www.ofertapune.net Financier/e-Kontabilist/e, Menaxher i shitjes, Punëtor në Depo | PunaIme

Financier/e-Kontabilist/e, Menaxher i shitjes, Punëtor në Depo

Kompania

Interstone

Lokacioni

Lipjan

Data e publikimit

28-03-2022

Data e perfundimit

24-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Financa

INTER STONE L.L.C.

Phone Number

049 491 333

Company Place

Lipjan

Job Places

Lipjan

Konkurs për:

  1. FINANCIER-KONTABILIST
  2. MENAXHER I SHITJES PËR EKSPORT NË SERBI
  3. PUNTOR NE DEPO

Inter Stone L.L.C. me seli në Suhadoll-Lipjan ështe një kompani importuese, eksporuese dhe e shitjes me shumicë të Granitit dhe Mermerit në tregun e Ballkanit. Ne kërkojme një punëtor për shitje – eksport, një punëtor për kontabilitet – asistent dhe një punëtor për shitje – depo. Përparësi kanë banorët e rrethinës së Prishtinës dhe Lipjanit dhe njohesit e gjuhës Turke.


FINANCIER-KONTABILIST

Përgjegjësitë:

– Regjistron transaksionet ditore në sistemin e kontabilitetit;

– Regjistrimet në kontabilitet, respektivisht faturat shitëse, blerëse, shpenzime, etj;

– Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në kontabilitet;

– Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime, borxhe etj;

– Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;

– Ndihmon në përpunimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të brendshme per klientet specifik;

– Pranimin dhe dorezimin e porosive nga klientet;

– Përgaditjen e pasqyrave financiare vjetore, analizën e tyre;

– Raporte të klintëve, analitikë e klientëve, raporte dhe analitikë për produkte;

– Punë të kontabilitetit

– Menaxhimin e pagesave më arkë;

– Prezentimi i biznesit nëse kërkohët nga kompania;

– Punë administrative;

– Punë të tjera në lëminë Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.

– Barazimet fizike ,materiale dhe finaciare te depove,bleresit,furnitoret,tjerat barazime sipas kerkeses          

Kushtet:

  • Mashkull,
  • 25-40 vjeç
  • Përvojë pune në fushën e financave
  • Certifikata e SCAAK konsiderohet përparsi
  • Të jetë kontabilist
  • Arsimi ekonomik;
  • Njohja e programit të kontabilitetit PRO-DATA.
  • Të jetë i gatshëm të fillojë punën menjëherë.
  • Njohja e gjuhës Turke obligative.

  MENAXHER I SHITJES PËR EKSPORT NË SERBI

Përgjegjësitë:

  •  Shitja dhe eksportimi i Granitit dhe Mermerit.
  •  Kujdesi ndaj klientëve.
  • Inkasimi I faturave.
  •  Prezantimi I materialeve.
  •  Pranimi I porosive nga klientët.
  •  Pëgatitja e dokumentacionit të shitjes për eksport.
  •  Vizitat në teren jashtë Kosovës.
  •  Punë të tjera sipas nevojës.

Kushtet:

  • Mashkull,
  • 25-45 vjeç
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë jashtë Kosovës nëpër shtetet fqinje.
  • Të jetë i gatshëm të fillojë punën menjëherë.
  • Te ket patent shofer – kategoria B
  • Të flas gjuhen Serbe rrjedhshëm
  • Njohja e gjuhës Turke e obliguar.

PUNËTOR NË DEPO

Përgjegjësitë: 

  • Ngarkim Shkarkimi I Mallit me Piruner, Kran dhe Fizikisht kur është e nevojshme.
  • Përdorimi i Pirunerit (Forkliftit)
  • Mirëmbajtja e Depos.
  • Pastrimi I mallit dhe depos.
  • Punë të tjera sipas nevojës.

Kushtet:

  • Mashkull,
  • 18-40 vjeç
  • Fizikisht i shëndetshëm
  • Përvoja e punës në përdorimin e Pirunerit përparësi por jo obligative.
  • Të jetë i gatshëm të fillojë punën menjëherë

Të interesuarit mund të aplikojnë për punë duke shënuar në SUBJEKT pozitën pë të cilen aplikoni dhe duke dërguar CV-në në emailin  [email protected] , Për më shumë informata mund të klikoni në linkun: http://www.interstone.co/al/kontakti/interstone-prishtina ose  në numrin 049 491 333 çdo ditë pune nga ora 8:00 deri ne orën 17:00

Faleminderit!