www.ofertapune.net Ftesë për Aplikim - Studio Infermierinë në Gjermani (Ausbildung) | PunaIme

Ftesë për Aplikim – Studio Infermierinë në Gjermani (Ausbildung)

Kompania

Appk

Lokacioni

Jashtë Vendit

Data e publikimit

13-05-2024

Data e perfundimit

07-06-2024

PLANIFIKONI TË STUDIONI INFERMIERINË NË GJERMANI?

APPK ME PARTNERËT E SAJ JU MUNDËSON TË STUDIONI INFERMIERINË NË GJERMANI, PËRMES PROGRAMIT AUSBILDUNG, ME FINANCIM TË TËRËSISHËM NGA SHTETI GJERMAN.

OFROHEN 120 VENDE PËR STUDIME

APPK në bashkëpunim me Partnerët tonë më të mëdhenj të kësaj fushe në Gjermani:

  • DIAKONIE– Një prej ndërmarrjeve më të mëdha Sociale në Gjermani,  Regjioni Baden- Württemberg, për më tepër mund të vizitoni: www.diakonie-wuerttemberg.de 
  • ADLER MANAGEMENT– Në porosi nga Ministria e Shëndetësisë, Regjioni Berlin- Brandenburg, për me tepër mund të vizitoni (është edhe në shqip): www.ausbildung-in-brandenburg.info

         ua mundëson Programin e studimeve trevjeçare në Gjermani në fushën e Infermierisë, me një vit                   parapërgatitor në Kosovë.

Nëse ju:

  • Keni të përfunduar, apo jeni në përfundim të një shkollimi të mesëm (Mjekësi, Gjimnaz, apo ndonjë Drejtimi tjetër – me afinitet për fushën e Infermierisë  ….)
  • Dëshironi të studioni Infermierinë në Gjermani dhe të bëheni Infermierë i Licencuar me njohje Ndërkombëtare.

Ju ofrojmë:

  • Sigurimin e një vendi për studim trevjeçar, me kontratë ligjërisht të aprovuar nga Institucione shtetërore në Gjermani.
  • Shkollim – Studim në Shkollat me prestigjioze të Gjermanisë.
  • Aftësim Profesional në institucione të mirënjohura shëndetësore.
  • Përgjatë studimeve, një pagë 1,200-1,400€/në Muaj.
  • Pas tri vitesh, Licencim si “Infermier i Licencuar”, mundësi punësimi, me pagë rreth 3,800€/në Muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që juve ju përshtatët, pa asnjë obligim ndaj Programit.
  • Të gjitha shërbimet e mësipërme, pa asnjë kosto ndaj Programit nga ana e Kandidatit.
  • Një vit para përgatitor në Kosovë, në aspektin e mësimit të gjuhës gjermane – Niveli A1-B2, me 75% të kostos së financuar nga Programi.

E kemi zgjuar kureshtjen tuaj, atëherë aplikoni përmes linkut: https://forms.gle/mJA3Jsmbj8HEtxzm9   (keni parasysh që aplikimin mund ta bëni vetëm me një e-mail në gmail)

Afati i aplikimit është i hapur deri me datën 07.06.2024, ora 16:00. 

Për çfarëdo informata apo pyetje shtesë, na shkruani në [email protected], apo na telefononi në: +383 44 507 628. 

E mirëpresim aplikimin tuaj,

APPK, Prishtinë