www.ofertapune.net Elektro Serviser (2), Punëtor Teknik (2), Praktikant (2), Agjent/e Marketingu | PunaIme

Elektro Serviser (2), Punëtor Teknik (2), Praktikant (2), Agjent/e Marketingu

Kompania

Horeca

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

10-02-2024

Data e perfundimit

23-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Horeca L.L.C. në Prishtinë shpallë konkurs për pozitat:

Pozita: 2 Elektro Serviser, 2 Punëtor Teknik për ftohje/klimatizim dhe 2 Praktikant

Përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për të realizuar detyrat që i caktohen;
  • Viziton pikat sipas planit operativ;
  • Kontrollimi dhe servisimi i pajisjeve (pajisje industriale);
  • Mirëmbajtja e pajisjeve të klientëve të kompanisë;
  • Montimi dhe demontimi i pajisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.

Kualifikimet:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme;
  • Përvojë pune në lëminë e servisimeve të paisjeve/stabilimenteve ftohëse (frigorifer, friz etj.);
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
  • Kandidati duhet të posedoj patent shofer (kategoria B).

Pozita: Agjent/e Marketingu

Përgjegjësitë:

  • Të prezantoj pajisjet/produktet e kompanisë në territorin e Kosovës, Shqiperisë dhe Maqedonisë;
  • Të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e pajisjeve/produkteve në treg në vazhdimësi;
  • Zgjerimin e kontakteve me klient të rinjë;
  • Të bëjë raporte javore dhe mujore.

Kualifikimet:

  • Te ketë shkollimin në fushën përkatëse:
  • Të ketë përvojë pune së paku një vit në këtë fushë;
  • Të jetë komunikativ/e, të jetë i/e vendosur dhe të ketë vetë-iniciativë;
  • Të ketë aftësi bindëse në prezantim;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të posedojë patent shofer, kategoria B.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose në emailin [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?