www.ofertapune.net Ekspert lokal për hartimin e draft aktit nënligjor, me të cilin përcaktohen rregullat dhe procedurat për mbajtjen e bazës së të dhënave me ADN-të e personave të dënuar për veprat penale kundër integritetit seksual | PunaIme

Ekspert lokal për hartimin e draft aktit nënligjor, me të cilin përcaktohen rregullat dhe procedurat për mbajtjen e bazës së të dhënave me ADN-të e personave të dënuar për veprat penale kundër integritetit seksual

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-06-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert lokal për hartimin e draft aktit nënligjor, me të cilin përcaktohen rregullat dhe procedurat për mbajtjen e bazës së të dhënave me ADN-të e personave të dënuar për veprat penale kundër integritetit seksual.

Projekti: Drejtësia sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë
Vendi: Prishtinë
Raporton tek: Menaxheri/Zyrtari i Projektit
Datë: Qershor – Korrik (10 ditë pune)

I. Informacione të përgjithshme
Terre des hommes Kosova (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.

TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.
Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:

a) Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
b) Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
c) Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
d) Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.

II. Informacione rreth projektit
Terre des homes në Kosovë është duke zbatuar projektin “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Qëllimi i përgjithshëm i projektit:

Përfshirja sociale e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë është përmirësuar përmes programeve të institucionalizuara të mbështetjes së fëmijëve pas shkollës dhnjë sistemi të përmirësuar të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe përmes kapaciteteve të rritura të institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile lokale për të zhvilluar dhe zbatuar modele të suksesshme për përfshirje sociale të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në Kosovë.
Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.

Objektivi i shërbimit:
Terre des hommes misioni në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert, që ka kapacitete njerëzore, etike dhe teknike të hartoj draft akt nënligjor i cili përcakton rregullat dhe procedurat për mbajtjen e bazës së të dhënave me ADN-të e personave të dënuar për veprat penale kundër integritetit seksual. Akti nënligjor rrjedhë nga neni 58 (Personat e dënuar për abuzim seksual apo shfrytëzim të fëmijës) i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili përcakton se personat e dënuar për abuzim seksual, shfrytëzim të fëmijës, mundësim në prostitucion dhe pornografi të fëmijës ndalohet të ushtrojnë profesione në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, që përfshijnë çdo formë kontakti me fëmijët; Këshilli Gjyqësor i Kosovës me akt nënligjor përcakton rregullat dhe procedurat për mbajtjen e bazës së të dhënave me ADN-të e personave të dënuar për veprat penale kundër integritetit seksual. Në këtë bazë të të dhënave me ADN-të duhet të përfshihen edhe personat e dënuar për këto vepra penale, pa marrë parasysh nëse viktimat e tyre janë fëmijë ose të rritur; Ministria përkatëse për arsim dhe drejtoritë përkatëse për arsim të komunave duhet të sigurojnë që të mos përfshihen përmes punësimit në sistemin arsimor, personat e dënuar për abuzim seksual apo shfrytëzim të fëmijës.
Në këtë bazë të të dhënave me ADN-të duhet të përfshihen edhe personat e dënuar për këto vepra penale,pa marrë parasysh nëse viktimat e tyre janë fëmijë ose të rritur.

PËRSHKRIMI I PUNËS:
I. Funksione thelbësore të konsulencës:

Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.

II. Përgjegjësitë:

Eksperti do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Hartimi i draftit të parë të aktit nënligjor mbi rregullat dhe procedurat për mbajtjen e bazës së të dhënave me ADN-të e personave të dënuar për veprat penale kundër integritetit seksual.
  • Dorëzimin e draftit tek grupi punues i themeluar zyrtarisht për t’u përdorur si bazë për diskutim gjatë procesit të zhvillimit të aktit nënligjor;
  • Angazhimin e plotë dhe proaktiv në bashkëpunim me grupin punues të themeluar sipas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
  • Mbështetjen e kryesuesit të Grupit Punues në lehtësimin e punëtorive;
  • Pasqyrimin e komenteve të konsultimeve paraprake dhe publike në përmbajtjen e aktit nënligjor.
  • Të sigurojë harmonizimin e akteve nënligjore me legjislacionin tjetër primar dhe nënligjor në fuqi.
  • Njoftojnë dhe raportojnë lidhur me punën e realizuar tek Tdh dhe zyrtarët përgjegjës nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës;
  • Mbajtjen e qasjes neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit;
  • Kryerjen e detyrave duke respektuar statutin e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për mbrojtjen e fëmijëve.

III. Koha
Detyra është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës, nga muaji Qershor deri në Korrik 2024.

Datat mund të ndryshojnë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit dhe Terre de hommes.

IV. Kriteret e Përzgjedhjes

  • Diplomë universitare në drejtësi, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjajshme.
  • Së paku 5 vite përvojë pune në draftimin e akteve nënligjore, udhëzimeve administrative, rregulloreve dhe protokolleve të punës në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme analitike dhe konceptuale;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe komunikim;
  • Duhet të ketë njohuri të mira për sistemin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve;
  • Të ketë njohuri të mira për sistemin e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Të ketë përvojë dhe punë të dëshmuar me institucione nga sektori shoqëror dhe organizata që ofrojnë shërbime sociale;
  • Duhet te ketë përvojë të dëshmuar të bashkëpunimit efektiv me institucionet publike në nivelin qendror dhe lokal, ofruesit e shërbimeve publike dhe OJQ-të;
  • Njohuri të thella të legjislacionit të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimeve sociale e familjare.
  • Përvojë në udhëheqjen e grupeve punuese dhe konsultimeve me përfaqësues të institucioneve,OJQ-ve dhe bashkëpuntorëve të tjerë.
  • Aftësi të shkëlqyra të të shkruarit dhe materiale të publikuara.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim;
  • Njohja e kontekstit në Kosovë dhe Rajon dhe përvoja praktike e punës në vend është një avantazh i fuqishëm.

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të interesimit
  • Metodologjinë e punës
  • Ofertën financiare neto

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 11.06.2024 deri më 25.06.2024 në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert lokal për hartimin e draft aktit nënligjor, me të cilin përcaktohen rregullat dhe procedurat për mbajtjen e bazës së të dhënave me ADN-të e personave të dënuar për veprat penale kundër integritetit seksual” në subjekt të emailit.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion, Politikën e Sigurimit dhe Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.


TERMS OF REFERENCE

Local expert for the drafting of the draft by-law, which defines the rules and procedures for maintaining the database with the DNA of persons convicted of criminal offenses against sexual integrity

Project: Social justice for Roma, Ashkli and Egyptians in Kosovo
Place: Prishtina
Reports to: Project Manager/Officer
Date: June – July (10 working days)

I. Background Information

Terre des hommes Kosovo (hereafter TdhK) is a Non-Governmental Organisation working consistently on strengthening the national and local child protection system, to ensure qualitative delivery of services including inclusion of socially marginalized groups. Areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children, their family, and communities to empowerment of local, regional, to strengthening national level policies and institutions, with a view of delivering child-sensitive services through adequate structures, policies, standards, budgeting and procedures.

TdhK has three main programs of interventions: 1) Child Protection 2) Migration and Anti-Trafficking and 3) Juvenile Justice.

At the same time, TdhK through its programs supports institutions in strengthening the child protection system through:

a) Engagement in policy interventions and/or dialogue with Ministries, Parliament Committees, Academic Institutions and other important actors;
b) Supporting the efforts to implement the Child Protection Law and the Juvenile Justice Code, through the drafting of all by-laws and relevant documents derived from them;
c) Supporting the capacities of the structures within the national child protection system and
d) Piloting new social service policies with a view of lesson learning and/or replication.

II. General information about the project
Terre des homes in Kosovo is implementing the project “Social inclusion Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo“ in partnership with the organization Voice of Roma, Ashkali and Egyptian communities (VoRAE) and Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

The overall project goal:

Social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo is improved through institutionalized afterschool support programs and an improved child protection system, as well as through enhanced capacities of governmental institutions and local civil society to develop and implement successful models for social inclusion for Roma, Ashkali and Egyptian in Kosovo.
Through a range of advocacy actions, the Consortium has influenced important Government policy frameworks and generated decisions that advanced the social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptian communities. By mobilising stakeholders at local and national level, the Consortium successfully created the necessary synergy to scale-up and advance the policy and institutional mainstreaming of interventions that were already tested and successfully implemented.

