www.ofertapune.net Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Drejtimi i Arkitekturës | PunaIme

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Drejtimi i Arkitekturës

Kompania

KORAL GROUP

Telefoni

045/399-990

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18/05/2020

Data e perfundimit

28-05-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Pozita: Inxhinier i Arkitekturës
Vendi i punës: Veternik, Prishtine
Paga: Konkurruese
Kohëzgjatja: E pakufizuar
Data e fillimit: Qershor 2020

Kualifikimet themelore:

Edukimi: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Drejtimi i Arkitekturës

Përvoja: Së paku 4 vite përvojë profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bën analizë të plotë projektit dhe planifikon të gjitha aktivitetet e punëve ndërtimore.
  • Organizon/mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin dhe implementimin e detyrave nga udhëheqësi dhe implementimin e tyre në vend-punim
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga eprori;
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerë kompanisë;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë.

Kualifikimet Minimale:

Kandidati duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në ndërtim/menaxhim ndërtimi dhe në pozita të ngjajshme së paku 4 vite.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:

  • aftësi të zhvilluara komunikimi;
  • shkathtësi funksionale dhe teknike;
  • aftësi për të identifikuar prioritete,
  • aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;
  • aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
  • aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mail adresen: [email protected]

KORAL INVEST L.L.C
VETERNIK-PRISHTINE
045 399 990