www.ofertapune.net Ekspert lokal për hartimin dhe finalizimin e Rregullores për organizimin dhe funksionimin e qendrave për pranim | PunaIme

Ekspert lokal për hartimin dhe finalizimin e Rregullores për organizimin dhe funksionimin e qendrave për pranim

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-06-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert lokal për hartimin dhe finalizimin e Rregullores për organizimin dhe funksionimin e qendrave për pranim

Projekti: Drejtësia sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë

Vendi: Prishtinë

Raporton tek: Zyrtar/e i/e Projektit

Datë: Korrik – Dhjetor 2024 (10 ditë pune)

Informacione të përgjithshme

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.

TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.

Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:

  • Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
  • Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
  • Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
  • Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.

  II.  Informacione rreth projektit
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë
është duke zbatuar projektin “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.

Në dhjetor të vitit 2023, është aprovuar Ligji për shërbime sociale dhe familjare. Ky ligj rregullon shërbimet sociale dhe familjare për personat në nevojë dhe familjet që janë në nevojë, detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve publike që hartojnë politika dhe ofrojnë shërbime sociale dhe familjare si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Objektivi i shërbimit:

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert lokal i/e cila ka kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për hartimin e aktit nënligjor – “Rregullores për organizimin dhe funksionimin e qendrave për pranim” në përputhje me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe standardet ndërkombëtare. Akti nënligjor rrjedh nga neni 62 (Qendra për Pranim) i Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, i cili përcakton se për përkujdesje për periudhë të shkurtër për fëmijët e braktisur, fëmijët me ç’rregullime në sjellje, personat e rritur me sjellje shoqërore negative, shtatzënat dhe nënat me fëmijë deri në një vit të jetës së fëmijës, të cilëve për shkak të pasigurisë materiale, të çështjes banesore të pazgjidhur, të marrëdhënieve familjare të çrregulluara, dhe të situatave të ngjashme, nevojitet përkujdesi i përkohshëm, si dhe personat e tjerë të cilët kanë nevojë për përkujdesje sociale urgjente, Ministria themelon Qendrën për pranim. Selia e Qendrës për Pranim është në Prishtinë. Në qendrën për pranim kryhet trajtimi diagnostiko-observator, si dhe ofrimi i masave të domosdoshme të mbrojtjes, si dhe aplikimi i masave shëndetësore-higjienike, edukativo-arsimore dhe masat psiko-sociale për plotësimin e nevojave ekzistenciale dhe të nevojave tjera të shfrytëzuesve. Qëndrimi në qendrën pranuese mund të zgjasë deri në pesëmbëdhjetë (15) ditë, ndërsa vetëm në situatat e veçanta mund të zgjasë deri në tridhjetë (30) ditë, nëse procedura e gjetjes së formës adekuate të përkujdesjes e kërkon këtë. Organizimi dhe fushëveprimi i Qendrës për Pranim rregullohet me akt nënligjor të propozuar nga Ministria dhe të miratuar nga Qeveria.
Grupi punues është themeluar me vendim nga Ministria e Drejtësisë ndërsa eksperti/ja i/e angazhuar do të jetë përgjegjës që në koordinim me kryesuesin dhe anëtarët e grupit punues të hartojë dhe finalizoj draftin e rregullores derisa të jetë e gatshme për aprovim nga Qeveria.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

  I.  Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.

  II.  Përgjegjësitë:

Në bashkëpunim të ngushtë me grupin punues, eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Hartimi i draftit të parë të aktit nënligjor – Rregullores për organizimin dhe funksionimin e qendrave për pranim.
  • Dorëzimin e draftit tek grupi punues i themeluar zyrtarisht për t’u përdorur si bazë për diskutim gjatë procesit të zhvillimit të rregullores;
  • Angazhimin e plotë dhe proaktiv në bashkëpunim me grupin punues të themeluar sipas vendimit të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë;
    Mbështetjen e kryesuesit të Grupit Punues në lehtësimin e punëtorive;
  • Pasqyrimin e komenteve të konsultimeve në përmbajtjen e rregullores.
  • Njoftojnë dhe raportojnë lidhur me punën e realizuar tek Tdh dhe zyrtarët përgjegjës nga Ministria e Drejtësisë;
  • Mbajtjen e qasjes neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit;
  • Kryerjen e detyrave duke respektuar statutin e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për mbrojtjen e fëmijëve.

