www.ofertapune.net Ekspert vendor për zhvillim e modulit/programit të trajnimit mbi Politikën e Mbrojtjes së Fëmijës në institucionet e arsimit parauniversitar; akreditimin e modulit/programit të trajnimit | PunaIme

Ekspert vendor për zhvillim e modulit/programit të trajnimit mbi Politikën e Mbrojtjes së Fëmijës në institucionet e arsimit parauniversitar; akreditimin e modulit/programit të trajnimit

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-10-2024

Data e perfundimit

31-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert vendor për dizajnimin e modulit/programit të trajnimit mbi Politikën e
mbrotjes së femijës në institucionet e arsimit parauniverzitare; akreditimin e
modulit/programit të trajnimit dhe mbajtjen e trajnimit të trajnerëve

Projekti: Drejtësia sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë
Vendi: Prishtinë
Raporton tek: Menaxheri i Programit
Datë: Nëntor 2024 – Shkurt 2025 (20 ditë pune)
I. Informacione të përgjithshme
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë jo-
fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes
së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në
Kosovë. Fusha e ekspertizës së TdhK ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e
cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale,
regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës,
për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.
TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3)
Drejtësia për të Mitur.
II. Informacione rreth projektit
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në
Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe
nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët,
Ashkalit dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.
Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat
e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve
Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi
krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të
intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.
Sistemi i mbrojtjes sociale në Kosovë luan një rol vendimtar në sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së
fëmijëve. Profesionistët nga fusha të ndryshme, përfshirë këtu dhe të arsimit, luajnë një rol kryesor në
mbrojtjen e fëmijëve dhe kontribuojnë në një përpjekje kolektive në promovimin e mirëqenies së

fëmijëve.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijës është zotimi dhe përgjegjësia e institucioneve për të garantuar dhe
siguruar mbrojtjen e fëmijës, përmes dijes dhe punës profesionale, etikës së punës, aftësisë dhe
shkathësive të personelit të institucionit arsimor parauniverzitar, për të identifikuar dhe parandaluar
rreziqet dhe dëmet, për të vlerësuar me kompetencë ngjarjet, si dhe për të reaguar përshtatshmërishtë
me rrethanat e ngjarjes dhe fëmijën.
Qëllimi i kësaj politike është krijimi i një mjedisi të sigurt për të gjithë fëmijët në institucionet e arsimit
para-universitar publik dhe privat në Kosovë, duke vendosur parime dhe rregulla, të cilat duhet respektuar
denjësisht. Politika e mbrojtjes, e fuqizon punën, përkushtimin, rregullin, përgjegjshmërinë dhe
llogaridhënien brenda institucionit edukativ, arsimor dhe aftësues, si dhe në raport me autoritetet tjera.
Për të rritur kapacitetet e tyre dhe për të nxitur një qasje të koordinuar, ekziston nevoja për një modul
trajnimi gjithëpërfshirës mbi politikën e mbrotjes së fëmiut në institucionet e arsimit parauniverzitar që i
pajis këta profesionistë me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme.
Objektivi i shërbimit:
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert/e vendor/e që
posedon kapacitete dhe njohuri profesionale, etike dhe teknike për për dizajnuar dhe akredituar
modulin/programin e trajnimit për politikën e mbrotjes së fëmiut në institucionet e arsimit
parauniverzitar për profesionist dhe personelin i cili vepron dhe punon në këto institucione publike dhe
private të arsimit parauniverzitar në Kosovë dhe mbajtjen e trajnimit të trajnerëve.
Objektivat kryesore të këtij angazhimi përfshijnë dizajnimin e një moduli/programi trajnimi
gjithëpërfshirës mbi politiken e mbrojtjes se femijeve në institucionet e arsimit parauniverzitar për
profesionistët dhe personelin që veprojnë në institucionet publike dhe private të arsimit parauniverzitar
në Kosovë i cili do të akreditohet, e i cili do të integrojë njohurit për sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, rolet
e profesionistëve dhe personelit, qasjet bashkëpunuese për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe përforcimin e të
kuptuarit të prioritetet e mbrojtjes së fëmijëve dhe lehtësimi i identifikimit dhe zbatimit të veprimeve
kolektive ndërmjet institucioneve të ndryshme.
Objektivi dytësor është rritja e aftësive dhe kompetencave të një grupi të përzgjedhur trajnerësh, duke i
fuqizuar ata të ofrojnë sesione trajnimi me cilësi të lartë që përputhen me qëllimet dhe objektivat e
projektit.
PËRSHKRIMI I PUNËS:
I. Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së
    Fëmijëve të TdhK.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore
    apo fetare.

