www.ofertapune.net Financier/e Junior/e (Medium) | PunaIme

Financier/e Junior/e (Medium)

Kompania

Rossmann

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-06-2024

Data e perfundimit

24-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Përshkrimi i punës: Financier i/e Junior / Medium

Pranohen CV nga Jashte dhe nga brenda kompanise

Përshkrimi i Përmbledhur i Punës

Rossmann Kosove është duke kërkuar një kanditat të spikatur për departamentin e Financës në pozicionin e Financierit/es.

Kompania jonë është në kërkim të një Financieri/e shumë analitik dhe të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Detyrat tuaja do të përfshijnë te punuarit sipas udhezimeve te Menaxheres se Kontabilitetit dhe punes ne grup me Stafin e Finances ,kryerjen dhe monitorimin e transaksioneve , pranimin , verifikimin dhe kontabilizimin e faturave kryesisht te shitjeve ,komunikime me stafin e dyqaneve dhe bankave lidhur me diferenca te mundshme.

Për të pasur sukses në këtë rol, duhet të demonstroni aftesi per te mësuar për procedurat dhe sistemet financiare. Krahas të qënurit një komunikues i/e shkëlqyer, kandidati jonë ideal duhet të ketë aftësi analitike dhe te zgjidhë në afatin e caktuar problematikat e ndryshme që mund te ndeshë.

PËRGJEGJËSITË:

  • Shqyrton , përpunon dhe ploteson kryesisht faturat shitjes .
  • Mban faturat dhe regjistron të gjitha transaksionet ditore;
  • Siguron që transaksionet dhe cdo aktivitet tjetër financiar i ndodhur gjatë ditës të regjistrohet dhe te informoje ne kohe per raste specifike.
  • Barazon transaksionet ditore, mujore dhe vjetore;
  • Zgjidh mosmarrëveshjet financiare per diferencat
  • Kontribuon në auditimet financiare per sa I takon proceseve qe mbulon
  • Regjistron te gjitha pagesat bankare dhe monitoron diferencat qe mund te lindin.
  • Përgatit dokumentacionin e kerkuar per Raportim tek Menaxherja e Kontabilitetit -sipas kerkeses direkte ne funksion te Raportimeve te Kompanise.
  • Ndihmon në sqarimet perkatese dyqanet lidhur me ceshtjet e transaksioneve financiare.

NJOHURITË DHE AFTËSITË:

  • Të jetë profesional;
  • Të këtë aftësi për të mësuar dhe respektuar normat, rregullat dhe traditat e kompanise;
  • Të këtë aftësi për të identifikuar çështjet, për të formuluar opinione, për të nxjerrë përfundime dhe të japë rekomandime;
  • Të këtë aftësi për të punuar nën presion;
  • Të jetë efikas në përmbushjen e angazhimeve, respektimin e afateve;  të tregoje këmbëngulje kur përballet me probleme të vështira ose sfida; mbetet i qetë në situata stresuese.
  • Të jetë i gatshëm për të përballuar orare të zgjatura pune .
  • Të ketë aftësi të dëgjoj të tjerët, të interpretojë saktë mesazhet nga të tjerët dhe të përgjigjet në mënyrën e duhur;
  •  Bën pyetje për t’u sqaruar dhe shfaq interes për të patur një komunikim të dyanshëm
  • Të jetë i hapur në shkëmbimin e informacionit dhe të ndaj informacionin me të tjerët kur kërkohet.
  • Të zotëroj gjuhën Angleze (e preferuar);

Planifikimi dhe Organizimi:

  • Identifikon aktivitetet dhe detyrat që kanë përparësi; përshtat përparësitë siç kërkohet;
  • Racionalizon në mënyrë efikase kohën dhe burimet  për përfundimin në kohë të detyrave
  • Monitoron dhe rregullon planet dhe veprimet sipas nevojave.

KUALIFIKIMET BAZË:

  • Diplomë Bachelor ose Master, në Lëmin e Ekonomisë, Financë, Matematikë,informatikë ekonomike/ Kontabilitet (e preferuar) , e lëshuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë.
  • Eksperience minimale eshte e preferuar por nuk eshte kusht.
  • Gjuha Shqipe dhe Angleze janë gjuhët e punës së kompanise. Rrjedhshmëria në Anglisht është një plus për këtë pozicion.

Njohuri në programet:

  • Microsoft Office (Excel,Word,Power Point)
  • Programe Financiare te Kosoves ose Nderkombetare
  • Microsoft Navision -preferohet te kete njohuri
  • Power BI

Orari Normal i Punës: Orari normal i punës është e Hënë – Premte,40 ore ne jave

AFATI I APLIKIMIT: Pozicioni është i hapur per aplikim deri ne 09.06.2024

PROCESI I APLIKIMIT:

Të gjithë Aplikantëve ju kërkohet të paraqesin dokumentacion e mëposhtëm në formatin PDF në [email protected], duke shkruar emrin e tyre dhe pozicionin për të cilin po aplikojnë:

  • Letër interesi dhe një CV e detajuar-me foto;
  • Një kopje e skanuar e listes se notave,diplomes,certifikate trajnimi,TOEFL etj /TRUSTIT është e pranueshme gjatë procesit të aplikimit. Për pozicionet që kërkojnë diplomë, kërkohen dokumentat zyrtare në rast punësimi.

Vetem kandidatet e pershtatshem do te njoftohen me telefon/ email per tu Intervistuar /testuar .Intervista parashikohet të mbahet ne muajin Qërshor.