Facilitator (6)
Kompania
Youth Initiative for Human Rights
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
06/09/2020
Data e perfundimit
11-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Thirrje e hapur për facilitatorë
Youth Initiative for Human Rights – Kosovë është duke kërkuar gjashtë (6) facilitatorë në fushën e të drejtave të njeriut dhe teknikën e storytelling që t’i bashkohen projektit ‘Shkollat Kampione për Ndryshime Sociale’ mbështetur nga GIZ CDBE.
Qëllimi i projektit dhe aktivitetit:
Projekti ‘Shkollat Kampione për Ndryshime Sociale’ ka si qëllim kryesor trajtimin e fenomeneve negative sociale si: bullizmi dhe diskriminimi i bazuar ne gjini, etnicitet, racë, orientim seksual, status social dhe ekonomik, tek të rinjtë në Kosovë. Pjesëmarrës në aktivitetet e këtij projekti janë njëzet (20) shkolla kampione nga shtatë (7) komuna të përzgjedhura nga GIZ CDBE. Në kuadër të këtij projekti është e paraparë që të mbahen katër (4) kampe tre-ditore residenciale me nxënësit e ciklit të mesëm të ulët.
Prandaj, YIHR KS hap thirrje për gjashtë (6) facilitatorë që do të asistojnë në realizimin e kampeve që do të bazohen në metodën e “Storytelling”.
Data dhe vendi:
Aktivitetet do të organizohen në Kosovë përgjatë muajve Shtator-Nëntor 2020, ku në total facilitatorët do të angazhohen për 12 ditë pune. Datat e kampeve mbetet të ndahen në vazhdim.
Kriteret e pranimit:
- I/e diplomuar (apo student/e në vitin e fundit të studimeve) në fushën e shkencave shoqërore, edukim, apo fusha të ngjashme është avantazh;
- Eksperiencë paraprake në lehtësim (facilitim) të trajnimeve, ëorkshopeve, kampeve me fëmijë dhe të rinj;
- Eksperiencë të punës me OJQ;
- Aftësi komunikuese, ndër-personale, prezantimi, pune në grupe, organizative dhe zgjidhje të problemeve;
- Aftësi planifikuese dhe menagjimi të kohës;
- Aftësi komunikimi ndër-kulturor.
Përshkrimi i angazhimit të facilitatorëve:
- Pjesëmarrja në takime të rregullta përgatitore me stafin e YIHR KS;
- Udheheqje dhe asistim në mbajtjen e aktiviteteve gjatë kampeve;
- Pjesëmarrja në takime vlerësuese me stafin e YIHR KS pas çdo kampi;
- Përgatitja e dokumenteve tjera relevante të cilat mund të përcaktohen në bashkëpunim me stafin e YIHR KS.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV-në;
- Letër motivuese;
- Plan-program për 3 aktivitete të cilat do të mund t’i realizonit gjatë kampeve;
- Ofertën financiare.
Ju lutem dërgoni këto dokumente në [email protected] me subjekt të email Facilitator – CSSC – GIZ.
Aplikimi është i hapur deri më 11 Shtator 2020, ora 23:59.