II. Përgjegjësitë:
Eksperti/ja i/e përzgjedhur do të ketë përgjegjësitë në vijim:

  • Të kryej një rishikim të plotë të legjislacionit, literaturës, politikave dhe praktikave ekzistuese në lidhje
    me mbrojtjen e fëmijëve në institucionet publike dhe private të arsimit parauniverzitarnë Kosovë;
  • Të dizajnoj profesionalisht modulin/programin e trajnimit: ”Politika e mbrotjes së fëmijës në institucione të arsimit parauniverzitar”, duke identifikuar fushat për përmirësim dhe zgjerim, për t’u
    përshtatur me zhvillimet fundit;
  • Të inkorporoj një pasqyrë gjithëpërfshirëse të politikës së mbrojtjes së fëmijëve në institucione të
    arsimit parauniverzitar, duke theksuar rolet dhe përgjegjësitë e profesionistëve dhe personelit në
    mbrojtjen e fëmijëve dhe strategjitë për bashkëpunimin ndërinstitucional;
  • Të zhvilloj materiale trajnimi gjithëpërfshirëse duke përfshirë agjenden, prezantime, studime të
    rasteve, skenarë praktikë, ushtrime ndërvepruese dhe mjete vlerësimi;
  • Të përshtat përmbajtjen për t’iu përshtatur nevojave specifike të grupeve të ndryshme profesionale
    brenda sektorit të arsimit parauniverzitar;
  • Të hartoj një program gjithëpërfshirës të Trajnimit të Trajnerëve (TpT) që mbulon metodat e
    avancuara të trajnimit, parimet e mësimit të të rriturve, komunikimin efektiv dhe teknikat e
    vlerësimit, si një shtojcë e modulit të trajnimit;
  • Të ofroj TpT për një grup të përzgjedhur trajnerësh, duke i pajisur ata për të ofruar në mënyrë
    efektive trajnimin mbi politikën e mbrojtjes së fëmijëve në institucione të arsimit për profesionistët
    dhe personel të cilit veprojnë në institucione të arsimit parauniverzitar;
  • Të ofroj forcimin e aftësive lehtësuese, komunikuese dhe prezantuese të trajnerëve.
  • Të ofroj udhëzime dhe mentorim për trajnerët ndërsa ata praktikojnë mbajtjen e sesioneve dhe
    lehtësimin e diskutimeve;
  • Të punojë në mënyrë të pavarur, organizojë dhe ndjekë takimet me profesionistë të fushës për të
    finalizuar modulin e trajnimit;
  • Të marrë pjesë në takime për të prezantuar modulin e trajnimit dhe të raportoj mbi punën e bërë,
    sipas nevojës;
  • Të përgatis dokumentet për aplikim të akreditim në kuadër të aplikimit për zhvillim profesional të
    mësimdhënësve tek Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve – MAShTI dhe përgatis
    dokumentet për validim të programit/moduleve të trajnimit;
  • Të përfshijë komentet nga stafi i TdhK-së, personat përgjegjës nga Ministria e Arsimit, Shkencës,
    Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI);
  • Të respektojë afatet dhe planin e punës të dakorduar;
  • Të mbajë një qasje neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit;
  • Të sigurojë raporte dhe përditësime të rregullta për TdhK;
  • Të kryejë detyrat në përputhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve;
  • Të hartoj modulin e trajnimit në gjuhën shqipe;
  • Drafton dhe dorëzon një raport përmbledhës në fund të konsulencës.

III. Koha
Eksperti/ja merr përsipër që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për njëzet (20) ditë pune brenda
periudhës nëntor 2024 – shkurt 2025.

Këto data mund të jenë subjekt i ndryshimit pas një marrëveshjeje të përbashkët midis ekspertit dhe
TdhK.
IV. Kriteret e Përzgjedhjes

  • Diplomë në menaxhimin e arsimit, shkenca sociale ose disiplina përkatëse dhe përvojë pune
    ekuivalente në këto fusha;
  • Njohuri të mirë legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të arsimit parauniverzitar;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe arsimit parauniverzitar;
  • Përvojë pune në fushën e rishikimit të dokumenteve ekzistuese dhe zhvillimin e
    moduleve/materialeve të trajnimit;
  • Përvojë pune në mbajtjen e trajnimeve për trajnerë dhe trajnimeve profesionale;
  • Përvojë përkatëse në zhvillimin e kurrikulave të trajnimit/materialeve të trajnimit;
  • Të ketë njohuri për modelet që kanë lidhje me mbrojtjen e fëmijëve, dhe mënyrën se si ato zbatohen
    në praktikën mbikëqyrëse;
  • Aftësi prezantuese efektive dhe fleksibilitet për t’iu përshtatur audiencave me prejardhje të
    ndryshme;
  • Njohuri në hartimin e formave dhe procedurave për akreditimin e institucioneve dhe validimin e
    moduleve/programeve të trajnimit;
  • Aftësi të shkëlqyera të shkrimit dhe kërkimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim.
  • Njohja e gjuhës angleze, e dëshirueshme

