Ftesë për Ankand Publik – Dhënia e Hapësirave/Zyrave me Qera
Data e publikimit
04-06-2024
Data e perfundimit
11-02-2025
Kategoritë
FTESË PER ANKAND PUBLIK – RISHPALLJE
(Dhënia e hapësirave/zyrave me qera)
KRU “Drini i Bardhë” SH.A – Pejë, Rruga: Mbretëresha Teute Nr.85- njofton të gjithë të interesuarit se ofron hapësirat për qiradhënie përmes procedures se ankandit publik, si ne vijim:
Shënim: Në çmim është e llogaritur edhe TVSH.
Kriter i dhënjes se kontratës është çmimi më i lartë i ofruar .Në rast që ekziston vetem një ofertë lidhur me njesinë afariste të caktuar, Menaxhmenti ka te drejtë të bëjë negociata me palën e interesuar lidhur me çmimin final të hapesires afariste të lartë cekur.
Preferencat e dëshirueshme për lëshimin e hapësirave me qera gjatë procesit të ankandit:
- Për njësin nr 1, zyre preferohet hapësira zyre apo ndonjë veprimtari tjeter ( negociohet me menaxhmentin per kushtet e tjera te kontrates ) e lejuar qe nuk bije ndesh më veprimtarin e KRU “Drini i Bardhë” SH.A – Pejë.
- Te drejtë pjesemarrje kanë personat juridik.Si deshmi ofrojne çertifikaten e regjistrimit të biznesit dhe vertetimin tatimor nga ATK.
- Afati dhënies me qira ështe 3 vjecar për zyra, ndersa nese nderrohet veprimtaria, afati i qiras mbetet 5vite, me mundesi vazhdimi.
- Të interesuarit mund ti shikojnë hapësirat / lokalet çdo ditë nga ora 08:00 deri ne ora 16:00.
- Afati për dorzimin e ofertave është nga data: 04.06.2024 deri më datë 18.06.22024 në ora 14:00, ndërsa hapja e ofertave bëhet në ora 15:00 të dates: 17/06/2024, në lokalet e NP – KRU”Drini i Bardhë” Sh.A Pejë rruga Mbretëresha Teutë Nr 85.
- Ofertat dorëzohen në zarfe te mbyllura në zyren e arkivit të Ndërmarrjes, ish zyret e AKP-së.
- Të drejtë pjesëmarrje ne hapjen e ofertave kanë të gjithë ofertuesit.
- Operatori Ekonomik fitues ne afatin prej 5 ditësh pas mbylljes se procedures së ankandit duhet të nënshkruajnë kontraten mbi qiranë dhe të bejne pagesen e fatures se parë.
- Në vazhdim mund te gjeni planin e katit perdhesë të detajizura të objektit në fjalë.
Per informata tjera apo më të hollesishme mund te kontaktoni ne Nr: +383 49 377-280 dhe email adresen: [email protected]. dhe [email protected]