Financier / Përgjegjës Stoku
Data e publikimit
17-07-2024
Data e perfundimit
28-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për poziten:
Financier dhe Pergjegjës Stoku
Lokacioni: Mazgit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i faturave të blerjes dhe shitjes.;
- Faturimi i sherbimeve;
- Pergaditja e raporteve te rregullta financiare;
- Planifikon, organizon, kryen inventarizimin e mallit në përiudha periodike;
- Kontrollon gjendjen fizike të mallit;
- Merret me porosite dhe shkarkimin emallit nga sistemi.;
- Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet;
- I certifikuar si Teknik/e Kontabiliteti në Institutet (KAF – SCAAK) dhe nivele tjera janë përparësi;
- Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante;
- Përvojë paraprake në fushën e financave;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
- Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
- Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të aplikacioneve të mëposhtme softuerike të pakos MS Office, Pro-Data (programe kontabiliteti) dhe programe tjera do të ishte përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Transport të siguruar nga kompania;
- Shujta ditore;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
- Afati për aplikim deri me datë: 16.08.2024
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen