www.ofertapune.net Ekspert lokal për përpilimin e një analize mbi përfshirjen e fëmijëve si përfitues në Skemat Sociale (Alb/Eng) | PunaIme

Ekspert lokal për përpilimin e një analize mbi përfshirjen e fëmijëve si përfitues në Skemat Sociale (Alb/Eng)

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-06-2024

Data e perfundimit

23-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert lokal për përpilimin e një analize mbi përfshirjen e fëmijëve si përfitues në Skemat Sociale

Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Vendi: Prishtinë
Raporton tek: Drenushë Telaku [email protected]/Vesa Dinarama [email protected]
Datë: Qershor – Shtator 2024 (10 ditë pune)
I. Informacione të përgjithshme
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.

TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3)
Drejtësia për të Mitur.

Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të
mbrojtjes së fëmijëve përmes:

a) Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare,
Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
b) Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë
për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që
rrjedhin prej tyre;
c) Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
d) Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose
replikimit.

II. Informacione rreth projektit
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë
është duke zbatuar projektin Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat
e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të
intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.

Përmes Ligjit për Ndihmat e Skemës Sociale, bëhen përpjekjet që të sigurohet rrjeti i sigurisë sociale për të
zvogëluar varfërinë duke nxitur punësimin, për të promovuar përfshirjen duke promovuar barazinë, dhe eliminuar diskriminim. Pra, me këtë ligj, rregullohet skema e ndihmës sociale në Kosovë, me qëllim të  mbështetjes dhe ofrimit të ndihmës së përkohshme financiare për familjet që janë në varfëri. Skema e reformuar e ndihmës sociale do të ndihmojë në hartim të projektligjit të ri për asistencën sociale, dhe do t’iu mundësojë shumë familjeve që të përfitojnë nga skema sociale deri në miratim të ligjit të ri.

Objektivi i shërbimit: Sipas kritereve të përcaktuara në kategorinë II, në kuadër të Ligjit për Ndihmën e Skemës Sociale, Nr.2003/15, fëmijët nga mosha 5 – 15 vjeç përjashtohen nga mundësia për të përfituar
nga skema e ndihmës sociale. Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të
kontraktojë një ekspert lokal i/e cila ka kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për
përpilimin e një analize për përfshirjen e fëmijëve si përfitues në Skemat Sociale. Përmes këtij dokumenti, eksperti/ja do të paraqes një pasqyrim përmbajtësor, i cili përfshinë kuadrin ligjor, procedural dhe kuadrin e përshkrimve të detajuara mbi qëllimet dhe synimet e përfshirjes së fëmijëve, si përfitues në Skemat Sociale. Kjo analizë ka për qëllim të ju shërbejë politikëbërësve dhe ligjvënësve për avancimin e legjislacionin përkatës, duke vënë në fokus gjithëpërfshirjen dhe specifikisht përfshirjen e grupeve të cenueshme. Pra, angazhimi do të përfshijë detyrat e mëposhtme, por jo të limituara në:

  • Përpilimi i analizës që përfshin kornizat ligjore, procedurale dhe përmbajtjesore për përfshirjen e
    fëmijëve si përfitues në Skemat e Përfitimeve Sociale.
  • Reflektimi i kuadrit ligjor mbi aspektet ligjore që rregullojnë përfshirjen e fëmijëve në programet e
    përfitimeve sociale.
  • Skica e Kornizës Procedurale e nevojshme për integrimin e fëmijëve në Skemat e Përfitimeve
    Sociale.
  • Përshkrimi i qëllimeve dhe objektivave të përfshirjes së fëmijëve si përfitues, duke siguruar një
    kuptim të qartë të rezultateve të synuara.
  • Analiza të pasqyrojë një qasje gjithëpërfshirëse për përfshirjen e fëmijëve, duke adresuar të gjitha
    aspektet përkatëse për të mbështetur vendimmarrjen dhe zbatimin e informuar.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së
    Fëmijëve të TdhK.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore
    apo fetare.

