www.ofertapune.net Ftesë për Aplikim - Studio Infermierinë në Gjermani (Ausbildung) | PunaIme

Ftesë për Aplikim – Studio Infermierinë në Gjermani (Ausbildung)

Kompania

Appk

Lokacioni

Jashtë Vendit

Data e publikimit

08-05-2025

Data e perfundimit

07-06-2025

Kategoritë


DËSHIRON TË STUDIOSH INFERMIERINË NË GJERMANI? 

APPK, në partneritet me: 

të mundëson të studiosh Infermierinë e përgjithshme në Gjermani – Programi i studimeve trevjeçare – Forma AUSBILDUNG, program i financuar në tërësi nga Shteti Gjerman si dhe me rreth 6-12 muaj  parapërgatitje në Kosovë, atëherë: 

Nëse: 

  • Ke të përfunduar, apo je në përfundim të një shkollimi të mesëm (Mjekësi, Gjimnaz, apo ndonjë  Drejtimi tjetër – me afinitet dhe motiv për fushën e Infermierisë); 
  • Dëshiron të studiosh Infermierinë në Gjermani-Forma Ausbildung; 
  • Synon të bëhesh përfitues i njërit prej 70 vendeve studimi për këtë vit, sikurse edhe rreth 700  Kosovarë të tjerë që nga viti 2014; 
  • Të pëlqen profesioni i Infermierisë së përgjithshme dhe ëndërron të bëhesh Specialistë i Infermierisë apo Infermierë i përgjithshëm i Licencuar me njohje Ndërkombëtare. 

Të ofrohet: 

  • Garantim i një vendi për studim trevjeçar, me kontratë ligjërisht të aprovuar nga institucionet  shtetërore në Gjermani. 
  • Shkollim/Studim në Shkollat e akredituara në Gjermani. 
  • Aftësim Profesional në institucione relevante shëndetësore. 
  • Përgjatë studimeve, një pagë prej 1,200 – 1,400€/muaj. 
  • Pas tri vitesh, Licencim si Infermierë i përgjithshëm, mundësi të garantuar punësimi, me pagë rreth  3,800€/ muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që të përshtatet, pa asnjë detyrim ndaj Programit.


6 deri 12 muaj parapërgatitje në Kosovë, duke përfshirë:  

  • Mësimin/përforcimin e gjuhës gjermane – Niveli A1 deri B2, në APPK si një institucion i  Akredituar, me financim nga Programi deri në 85 % nga kostoja e përgjithshme.
  • Certifikimin e njohurive B1 dhe B2, me kosto të mbuluara nga Programi, si dhe
  • Njohjen e kualifikimit, lejen e punës, procedurat e vizës, organizimin e udhëtimit të gjitha këto  pa pagesë. 

Afati i aplikimit është i hapur prej 23.04.2025 deri më 07.06.2025, ora 16:00.  

Para se të aplikoni, nëse eventualisht ju duhen edhe më tepër informacione apo këshillime shtesë, ju  ofrohet mundësi këshillimi, për çdo ditë pune nga 10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 16:00. 

P.S: Për Infermierët të cilët e kanë të përfunduar nivelin Bachelor dhe dëshirojnë të vazhdojnë njohjen e  kualifikimit dhe punësimin në Gjermani, mund të aplikojnë përmes linkut të njëjtë për Ausbildung, apo  edhe të vini në APPK dhe të informoheni/këshilloheni në formë individuale. 

Nëse jeni të gatshëm të aplikoni, atëherë aplikimin mund ta bëni përmes linkut (duhet të posedosh  email në gmail): https://forms.gle/xQFWsaN2zM2FE9z46 

Për çfarëdo informacioni apo pyetje shtesë, na kontaktoni në e-mail: [email protected], tel: +383 44 507 628 (dhe në Viber). 

E mirëpresim aplikimin tuaj, 

APPK, Prishtinë