www.ofertapune.net Ftesë për Ankand Publik | PunaIme

Ftesë për Ankand Publik

Kompania

KRU "Drini i Bardhë" SH.A

Lokacioni

Burim

Data e publikimit

16-12-2024

Data e perfundimit

26-12-2024

Kategoritë

FTESË PËR ANKAND PUBLIK

Për shitjen e pajisjeve për nxemje dhe pajisjeve tjera me defekte teknike përmes procedures së Ankandit Publik

NP Kompania Rajonale e Ujitjes “Drini i Bardhë” Sh. A me seli në Pejë njofton të gjithë të interesuarit, personat fizik dhe juridik, se ofron për shitje pajisjet për nxemje dhe pajisjet tjera me defekte teknike përmes procedurës së Ankandit Publik, si në vijim:

Te interesuarit mund ti shikojnë pajisjet e ofruara në Ankand Publik nga data 16.12.2024 deri me daten 26.12.2024, prej ores 08:30-15:30, në Njesinë Punuese të KRU  “Drini i Bardhë” ne Gurrakoc, Rruga: “Besim Kabashi”               
p.n.
Te drejte pjesemarrjeje ne Ankand Publik kane personat fizik dhe juridik. Personat juridik te cilet marrin pjese ne ankand duhet te dorezojne kopjen e çertifikates se biznesit me informatat per biznes, ndersa personat fizik duhet te dorezojne kopjen valide te leternjoftimit.

Pajisjet qe shiten në Ankand shiten në gjendjen faktike dhe nuk pranohet reklamacioni.

Ofertuesi me çmimin me te larte te ofruar do te shpallet fitues gjate procesit te hapjes se ofertave. Pala fituese mund ti terheqe pajisjet pas prezantimit te deshmise te Zyra e financave mbi kryerjen e pageses ne llogarine e Kompanise.

Te interesuarit qe marrin pjese ne Ankand publik te KRU “Drini i Bardhë” Sh. A me seli në Pejë, duhet te paguajne 10 % vleres se çmimit fillestar te pajisjeve para se te filloj shitja, me te drejte kthimi te kaucionit pas ankandit ofertuesve te pasuksesshem.

Ofertat ne formen e shkruar duhet te dorezohen deri me daten 27 Dhjetor 2024, në ora 12:00.

Me daten 27 Dhjetor 2024, ne ora 13,00 do te hapen ofertat dhe do te bëhet shitja e pajisjeve të shpallura përmes ankandit publik.

Te gjitha paqartesite dhe pyetjet mund te i parashtroni ne numrat e telefonit: 044 222 471 dhe 045 264 406, apo me shkrim permes e-mail adreses; [email protected];