Ekspert të Hulumtimeve

Kompania
Forumi Kosovar i Aftesisë së Kufizuar
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
24/09/2020
Data e perfundimit
01-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
- Hyrje
Këto terma të referencës shërbejnë si thirrje për një (1) Ekspert të Hulumtimeve për të monitoruar zbatimin e ligjeve dhe politikave të ndryshme në lidhje me aftësinë e kufizuar në Kosovë, në kuadër të programit “Human Rightivism” të financuar nga Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA).
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është një organizatë joqeveritare, si e tillë ekziston që nga viti 2014 por është zyrtarizuar në muajin janar të vitit 2017. Që nga themelimi i saj, FKAK angazhohet që të përmirësoj jetën e personave me aftësi të kufizuara, duke bashkëpunuar me institucione dhe avokuar për miratimin dhe zbatimin e politikave gjithpërfshirëse për aftësi të kufizuar. Misioni i FKAK është përkushtimi për krijimin e një shoqërie të vetëdijshme për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, adresimin dhe avokimin e çështjeve thelbësore që prekin jetën e tyre përmes ngritjes së vetëdijes publike, politike dhe mediale, në mënyrë që kjo shoqëri të jetë gjithpërfshirëse dhe e bazuar në parimet e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të kufizuara. Nën ombrellën e saj, FKAK përfshinë 8 organizata:
- Down Syndrome Kosova;
- Handikos;
- Shoqata Kosovare e të Shurdhërve;
- Shoqata e të Verbërve të Kosovës;
- Shoqata “Autizmi”;
- Handicap Kosova;
- OPFAKOS;
- Klubi “Dëshira”.
Organizatat e lartëpërmendura funksionojnë në mënyrë të pavarur duke i përfaqësuar interesat e llojeve të veçanta të personave me aftësi të kufizuara, ndërsa FKAK është një mekanizëm gjithpërfshirës i të gjitha këtyre organizatave me qëllim të adresimit të çështjeve që prekin në mënyrë të unifikuar jetën e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë.
Konteksti i programit
“Human Rightivism” është program që financohet nga SIDA dhe është duke u implementuar nga FKAK në partneritet me 14 organizata joqeveritare. Programi ka filluar të implementohet në Janar 2020 dhe do të përfundojë në Dhjetorë 2023.
Objektivat e përgjithshme të FKAK në kuadër të këtij programi janë: (1) Avokimi për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të duhura të aftësisë së kufizuar në Kosovë, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe dokumenteve tjera strategjike të nivelit ndërkombëtar dhe kombëtar; (2) Përmirësimi i bashkëpunimit në mes të Organizatave të Aftësisë së Kufizuar dhe Institucioneve Qeveritare për të lehtësuar adresimin e çështjeve themelore që prekin jetën e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë; dhe (3) Fuqizimi i sistemit të arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Eksperti do të punësohet gjatë gjithë programit në rol konsulence, për të monitoruar zbatimin e ligjeve dhe dokumenteve të disponueshme në lidhje me aftësinë e kufizuar në Kosovë. Eksperti do të analizojë zbatushmërinë e ligjeve dhe politikave lidhur me aftësinë e kufizuara dhe do të nxjerr konkluzione dhe rekomandime përmes një raporti final. Në fund të programit do të bëhet prezantimi i të gjeturave në kuadër të një organizimi publik (konferencë) ku do të jenë prezent të gjithë akterët relevant.
- Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive
- Monitorimi dhe analizimi i zbatueshmërisë së kornizës ligjore ekzistuese, akteve nënligjore si dhe politikave që ndërlidhen me aftësinë e kufizuar në Kosovë;
- Analizimi i gjendjes së përgjithshme të nivelit të zbatimit të ligjeve dhe identifikimi i boshllëqeve dhe pengesave në zbatimin e ligjeve;
- Hartimi i një raporti final me konkluzione dhe të gjeturat nga monitorimi i ligjeve;
- Hartimi i rekomandimeve specifike për të siguruar zbatimin e ligjeve përkatëse;
- Prezantimi i raportit në një konferencë.
- Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universiteti në Fakultetin Juridik/ ose master i drejtësisë;
- Njohuri të shkëlqyeshme të legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar lidhur me aftësinë e kufizuar;
- Përvojë të mëparshme në hartimin e dokumenteve hulumtuese/ përvoja në hulumtimin e ligjeve do të jetë aset i fuqishëm;
- Njohuri të konsiderushme të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në nivelin vendor dhe nd.ërkombëtar;
- Shkathtësi shumë të mira në shkrim dhe komunikim;
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme dhe njohja e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi’
- Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe 2 referenca në email adresën: [email protected] deri më 01.10.2020