   III.  Koha

Detyra është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji korrik 2024 deri në dhjetor 2024.

Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, Ministrisë së Drejtësisë dhe Terre de hommes.

   IV.  Kriteret e Përzgjedhjes

  • Diplomë universitare në drejtësi, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjajshme.
  • Së paku 5 vite përvojë pune në draftimin e akteve nënligjore, udhëzimeve administrative, rregulloreve dhe protokolleve të punës në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme analitike dhe konceptuale;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe komunikim;
  • Duhet të ketë njohuri të mira për sistemin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve;
  • Të ketë njohuri të mira për sistemin e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Të ketë përvojë dhe punë të dëshmuar me institucione nga sektori shoqëror dhe organizata që ofrojnë shërbime sociale;
  • Duhet te ketë përvojë të dëshmuar të bashkëpunimit efektiv me institucionet publike në nivelin qendror dhe lokal, ofruesit e shërbimeve publike dhe OJQ-të;
  • Njohuri të thella të legjislacionit të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimeve sociale e familjare.
  • Përvojë në udhëheqjen e grupeve punuese dhe konsultimeve me përfaqësues të institucioneve,OJQ-ve dhe bashkëpuntorëve të tjerë.
  • Aftësi të shkëlqyra të të shkruarit dhe materiale të publikuara.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim;
  • Njohja e kontekstit në Kosovë dhe Rajon dhe përvoja praktike e punës në vend është një avantazh i fuqishëm.

Si të aplikoni? 

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze; 
  • Një letër të interesimit 
  • Metodologjinë e punës
  • Ofertën financiare neto

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 11.06.2024 deri më 24.06.2024 në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert/e për hartimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e qendrave për pranim” në subjekt të emailit. 

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit  dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TERMS OF REFERENCE

Local expert to develop and finalize the Regulation on the organization and scope of the Reception Center

Project: Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo

Place: Prishtina

Reports to: Program/Project Officer

Date: July – December 2024 (10 working days)

  I. Background Information
Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova
(hereafter TdhK) is a Non-Governmental Organisation working consistently on strengthening the national and local child protection system, to ensure qualitative delivery of services including inclusion of socially marginalized groups. Areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children, their family, and communities to empowerment of local, regional, to strengthening national level policies and institutions, with a view of delivering child-sensitive services through adequate structures, policies, standards, budgeting and procedures.

TdhK has three main programs of interventions: 1) Child Protection 2) Migration and Anti-Trafficking and 3) Juvenile Justice.

At the same time, TdhK through its programs supports institutions in strengthening the child protection system through:

  1. Engagement in policy interventions and/or dialogue with Ministries, Parliament Committees, Academic Institutions and other important actors;
  2. Supporting the efforts to implement the Child Protection Law and the Juvenile Justice Code, through the drafting of all by-laws and relevant documents derived from them;
  3. Supporting the capacities of the structures within the national child protection system and
  4. Piloting new social service policies with a view of lesson learning and/or replication.

II. General information about the project

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova is implementing the project “Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo” in partnership with the organization Voice of Roma, Ashkali and Egyptian communities (VoRAE) and Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

The Consortium’s overall goal and vision is for – a truly multi-ethnic and multi-cultural society in Kosovo, where Roma, Ashkali and Egyptian people are treated as equals by the state and society, with access to the same opportunities as everyone else, and where Roma, Ashkali and Egyptian people know their rights and their societal responsibilities.

Through a range of advocacy actions, the Consortium has influenced important Government policy frameworks and generated decisions that advanced the social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptian communities. By mobilising stakeholders at local and national level, the Consortium successfully created the necessary synergy to scale-up and advance the policy and institutional mainstreaming of interventions that were already tested and successfully implemented.

The Law on Social and Family Services was approved on December 2023. This Law shall regulate social and family services for persons in need and families in need, the duties and responsibilities of public institutions that draft policies and provide social and family services, and the duties and responsibilities of private institutions that provide social and family services.

