Financier/e, Asistente Administrative, Depoist
Data e publikimit
05-09-2023
Data e perfundimit
31-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Horeca L.L.C. në Prishtinë shpallë konkurs për pozitat:
- Financier/e
- Asistente Administrative
- Depoist
Pozita: Finacier/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgaditja e faturave të blerjes/shitjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe shitjeve;
- Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, notave kreditore, notave debitore;
- Përgatitja e ofertave për klientët;
- Barazimi Arka-Banka dhe transaksioneve ditore-mujore;
- Barazimet e kartelave financiare të Klientëve-Furnitorëve;
- Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare;
- Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet
- Njohuri të legjislacionit tatimor të vendit;
- Përvojë paraprake në fushën e financave;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës
- Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të pakos MS Office, Bilanci;
- Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur);
- Të posedoj patent shofer (kategoria B).
Pozita: Asistente Administrative
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
- Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim për gjithë;
- Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase;
- Koordinon agjendën e takimeve;
- Sipas kërkesës së kërkesës kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
- Aftësi organizimi dhe komunikimi;
- Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
- Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur);
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në MC Office;
- Të posedoj patent shofer (B).
Pozita: Depoist
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pranimin e mallit;
- Regjistrimin e mallit;
- Përgjegjës për hyrjen dhe daljen e mallit nga depo;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Aftësi të mira ndërperonale;
- Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
- Aftësi të mira kompjuterike;
- Njohja e gjuhës angleze është përparsi;
- Të posedoj patent shofer (B) obligative.
Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të dërgojnë CV-në e tyre në email: [email protected]