Kriteret                                                                                                                                           Maksimumi i pikëve
Përvoja e ekspertit në procese të këtilla angazhimi (të bashkëngjitet CV).                        35
Vlerësimi bëhet në bazë të kualifikimeve dhe përvojës.

Metodologjia e propozuar për realizimin e shërbimit është e përshtatshme,                     30
ndërsa plani i punës është real dhe e përmbush qëllimin.

Oferta financiare                                                                                                                            35
Totali                                                                                                                                               100

Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t’i dorëzojnë
dokumentet e mëposhtme në [email protected]:

  • CV professionale në gjuhën angleze
  • Një letër të interesimit
  • Metodologjinë e punës
  • Ofertën neto financiare

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 16.10.2024 deri më 31.10.2024. Ju lutemi shkruani
“për dizajnimin e modulit/programit të trajnimit mbi Politikën e mbrotjes së femijës në institucionet e
arsimit parauniverzitare; akreditimin e modulit/programit të trajnimit dhe mbajtjen e trajnimit të
trajnerëve” në subjekt.
Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes,
Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe
Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, TdhK nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.


TERMS OF REFERENCE

Local expert for the design of the training module/programme on Child
Protection Policy in pre-university education institutions; accreditation of the
training module/programme and holding the training of trainers

Project: Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Place: Prishtina
Reports to: Program Manager
Date: November 2024 – February 2025 (20 working days)
I. Background Information
Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova (hereafter TdhK) is a non-profit making organization
that has been operating for over 20 years in the field of child rights and child protection, leading the
establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo. TdhK areas of expertise
range from direct psycho-social interventions with vulnerable children and their family and community
members, to empowerment of local, regional and national level governmental institutions and key
stakeholders through capacity-building and on-the-job training in order to develop and implement proper
child-sensitive structures, policies, standards and procedures.
II. General information about the project
Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova is implementing the project “Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo” in partnership with the organization Voice of Roma, Ashkali and Egyptian communities (VoRAE) and Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
The projects overall goal and vision is for – a truly multi-ethnic and multi-cultural society in Kosovo, where
Roma, Ashkali and Egyptian people are treated as equals by the state and society, with access to the same
opportunities as everyone else, and where Roma, Ashkali and Egyptian people know their rights and their
societal responsibilities.
Through a range of advocacy actions, the Consortium has influenced important Government policy
frameworks and generated decisions that advanced the social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptian
communities. By mobilizing stakeholders at the local and national levels, the Consortium successfully
created the necessary synergy to advance and protect Roma, Ashkali and Egyptian rights in Kosovo.
One of the objectives of the project is to strengthen the national child protection system by supporting
the development and implementation of thelegislation related to child protection.
The social protection system in Kosovo plays a crucial role in ensuring the well-being and safety of
children. Professionals from various fields play a crucial role for the protection of children and contribute
to a collective effort in promoting child welfare.
The Child Protection Policy is the commitment and responsibility of the institutions to guarantee and
ensure the protection of the child, through professional knowledge and work, work ethics, ability and
skills of the personnel of the pre-university educational institution, to identify and prevent risks and

damages, to competently assess the events, as well as to react appropriately to the circumstances of the
event and the child.
This policy aims to create a safe environment for all children in public and private pre-university education
institutions in Kosovo by establishing principles and rules that must be properly respected. The protection
policy strengthens work, commitment, order, responsibility, and accountability within the educational,
educational, and training institutions and in relation to other authorities.
A comprehensive training module on child protection policy in pre-university education institutions that
equips these professionals with the necessary skills and knowledge is needed to increase their capacities
and promote a coordinated approach.
Objective of the service:
Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova (TdhK) will contract a local expert who possesses
professional, ethical and technical capacities and knowledge to design and accredit the training
module/program for child protection policy in pre-university education institutions for professionals and
staff who operate and work in these public and private institutions. pre-university education in Kosovo
and holding the training of trainers.
The main objectives of this commitment include the design of a comprehensive training module/program
on child protection policy in pre-university education institutions for professionals and staff operating in
public and private pre-university education institutions in Kosovo which will be accredited, which will
integrate knowledge about the child protection system, roles of professionals and staff, collaborative
approaches to child protection, as well as strengthening understanding of child protection priorities and
facilitating the identification and implementation of collective actions between different institutions.

