www.ofertapune.net Elektricist për Fabrikë/Makineri, Operator Prodhimi (5) | PunaIme

Elektricist për Fabrikë/Makineri, Operator Prodhimi (5)

Kompania

Korporata Rugove

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

29-04-2025

Data e perfundimit

20-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri


KORPORATA RUGOVE
, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e ujit në Drelaj, Pejë. Pozitat e hapura janë:

  • ELEKTRICIST PËR FABRIKË/MAKINERI
  • OPERATOR PRODHIMI (x5)

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

ELEKTRICIST PËR FABRIKË/MAKINERI

  • Instalon dhe garanton mirëmbajtjen e lidhjeve elektrike, aparateve, pajisjeve të tjera.
  • Identifikon mosfunksionimin e sistemeve elektrike, duke përdorur pajisje testimi, për të gjetur shkakun e defektit dhe korrigjimin e tij.
  • Riparon defektet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
  • Zbaton kushtet e sigurimit teknik në punë.
  • Kryen detyra tjera të lidhura me pozitën në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.

OPERATOR PRODHIMI

  • Përgjegjës për sigurinë e prodhimit dhe kualitetit të ujit.
  • Ngarkon materialin e nevojshëm për prodhim.
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese sipas nevojës.
  • Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në butonin “Apliko Këtu” ose e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 20 Maj 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?