www.ofertapune.net Financier/e | PunaIme

Financier/e

Kompania

Siesta

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

24-09-2024

Data e perfundimit

23-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Siesta hapë konkurs për: 

  • Financier/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Njohuri të avansuara rreth çështjeve tatimore;
  • Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve;
  • Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave
    debitore;
  • Përgatitja dhe monitorimi i lëvizjeve të mallrave tek njësitë organizative;
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve;
  • Barazimi i Pikave të Shitjes (Arka-Banka) dhe transaksioneve ditore-mujore;
  • Barazimet e kartelave financiare klient – furnitor;
  • Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare;
  • Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive (Arka-Banka dhe llogarive të tjera);
  • Trajtimi dhe rregullimi i Inventarit – njohuri rreth kartelave financiare të artikujve;
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës;
  • Kontaktet e vazhdueshme me Pikat e Shitjes rreth barazimeve dhe kërkesave të tjera;
  • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet;
  • Përparësi certifikimi si Teknik/e Kontabiliteti në Institutet (KAF – SCAAK) dhe nivele tjera;
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
  • Përparësi njohuria e shkëlqyeshme e përdorimit të pakos MS Office dhe Pro-Data (program
    kontabiliteti);
  • Të ketë integritet të lartë moral e profesional.

Ne ofrojmë:

  • Page konkuruese;
  • Transportin e siguruar nga kompania;
  • Shujtë ditore;
  • Mundësi të zhvillimit dhe ngritjes në karrierë; Ambient dinamik dhe motivues;

Informata shtesë:
Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në: [email protected]
Afati për aplikim deri me datë:
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?