The secondary objective is to increase the skills and competencies of a selected group of trainers,
empowering them to deliver high-quality training sessions that match the project’s goals and objectives.
JOB DESCRIPTION:

I. Essential Functions of the Consultancy

  • The expert will conduct their duties in respect to the TdhK charter and the TdhK Child Protection
    Policy.
  • The expert will undertake and perform obligations in the interest of TdhK in all circumstances.
  • The expert will direct their activities and engagements regardless of political, racial or religious
    convictions.

II. Responsibilities
The selected expert will have the following responsibilities:

  • To carry out a complete review of existing legislation, literature, policies and practices regarding the
    protection of children in public and private institutions of pre-university education in Kosovo;
  • To professionally design the training module/program: “Child protection policy in pre-university
    education institutions”, identifying the areas for improvement and expansion, to adapt to the latest developments;
  • To incorporate a comprehensive overview of child protection policy in pre-university education
    institutions, emphasizing the roles and responsibilities of professionals and personnel in child
    protection and strategies for inter-institutional cooperation;
  • Develop comprehensive training materials including agenda, presentations, case studies, practical
    scenarios, interactive exercises, and assessment tools;
  • To adapt the content to suit the specific needs of different professional groups within the pre-
    university education sector;
  • Design a comprehensive Training of Trainers (TpT) program covering advanced training methods,
    adult learning principles, effective communication and assessment techniques as an adjunct to the
    training module;
  • Deliver ToT to a selected group of trainers, equipping them to effectively deliver training on child
    protection policy in education institutions to professionals and staff working in pre-university
    education institutions;
  • Strengthening trainers’ facilitation, communication, and presentation skills;
  • Provide guidance and mentoring to trainers as they practice delivering sessions and facilitating
    discussions;
  • Work independently, organizing and attending meetings with professionals of the field to finalize the
    training module;
  • Participate in meetings to present the training module and report on the work done, as required;
  • Preparation of documents for application for accreditation within the application for professional
    development of teachers to the State Council for Licensing of Teachers – MESTI and preparation of
    documents for validation of the training program/modules;
  • Include comments from TdhK staff, responsible persons from the Ministry of Education, Science,
    Technology and Innovation (MESTI);
  • Adhere to deadlines and the agreed work plan;
  • Maintain a neutral and professional approach throughout the process;
  • Provide regular reports and updates to TdhK;
  • Perform duties in accordance with the TdhK statute and the Child Protection Policy;
  • Draft the training module in the Albanian language.
  • Drafts and submits a summary report at the end of the consultancy.

III. Timeline
The task is foreseen to be completed in up to twenty (20) working days within the period between
November 2024 – February 2025.

The dates can be subject to change following a mutual agreement between the expert and TdhK.
IV. Selection Criteria

  • Degree in educational management, social science or related discipline and equivalent work
    experience in these fields;
  • Good knowledge of legislation for the protection of children’s rights and pre-university education;
  • Knowledge and experience in the filed of child protection and pre-university education;
  • Work experience in the field of revision of existing documents and development of training
    modules/training materials;
  • Work experience in holding training for trainers and professional trainings;
  • Relevant experience in the development of training curriculums/training materials;
  • To have knowledge of the models related to the protection of children, and how they are applied in
    supervisory practice;
  • Effective presentation skills and flexibility to adapt to audiences from different backgrounds;
  • Knowledge in drafting forms and procedures for accreditation of institutions and validation of training modules/programs;
  • Excellent writing and research skills;
  • Excellent coordination, communication and organizational skills.
  • Knowledge of the English language, desirable

Selection Criteria:

How to apply:
All qualified applicants are strongly encouraged to apply and to submit the following documents to
[email protected]:

  • Curriculum Vitae in English
  • Letter of interest
  • Work methotodolgy
  • Net Financial offer

Application for this service will be open from 16.10.2024 to 31.10.2024. Please include “Local Expert to
review and finalize the Training Module on Supervision for Child Protection Professionals in Kosovo and
Conduct Training of Trainers” in the subject line.
Please note that applications received after the deadline will not be considered.
Child Safeguarding policy:
To commit to respect Tdh Risk Management Policies including: Global Code of Conduct, Commitments
towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General
Data Protection Regulation (GDPR).
Due to the high numbers of applications, TdhK is not in a position to respond to everyone individually.
Please note that only short-listed candidates will be contacted.