakteristikat e ofertës dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre. 

Cdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në: [email protected] ose në numrat e tel: 038 240 664.