www.ofertapune.net Ftesë për Ofertë - Auditim i Pasqyrave Financiare për vitin 2024 | PunaIme

Ftesë për Ofertë – Auditim i Pasqyrave Financiare për vitin 2024

Kompania

Capital

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-06-2024

Data e perfundimit

12-07-2024

FTESË PËR OFERTË

NË AUDITIMIN E PASYQRAVE FINANCIARE PËR VITIN 2024 

NË IFJB “CAPITAL” SH.P.K 

Institucioni Financiar Jobankar Capital Sh.P.K, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosoves për ushtrimin e veprimtarisë financiare si:

  • Transferimi dhe pranimi i parave ose të shërbimeve të pagesave, për pagesat që kryhen brenda vendit dhe transferimi dhe pranimi i parave ose të shërbimeve të pagesave, për pagesat që kryhen jashtë vendit,
  • Këmbimi Valutor dhe
  • Emetimi i parasë elektronike

Në pajtim me detyrimet e përcaktuara me Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, fton auditorët e licencuar të paraqesin oferta për auditimin e pasqyrave financiare të IFJB Capital për vitin 2024.

Auditimi kërkohet të bëhet sipas Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Rregullores të BQK-së për Auditimin e jashtëm për IFJB dhe SNRF dhe do të përfshijë:

  • Pasqyrat financiare që nënkupton pasqyrën e pozicionit financiar,
  • Pasqyra e të ardhurave gjithëpërfshirëse, 
  • Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet,
  • Pasqyra e rrjedhjes së parasë, shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare dhe 
  • Të gjitha kërkesat lidhur me ligjet dhe rregulloret e lartëcekura.

Ofertuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin si në vijim:

  • Dokumentet e regjistrimit të biznesit respektivisht kompanisë audituese në ARBK,
  • Licenca për kryerjen e veprimtarisë së auditimit në Republikën e Kosovës,
  • Kompania audituese ligjore duhet të jetë në listën e KKRF-së,
  • Letrën e propozimit/angazhimit,
  • Listën dhe CV-të e auditorëve/stafit që do të bëjnë auditimin e jashtëm në IFJB Capital,
  • Vendimin për menaxherin e projektit (menaxheri duhet të jetë së paku kontabilist i çertifikuar dhe të ketë së paku tre vite përvojë pune si kontabilist i çertifikuar),
  • Dëshmi për eksperiencën e auditimit në Banka dhe Institucione të tjera Financiare së paku tre vjeçare apo stafi i cili kryen auditimin të ketë një eksperiencë të tillë.
  • Vendimin e KKRF-se per vazhdimin e licences.
  • Referencat e deritanishme, dëshmi për zhvillim të aktiviteteve si Auditor i Jashtëm në Banka dhe Institucione Financiare .
  • Afati i fundit për përfundimin e aktiviteteve të auditimit: 31.03.2025,
  • Afati i fundit për pranimin e raportit final: 10.04.2025.

Letra e propozimit duhet të përmbajë:

  • Listën e dokumenteve të dorëzuara në zyrën Qendrore,
  • Programin e Auditimit,
  • Afatin kohor të propozuar,
  • Kërkesa fillestare,
  • Tarifa,
  • Oferta duhet të dorëzohet në valutën euro, përfshirë TVSH-në.

Palët e interesuara për informata mund të drejtohen në Zyrën Qendrore fizikisht ose përmes e-mailit në adresën zyrtare [email protected] deri me datën 19/06/2024 (dy ditë para mbylljes së afatit konkurues).

Oferta duhet të sjellet ekskluzivisht në Zyrën Qendrore, Kati i II-të në pliko të mbyllur, të shënuar si: “OFERTË PËR AUDITIM TË JASHTËM”, në adresën Rruga:”Perandori Dioklecian”, Nr.72 në Prishtinë, 10000, (Te Qafa). 

Informatë shtesë për dorëzim të aplikacionit ofertues:

Dokumentacioni i ofertës duhet të jetë i ndarë si vjon:

  • Në plikon e parë do të përfshihet dokumentacioni i specifikuar në kërkesë për ofertë;
  • Pliko e dytë të përmbajë vetëm ofertën financiare;
  • Të dy plikot do të dorëzohen në një pliko të vetme të mbyllur.

Dorëzimi i plikos do të pranohet vetëm me datë 21/06/2024 nga ora 09:00 AM deri në ora 13:00 PM.

Në prani të Komisionit për hapjen e ofertave do të hapet oferta e pergjitheshme (Pliko 1), ndërsa oferta financiare (Pliko 2) do të hapet më vonë vetëm nga Komisioni për vlërsim të ofertave. 

Hapja e dosjeve të përgjithëshme të ofertuesve do të jetë publike dhe do të bëhet ditën e njejtë nga Komisioni për hapjen e ofertave në momentin e dorëzimit të ofertës.

Pas pranimit të dokumentacionit dhe verifikimit se ka mungesa ne dokumentacion, nuk do të pranohet plotësimi me dokumente të munguara dhe automatikisht do të eliminohet nga faza e përzgjedhjes për shqyrtim të ofertës.

Ofertat që kalojnë në fazën e shqyrtimit për përzgjedhje do të shqyrtohen dhe do të vlërsohen në të njejtën ditë nga Komisioni për vlerësimin e ofertave me ç’rast do të përzgjedhet oferta më e përshtatshme.

Fituesi i tenderit do të njoftohet ditën e nesërme për përzgjedhje dhe hapat e mëtutjeshem, poashtu edhe ofertuesit të cilët nuk janë përzgjedhur do të njoftohen me kohë për një gjë të tillë.

Ofertat e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, aplikacionet e mangëta refuzohen.