Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Drejtimi i Arkitekturës
Data e publikimit
18/05/2020
Data e perfundimit
28-05-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Pozita: Inxhinier i Arkitekturës
Vendi i punës: Veternik, Prishtine
Paga: Konkurruese
Kohëzgjatja: E pakufizuar
Data e fillimit: Qershor 2020
Kualifikimet themelore:
Edukimi: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Drejtimi i Arkitekturës
Përvoja: Së paku 4 vite përvojë profesionale.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Bën analizë të plotë projektit dhe planifikon të gjitha aktivitetet e punëve ndërtimore.
- Organizon/mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
- Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
- Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
- Pranimin dhe implementimin e detyrave nga udhëheqësi dhe implementimin e tyre në vend-punim
- Detyrat tjera të përcaktuara nga eprori;
- Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerë kompanisë;
- Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
- Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë.
Kualifikimet Minimale:
Kandidati duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në ndërtim/menaxhim ndërtimi dhe në pozita të ngjajshme së paku 4 vite.
Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:
- aftësi të zhvilluara komunikimi;
- shkathtësi funksionale dhe teknike;
- aftësi për të identifikuar prioritete,
- aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
- aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;
- aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
- aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mail adresen: [email protected]
KORAL INVEST L.L.C
VETERNIK-PRISHTINE
045 399 990