Objective of the service:
Terre des hommes mission in Kosovo (Tdh) is seeking to contract an expert who have the human, ethical and technical capacity to draft sub-legal act defines the rules and procedures for maintainingthe database of the DNAs of persons convicted for criminal offences against sexual integrity. The bylaw derives from Article 58 (Persons convicted of sexual abuse or child exploitation) of the Child Protection Law, which stipulates that persons convicted of sexual abuse, child exploitation, facilitating prostitution and child pornography are prohibited from practicing professions in accordance with the provisions of the Criminal Code of Kosovo, which include any form of contact with children; The Judicial Council of Kosovo, by a by-law, determines the rules and procedures for maintaining the database with the DNA of persons convicted of criminal offenses against sexual integrity. This DNA database should also include persons convicted of these criminal offenses, regardless of whether their victims are children or adults; The relevant Ministry of Education and the relevant Directorates for Education of the municipalities must ensure that persons convicted of sexual abuse or child exploitation are not included through employment in the education system.
The DNA database should include persons convicted for these criminal offences, regardless ofwhether their victims are children or adults.

JOB DESCRIPTION:
I. Essential Functions of the Consultancy
  • The expert will conduct their duties in respect to the TdhK charter and the TdhK Child Protection Policy.
  • The expert will undertake and perform obligations in the interest of TdhK in all circumstances.
  • The expert will direct their activities and engagements regardless of political, racial or religious convictions.
II.   Responsibilities
The expert will have the following responsibilities:
  • Drafting of the first draft of the by-law on the rules and procedures for maintaining the database with the DNA of persons convicted of criminal offenses against sexual integrity.
  • Submission of the draft to the officially established working group to be used as a basis for discussion during the process of developing the by-law;
  • Full and proactive engagement in cooperation with the working group established according to the decision of the Judicial Council of Kosovo.
  • Support of the head of the Working Group in facilitating the workshops;
  • Reflecting the comments of the preliminary and public consultations in the content of the by-law.
  • To ensure the harmonization of the sublegal acts with other primary and secondary legislation in place
  • Notify and report on the work carried out to the responsible officials from the Judicial Council of Kosovo;
  • Maintaining a neutral and professional approach throughout the process;
  • Carrying out duties respecting the statute of Tdh and the Policy of Tdh for the protection of children.
III. Timeline
The task is foreseen to be completed in up to 15 working days June until July 2024.
 
 
The dates can be subject to change following a mutual agreement between the Expert and Terre de hommes.
IV. Selection Criteria
  • University degree in law, social sciences or other similar field.
  • At least 5 years of work experience in drafting by-laws, administrative instructions, regulations and work protocols in the field of social and family services.
  • Have excellent analytical and conceptual skills;
  • Have excellent writing and communication skills;
  • Must have good knowledge of the system of children’s rights and child protection;
  • To have good knowledge of the system of social and family services;
  • Have experience and proven work with institutions from the social sector and organizations that provide social services;
  • Must have proven experience of effective cooperation with public institutions at the central and local level, public service providers and NGOs;
  • In-depth knowledge of child protection legislation and social and family services.
  • Experience in leading working groups and consultations with representatives of institutions, NGOs and other collaborators.
  • Excellent writing skills and published materials.
  • Excellent skills in coordination, communication and organization;
  • Knowledge of the context in Kosovo and the Region and practical experience of working in the country is a strong advantage.
How to apply?
All interested canditates who meet the criteria are strongly encouraged to apply and submit the following documents to
  • Professional CV in English;
  • A letter of interest
  • Work methodology
  • The net financial offer
The application for this service will be open from 11.06.2024 to 25.06.2024 at 17:00. Please write “Local expert for the drafting of the draft by-law, which defines the rules and procedures for maintaining the database with the DNA of persons convicted of criminal offenses against sexual integrity” in the subject of the email.
Please note that applications received after the deadline will not be considered.
 
Child Protection Policy:
Commit to complying with Tdh’s Risk Management including: Global Code of Conduct, Child Protection Pledges, Anti-Fraud/Corruption Policy, Security Policy and General Data Protection Regulation.
 
Due to the large number of applications, Tdh cannot respond to all of them individually. Please note that only shortlisted candidates will be contacted.

Child Safeguarding policy:

To commit to respect Tdh Risk Management Policies including: Global Code of Conduct, Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General Data Protection Regulation (GDPR).

Due to the high numbers of applications, Tdh is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.