www.ofertapune.net FTESË PËR OFERTË “Auditimi i Pasqyrave Financiare per vitin 2025” | PunaIme

FTESË PËR OFERTË “Auditimi i Pasqyrave Financiare per vitin 2025”

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-04-2025

Data e perfundimit

16-05-2025

Kategoritë

FTESË PËR OFERTË

Institucioni Mikrofinanciar KosInvest, fton të gjitha Kompanitë e interesuara që të ofertojnë për Tenderin në vijim:

“Auditimi i Pasqyrave Financiare per vitin 2025”

KosInvest, Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-093, kërkon kontraktues profesional për të kryer shërbime të auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2025.

Auditimi i pasqyrave duhet të bëhet sipas SNRF (IFRS) dhe Rregullave të BQK-së, për vitin financiar që përfundon më 31 Dhjetor 2025. Raportet duhet të përgatiten në gjuhën Shqipe dhe Angleze.

Ofertat financiare duhet te jenë te specifikuara në bazë të shërbimeve të ofruara, duke specifikuar edhe afatet për pagesë në bazë të fazave të punës. 

Kërkesat tjera për ofertat financiare:

  • Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në;
  • Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, atëherë do të konsiderohet se çmimet përfshijnë TVSH-në.
  • Adresa e plotë dhe detajet kontaktuese të ofertuesit.
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku deri me 30 Qershor 2025.
  • Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Regjistrimit të Biznesit, Certifikata e Regjistrimit si pagues i TVSH-së, dhe kopja e një dokumenti identifikues të pronarit të ndërmarrjes.
  • Auditori i jashtëm duhet të ketë së paku 3 (tre) vjet eksperiencë në fushën e auditimit të pasqyrave financiare të bankave apo institucioneve të tjera financiare.
  • Ofertës duhet t’i bashkëngjitet organogrami organizativ i ndërmarrjes – luteni që gjithashtu të ofroni një biografi të shkurtër të ekspertëve apo punonjësve të kualifikuar dhe me përvojë për kryerjen e shërbimeve te kërkuara;
  • Ofertës gjithashtu duhet t’i bashkëngjiten tri referenca të lëshuara nga institucione me reputacion të lartë, që konfirmojnë se ofertuesit kanë ofruar shërbime të ngjashme apo kanë kryer në mënyrë të kënaqshme punë të ngjashme me ato të kërkuara me këtë dokument (jo më të vjetra se tri vite).
  • Ofertës duhet ti bashkangjitet licenca per të kryer shërbime auditimi ne Republikën e Kosovës.

Subjektet konkurruese do të njoftohen me rezultatet pasi të miratohet vendimi për zgjedhjen e fituesit. 

Ofertat, të siguruara në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Auditimi i pasqyrave Financiare të IMF KosInvest”, duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qëndrore të IMF KosInvest, në adresen:  Rr. Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, 10000 Prishtinë.

KosInvest rezervon të drejtën për të anuluar ose ndryshuar këtë tender në çdo kohë.

Të interesuarit mund të marrim informacione shtesë në [email protected] 

Afati i dorëzimit të ofertave është deri 16 Maj 2025, ora 15:00.