Faturist (2)
Data e publikimit
20-01-2025
Data e perfundimit
31-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në Shkabaj, Prishtinë. Pozita e hapur është:
FATURIST (x2)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
- Mbikëqyr pranimin dhe regjistrimin e porosive për shitje në sistemin kontabël.
- Bën fatura për klientët.
- Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
- Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet se ato janë të plota.
- Bën fiskalizimin dhe lëshimin e kuponëve fiskal për konsumatorët që janë persona fizik.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në pozitën e kërkuar ose të ngjashme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në butonin “Apliko Këtu” ose ne-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 31 Janar 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.