www.ofertapune.net Ekspert vëzhgues nga shoqëria civile | PunaIme

Ekspert vëzhgues nga shoqëria civile

Kompania

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19/05/2020

Data e perfundimit

27-05-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

THIRRJE PUBLIKE PËR NJË EKSPERT-VËZHGUES NGA SHOQËRIA CIVILE PËR PJESËMARRJE NË PROCESIN E VLERËSIMIT TË THIRRJES PËR PROPOZIME PROGRAMI PËR ZHVILLIM RAJONAL TË BALANSUAR (PZHRB 2020)  

  1. Hyrje

Ministria e zhvillimit Rajonal ka hapur thirrjen publike për project propozimet e bizneseve që e cila ka qëllim avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar. Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) u bënë thirrje të ekspertëve nga shoqëria civile në kosovë që të aplikojnë për pjesëmarre në procesin e vlerësimit si vëzhgues.

  1. Thirrje për një anëtarë

Në kuadër të thirrjes për projekt-propozime, bazuar mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e e thirrjes për propozime me qëllim të rritjes së transparencës, sigurimit të paanësisë në procesin e vlerësimit si dhe vlerësimit më profesional, MZHR hap këtë thirrje publike për zgjedhjen e dy ekspertëve në cilësinë e vëzhguesve nga grupi i ekspertëve të jashtëm, të cilët duhet të jetë përfaqësues të OSHC-ve.

  1. Detyrat e Ekspertit

Detyrat e ekspertit janë që të vëzgojë punën e komisionit vlerësues duke dhënë mendime profesionale bazuar në udhëzuesit përkatës lidhur me thirrjen për propozime PZHRB 2020.

Pjesëmarrja në Komisionin Vlerësues bëhet në baza vullnetare. Nuk ka kompenzim financiar për anëtarët e Komisionit Vlerësues.

  1. Kualifikimet

Për të qenë anëtarë të Komisionit Vlerësues, aplikantët duhet të përmbushin këto kualifikime:

  • Të kenë përfunduar suksesshëm studimet universitare në fushën e shkencave shoqërore, juridik, apo ekonomisë dhe biznesit;
  • Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune, përfshirë përvojë relevante në fushën e ekonomisë aspo biznesit;
  • Të ketë përvojë në vlerësimin e programeve/projekteve, skemave të granteve ndërkombëtare apo publike;
  • Të ketë përvojë apo përvojë në një apo më shumë fusha prioritare që mbulon thirrja përfshirë zhvillimin e ekonomisë apo biznesit;
  • Të kenë fleksibilitet kohor për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit Vlerësues të MZHR-së gjatë periudhës 27 Maj deri 25 Qershor 2020.

Rregulla të përgjithshme për përmbushjen e kualifikimeve: Eksperti vëzhgues i komisionit nga shoqëria civile nuk mund të jetë i emëruar politik. Eksperti vëzhgues nënshkruan deklaratën mbi paanshmërinë dhe konfidencialitin. Eksperti vëzhgues duhet paraprakisht të sigurohet që pjesëmarrja e tij në këto komision është në përputhje me legjislacionin për parandalimin e konfliktit të interesit, duke nënshkruar një deklaratë me të cilën deklarojn se nuk ekziston konflikt interesi. Në rast të ekzistimit të konfliktit të interesit, eksperti vëzhgues duhet të njoftojë MZHR-n.

  1. Dorëzimi i aplikacioneve

Ju lutem të dorëzoni CV tuaj jo më vonë se 26 Maj 2020 në e-mailin [email protected].