www.ofertapune.net Faturist/e, Shofer (Kategoria B) | PunaIme

Faturist/e, Shofer (Kategoria B)

Kompania

LB Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-01-2024

Data e perfundimit

22-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs për Punë/ Faturist/e

LB GROUP SH.P.K. është lidere në kosovë në fushën e tregtimit të lëndëve të para për pasticeri ,furra buke , dhe në fushën e sektorit te paketimit.

LB GROUP SH.P.K. është prodhuesi më i sukseshëm i paketimit në Kosovë me një kapacitet shumë të madhë prodhues të letrës dhe kartonit , duke bërë prodhimin e gotave të kartonit dhe ambalazhe për industrinë ushqimore në bazë të organizimit për efikasitet ne punë teknologji te avancuar ,orientim të sinqertë ka blerësi janë arritur suksese shumë të larta dhe të qëndrushem.

LB Group po kërkon njerëz të talentuar për punë në pozitën faturiste:

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Shërbimi dhe kujdesi ndaj konsumatorëve, prezentimi i mallit të ekspozuar,
  • I përpilon faturat e daljes së mallit nga pika shitëse,
  • Shitja e mallit, përpilimi i ofertave dhe porosive,
  • Kujdesi dhe mirëmbajtja e mallit të ekspozuar,
  • Kujdesi për porositë e pranuara, kontaktet me blerës, informimi i tyre,
  • Përcjellja e porosive të bëra nga momenti i përpilimit e deri te liferimi i mallit,
  • Përpilimi i raporteve mbi punën e kreyer,
  • Kontrollimi,raportimi dhe mbyllja e porosive te hapura,
  • Verifikon pagesat e blerësve për të cilët duhet të përpiloj faturat,
  • Kontrollon ditarin e arkës,
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe  të ketë mvetësi të lartë në punë,
  • Raporte të shitjes dhe blerjeve të njësive organizative, përkrahje në sektoret e shitjes,

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm/lartë/
  • Përvojë të punës në profesion së paku 2 vite,
  • Njohja e ndonjerit nga programet e kontabilitetit do te konsiderohet përparsi,
  • Njohja e gjuhës angleze do te konsiderohet përparsi,
  • Njohuri të mira të aplikacioneve të MS Office (Excel, Word, etj),
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion,
  • Aftësia për të punuar individualisht dhe/ose në ekipe.

Përfitimet dhe cfarë ne ofrojmë:

Gjatë punës suaj në LB Group, do të keni mundësi të thelloni aftësitë dhe njohuritë tuaja në kontabilitetit dhe raportimit financiar. Mundësi për të mësuar. Një mjedis profesional pune ku inkurajohen zhvillimi dhe rritja personale, Mundësi trajnimi dhe zhvillimi të karrierës.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit për të marrë këtë pozitë dërgoni CV-në tuaj në

E-mail: [email protected]

Afati për apikim është deri më datë 31 janar 2024.

Kandidatët e përzgjedhur për konsulta të mëtutjeshëm do të kontaktohen për intervistë.


Konkurs për Punë/ Shofer,Prishtinë

LB GROUP SH.P.K. është lidere në kosovë në fushën e tregtimit të lëndëve të para për pasticeri ,furra buke , dhe në fushën e sektorit te paketimit.

LB GROUP SH.P.K. është prodhuesi më i sukseshëm i paketimit në Kosovë me një kapacitet shumë të madhë prodhues të letrës dhe kartonit , duke bërë prodhimin e gotave të kartonit dhe ambalazhe për industrinë ushqimore në bazë të organizimit për efikasitet ne punë teknologji te avancuar ,orientim të sinqertë ka blerësi janë arritur suksese shumë të larta dhe të qëndrushem.

LB Group po kërkon njerëz të talentuar për punë për pozitën:

Shofer me kategori B – Një (1) pozitë;

Vendi i Punës: Prishtinë

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
  • Barazohet në baza ditore me arkataren e korporatës, për të hollat e marra nga klientët për mallin e dërguar;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Patent shofer të kategërisë B;
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Të interesuarit për të marrë këtë pozitë dërgoni CV-në tuaj në E-mail:

[email protected]

Afati për apikim është deri më datë 31 Janar 2024.

Kandidatët e përzgjedhur për konsulta të mëtutjeshëm do të kontaktohen për intervistë.