Objective of the service:

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova (TdhK) will contract a local expert who has the human, ethical, professional and technical capacity to draft a sublegal act- “Regulation on the organization and scope of the Reception Center” in compliance with the Law on Social and Family Services and international standards. The sub-legal act derives from Article 62 (Reception Center) of the Law on Social and Family Services, which stipulates that for short-term care for abandoned children, children with behavioral disorders, adults with negative social behavior, pregnant women, and mothers with children up to one year of the child’s life, who, due to financial insecurity, unresolved housing issue, disordered family relations, and similar situations, need temporary care, as well as other people who need urgent social care, the Ministry establishes the Reception Center. The seat of the Reception Center is in Prishtina. In the Reception Center is performed the diagnostic-observational treatment, and the provision of necessary protection measures, as well as the application of health-hygienic, educational, and psycho-social measures to meet the existential and other needs of users. The stay in the reception center can last up to fifteen (15) days, while only in specific situations it can last up to thirty (30) days, if the procedure of finding the adequate form of care requires it. The organization and scope of the Reception Center is regulated by a sub-legal act proposed by the Ministry and approved by the Government.

The working group has been established by decision of the Ministry of Justice, while the engaged expert will be responsible in coordination with the chairperson and group members to draft and finalize the draft regulation until it is ready for approval by the Government.

JOB DESCRIPTION:

I. Essential Functions of the Consultancy

  • The expert will conduct their duties in respect to the TdhK charter and the TdhK Child Protection Policy.
  • The expert will undertake and perform obligations in the interest of TdhK in all circumstances.
  • The expert will direct their activities and engagements regardless of political, racial or religious convictions.

II. Responsibilities

In close cooperation with the working group, the expert will have the following responsibilities:

  • Drafting the first draft of the sub-legal act – “Regulation on the organization and scope of the reception center.”.
  • Submit and present the draft to the interdisciplinary working group as a basis for discussion during the drafting process of the regulation.
  • Full and proactive engagement in cooperation with the working group established according to the decision issued by the Ministry of Justice.
  • Supporting the head of the working group to facilitate workshops.
  • Reflect the inputs deriving from consultations in the content of the regulation.
  • Inform and report on the work done at Tdh and the responsible officials from the Ministry of Justice.
  • Maintaining a neutral and professional approach throughout the whole process.
  • Perform his/her duties by respecting Tdh statute and the Child Protection Policy.

 

  III.  Timeline

 

The task is foreseen to be completed in up to 10 working days within the period between July 2024 – December 2024.

The dates will be decided with a mutual agreement between the Expert, the Ministry of Justice and Terre de hommes.

   IV. Selection Criteria

  • University degree in law, social sciences or other similar fields.
  • At least 5 years of work experience on drafting bylaws, administrative instructions, regulations and working protocols in the field of social and family services.
  • To have excellent analytical and conceptual skills;
  • To have excellent skills in writing and communication;
  • Should have good knowledge of the children’s rights system and child protection;
  • To have good knowledge of the social and family services system;
  • To have experience and proven work with institutions from the social sector and institucione nga sektori shoqëror dhe organizata që ofrojnë shërbime sociale;
  • Duhet te ketë përvojë të dëshmuar të bashkëpunimit efektiv me institucionet publike në nivelin qendror dhe lokal, ofruesit e shërbimeve publike dhe OJQ-të;
  • Njohuri të thella të legjislacionit të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimeve sociale e familjare.
  • Përvojë në udhëheqjen e grupeve punuese dhe konsultimeve me përfaqësues të institucioneve,OJQ-ve dhe bashkëpuntorëve të tjerë.
  • Aftësi të shkëlqyra të të shkruarit dhe materiale të publikuara.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim;
  • Njohja e kontekstit në Kosovë dhe Rajon dhe përvoja praktike e punës në vend është një avantazh i fuqishëm.

How to apply: 

All qualified applicants are strongly encouraged to apply and to submit the following documents to [email protected]

  • Curriculum Vitae in English 
  • Letter of interest
  • Work methodology
  • Net Financial offer

Application for this service will be open from 11.06.2024 until 24.06.2024 at 17:00 o’clock. Please include “Expert for drafting the regulation on the organization and scope of the Reception Center” in the subject line.

Please note that applications received after the deadline will not be considered. 

Child Safeguarding policy: 

To commit to respect Tdh Risk Management Policies including: Global Code of Conduct, Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General Data Protection Regulation (GDPR).

Due to the high numbers of applications, Tdh is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.