Ekspert lokal për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Këshillin për të Drejta të Fëmijës
Data e publikimit
18-11-2024
Data e perfundimit
01-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
Ekspert lokal për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Këshillin për të Drejta të Fëmijës
I. INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Terre des hommes Kosova (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon
vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim
cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e
ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe
komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i
politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj
fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.
TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.
Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të
mbrojtjes së fëmijëve përmes:
- Angazhimit në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare,
Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm; - Mbështetjes e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë
për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që
rrjedhin prej tyre; - Mbështetjes së kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve
dhe - Pilotimit të politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose
replikimit.
II. INFORMACIONE RRETH PROJEKTIT
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë” në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve
dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në
Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe
nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët,
ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.
Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe
politikat progresive të qeverisë, dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar situatën e
fëmijëve në vend. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me
sukses sinergjinë e nevojshme për të avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve në
favor të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në vend.
Në bazë të LIGJIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS – LIGJI NR. 06/L-084, Këshilli për të Drejta të Fëmijës ka
përgjegjësi, ndër të tjerash, definimin e prioriteteve dhe masave të nevojshme që duhet ndërmarrë për
përmirësimin e situatës së tanishme në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës dhe koordinimin e
aktiviteteve të nevojshme për zbatimin e tyre.
III. OBJEKTIVAT E SHËRBIMIT
Objektivi kryesor i kësaj konsulence është angazhimi i një eksperti lokal për të mbështetur grupin
punues në hartimin e një plani kombëtar të veprimit për Këshillin për të Drejta të Fëmijës.
Eksperti do të ofrojë ekspertizë të thellë dhe do të lehtësojë procesin, duke siguruar që plani kombëtar i
veprimit të shtyjë përpara, ndër të tjerash, zhvillimin e kornizës/sistemit të monitorimit dhe vlerësimit të
planeve te veprimit te mekanizmave për të drejtat e fëmijës, si dhe njëherit fuqizimin e mekanizmave
për të drejtat e fëmijëve.
Marrë parasysh që rregullat e procedurës së Këshillit për të Drejtat e Fëmijës rregullohen me akt
nënligjor të propozuar nga njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë dhe të miratuar nga Qeveria. Zyra për
Qeverisje të Mirë do të ketë pronësinë dhe udhëheqjen e procesit dhe sipas nevojës do të koordinojë
dhe konsultohet me akterë të tjerë përkatës. Ky plan i veprimit do të përfshijë analizimin dhe vlerësimin
e zbatimit të politikave zhvillimore dhe legjislacionit që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së të
drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës, rekomandime përkatëse për masat parandaluese ndërsektoriale të
mbrojtjes së fëmijës, zhvillim të aktiviteteve që synojnë ngritjen e pjesëmarrjes së fëmijës në procesin e
vendimmarrjes për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, dhe ndër të tjerash, realizim të fushatave
informuese për të rritur ndërgjegjësimin mbi standardet e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijës.
IV. PËRSHKRIMI I PUNËS
Funksionet thelbësore të shërbimit
- Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së
Fëmijëve të TdhK. - Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha
rrethanat. - Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore
apo fetare.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore.
- Hulumtimi dhe analizimi i zbatimit të politikave zhvillimore dhe legjislacionit vendor që kanë të
bëjnë me përmirësimin e gjendjes së të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës; - Hartimi i draftit të parë të planit kombëtar të veprimit për Këshillin për të Drejta të Fëmijës,
duke siguruar përfshirjen e praktikave më të mira në mbrojtjen e fëmijëve dhe përafrimin me
politikat kombëtare dhe standardet ndërkombëtare. - Koordinimi dhe lehtësimi i dy punëtorive konsultative me grupin punues për të konsoliduar
inputet për planin e veprimit, duke siguruar një proces pjesëmarrës. - Përfshirja e komenteve të grupit punues, Zyrës për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeminstrit, stafit
të TDHK-së; - Rishikimi i drafteve pasuese dhe finalizimi i verzionit përfundimtar të dokumentit.
- Zhvillimi i kornizës/sistemit të monitorimit dhe vlerësimit të planeve te veprimit të mekanizmave për të drejtat e fëmijës;
- Respektimi i afateve dhe planit të punës të rënë dakord.
- Mbajtja e një qasje neutrale dhe profesionale vazhdimisht.
- Marrja pjesë në takime dhe ofrimi i raporteve dhe përditësimeve të rregullta sipas nevojës mbi ecurinë e punës për Zyrën për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit dhe TdhK.
V. AFATI KOHOR
Eksperti merr përsipër t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë për dhjetë (10) ditë pune brenda periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025.
Këto data mund të ndryshojnë pas një marrëveshjeje reciproke ndërmjet ekspertit dhe TdhK.
VI. KRITERET E PËRZGJEDHJES
- Diplomë master në shkencat sociale, juridik, të drejtat e njeriut ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e gjerë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve;
- Të ketë përvojë të dëshmuar në përpilimin e dokumenteve të politikave, planeve të veprimit ose strategjive në nivel kombëtar ose ndërkombëtar.
- Të ketë njohuri të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë dhe ligjeve në fuqi.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera të shkrimit dhe kërkimit.
- Të ketë aftësi për të udhëhequr punën dhe për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse në fushën e kërkuar.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, lehtësuese dhe komunikuese.
- Njohuri të rrjedhshme të gjuhës shqipe. Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.
Si të aplikoni?
Të gjithë aplikantët e kualifikuar inkurajohen fuqimisht të aplikojnë dhe të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]:
- Curriculum Vitae në anglisht
- Letër interesi
- Metodologjia e punës
- Oferta financiare neto
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 18 nëntor deri më 1 dhjetor, në orën 17:00. Ju lutemi përfshini “Ekspert lokal për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Këshillin për të Drejta të Fëmijëve” në linjën e subjektit.
Ju lutemi vini re se aplikimet e marra pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Politikat e Menaxhimit të Rrezikut të TdhK-së duke përfshirë Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet ndaj Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve, Anti-Mashtrim/Korrupsion, Sigurisë dhe Mbrojtjës dhe Rregullorës së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, TdhK nuk është në gjendje t’i përgjigjet secilit individualisht. Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.