Farmacist – Departamenti i Çështjeve Rregullative, Menaxher
Data e publikimit
14-09-2023
Data e perfundimit
01-01-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Industri Farmaceutike
Prishtinë, 14 Shtator, 2023
A. Farmacist i diplomuar expert për qështje rregullative
- Diplomë në Farmaci niveli Master dhe Licenca valide profesionale,
- Përvoja profesionale në departamentin rregullator në njërën nga kompanitë farmaceutike vendore ose të huaja si dhe në agjensionin rregullatorë për barna në Kosovë ose rajon do të konsiderohet si përparësi
- Përvojë në përgatitjen e aplikacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e regjistrimit, ripërtërirës dhe variacioneve për produktet medicinale
- Njohuri për ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi për produktet dhe pajisjet medicinale, produktet dietetike dhe kozmetike
- Njohja e gjuhës Angleze në të folur dhe të shkruar në nivel të avancuar është obligative
- Njohuri në sistemet e menaxhimit të cilësisë, kërkesat e standardeve ndërkombëtare si; ISO 9001:2015 dhe GDP. GMP do të konsiderohet si përparësi.
- Patent shoferi dhe njohuritë në programet kompjuterike janë të obliguara
B. Menaxher, departamenti shitja dhe storimi i produkteve farmaceutike; expert
i procedurave të GDP-s
- Diplomë në Farmaci, Shkencat Ekonomike dhe Menaxhment; niveli master
- Njohuri në sistemet e menaxhimit të cilësisë, kërkesat e standardeve ndërkombëtare si ISO 9001:2015 dhe GDP.
- Të ketë njohuri dhe eksperiencë në menaxhimin e zonës së depos, pranimin e mallit dhe magazinimin e produkteve dhe pajisjeve medicinale në bazë të kërkesave të standardit GDP
- Njohuri mbi menaxhimin e stokut, planifikimet dhe mirëmbajtja e stoqeve
- Të ketë aftësi të larta komunikuese, vet-iniciativë, motivim dhe çasje ekipore
- Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë se zotërojnë nivel të avancuar të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike, si dhe të posedojnë patent shofer valid.
Nëse i plotësoni kushtet që kërkohen dhe bëni pjesë në njërën nga kategoritë e këtij konkursi dhe dëshironi të jeni pjesë e një ambienti të mirë pune, ju inkurajojmë të dërgoni një letër motivuese dhe CV-në tuaj në e-mail adresën : [email protected]
Konkursi mbetet i hapur deri më: 25 Shtator 2023, do të kontaktohen vetëm kandidatët e zgjedhur për intervistë.