I. Përgjegjësitë:
Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK dhe Ministrinë e Financave, Punës, dhe Transfereve –
Departamenti i Skemave Sociale, eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Lehtësimi i punëtorisë dy-ditore për pranimin e komenteve dhe sugjerimeve, të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë në përpilimin gjithëpërfshirës të analizës në fjalë;
  • Pasqyrimin dhe adresimin e komenteve të pranuara në kuadër të punëtorisë dy-ditore me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave kompetente, duke përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Financave, Punës dhe Tansfereve;
  • Dorëzimin e draftit tek Departamenti i Skemave Sociale, në kuadër te Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve; Lehtësimin e punëtorisë 1-ditore për pranimin e komenteve dhe sugjerimeve nga pjesëmarëësit relevant, me qëllim të finalizmit të analizës;
  • Angazhimin e plotë dhe proaktiv në bashkëpunim me Departamentin e Skemave Sociale, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve;
  • Njoftojnë dhe raportojnë lidhur me punën e realizuar tek Tdh dhe zyrtarët përgjegjës nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;
    Mbajtjen e qasjes neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit;
  • Kryerjen e detyrave duke respektuar statutin e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për mbrojtjen e fëmijëve.

II. Koha
Detyra është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji korrik 2024 deri
në shtator 2024.
Aktiviteti                                                                                                                                                Nr. i ditëve
Të merret pjesë në punëtori dhe të lehtësohet punëtoria dy-ditore. Të reflektohen                   6 ditë
komentet e pjesëmarrësve dhe të përgatitet versioni i draftit të parë.

Pas dorëzimit të draftit të parë. të merret pjesë në punëtorinë e dytë një-ditore dhe të            3 ditë
lehtësohet punëtoria. Të reflektohen komentet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve, dhe të
përgatitet drafti i radhës.

Të dorëzohet drafti tek Departamenti i Skemave Sociale – Ministria e Financave, Punës         1 ditë
dhe Transfereve dhe TdhK, për komente dhe sugjerime finale. Të pasqyrohen komentet
dhe sugjerimet, dhe përfundimisht të dorëzhet analiza për përfshirjen e fëmijëve si
pëfitues në skemat sociale.

Gjithsej                                                                                                                                                   10 ditë

* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, Ministrisë së Financave,
Punës dhe Tranfereve dhe Terre de hommes.

III. Kriteret e Përzgjedhjes

  • Diplomë universitare në drejtësi, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjajshme.
  • Së paku 5 vite përvojë pune në hartimin e analizave, studimeve, dolumenteve përkatëse në fushën e politikave sociale me fokus në eliminimin e diskriminimit dhe përfshirjen e grupeve të cenueshme;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme analitike dhe konceptuale;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe komunikim;
  • Duhet të ketë njohuri të mira për legjislacionin për sistemin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve;
  • Të ketë njohuri të mira për sistemin dhe legjislacionin e skemave sociale;
  • Të ketë përvojë dhe punë të dëshmuar me institucione nga sektori shoqëror dhe organizata që
    kanë fokus përfshrijen e grupeve të cenuehsme në politika dhe reforma sociale;
  • Duhet te ketë përvojë të dëshmuar të bashkëpunimit efektiv me institucionet publike në nivelin
    qendror dhe lokal, ofruesit e shërbimeve publike dhe OJQ-të;
  • Përvojë në udhëheqjen dhe lehtësimin e punëtorive me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve
    dhe bashkëpuntorëve të tjerë.
  • Materiale të publikuara të dokumentuara.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim;
  • Njohja e kontekstit në Kosovë dhe Rajon dhe përvoja praktike e punës në vend është një avantazh i fuqishëm.

Kriteret                                                                                                                                          Maksimumi i pikëve
Përvoja e ekspertit në procese të këtilla angazhimi (të bashkëngjitet CV).                        30
Vlerësimi bëhet në bazë të kualifikimeve dhe përvojës.

Metodologjia e propozuar për realizimin e shërbimit është e përshtatshme,                     35
ndërsa plani i punës është real dhe e përmbush qëllimin.

Oferta financiare                                                                                                                            35
Totali                                                                                                                                               100

Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t’i dorëzojnë
dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të motivimit
  • Metodologjinë e punës
  • Ofertën financiare neto

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 19 qershor deri më 2 korrik, në orën 17:00. Ju lutemi
shkruani “Ekspert lokal për përpilimin e një analize për përfshirjen e fëmijëve si përfitues në Skemat Sociale” në subjekt të emailit.
Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së d.uke përfshirë: Kodin Global të
Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit
dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.