Faturist/e i/e ri/e
Data e publikimit
03-04-2024
Data e perfundimit
14-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në Shkabaj, Prishtinë. Pozita e hapur është:
FATURIST/E I RI
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
FATURIST/E I RI
- Mbikëqyr pranimin dhe regjistrimin e porosive për shitje në sistemin kontabël.
- Bën fatura për klientët.
- Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
- Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet se ato janë të plota.
- Bën fiskalizimin dhe lëshimin e kuponëve fiskal për konsumatorët që janë persona fizik.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 14 prill 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.