Ekspert lokal/Kompani për kryerjen e hulumtimit të nevojave për shërbime sociale
Data e publikimit
25-11-2024
Data e perfundimit
05-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
TERMAT E REFERENCËS
Ekspert lokal/Kompani për kryerjen e hulumtimit të nevojave për shërbime sociale në komunën e Prishtinës
Projekti: Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë
Vendi: Prishtinë, Kosovë
Raporton tek: Menaxheri i Programit/Zyrtari i Projektit
Data: Nëntor 2024 – Janar 2025 (15 ditë pune)
INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Terre des hommes Laussane në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: TdhK), është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 15 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së TdhK ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.
TdhK Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia për të Miturit.
Tdh Kosova përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes: a) angazhimit në ndërhyrje të politikave dhe/ose dialog me Ministrat, Komisionet e Parlamentit, Akademinë dhe akterë të tjerë të rëndësishëm; b) duke mbështetur përpjekjet për të funksionalizuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodin e Drejtësisë për të Miturit, përmes hartimit të të gjitha akteve nënligjore që rrjedhin prej tyre (Udhëzim për masat e identifikimit, raportimit, referimit dhe hetimit të dhunës, neglizhimit dhe abuzimit të fëmijëve; Shtëpitë e Mbrojtjes së Fëmijëve; Tryeza Multidisiplinare për Menaxhimin e Rasteve; Mosha minimale për punësimin e fëmijës/Parandalimi dhe Ndalimi i Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve dhe Masat ndaj faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe atyre që dëmtojnë një fëmijë si dhe Udhëzimet dhe Instrumentet e Monitorimit që rrjedhin prej tyre; c) Mbështetjes së kapaciteteve të strukturave në kuadër të sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe d) Pilotimit të politikave të reja të shërbimit social.
INFORMACION I PËRGJITHSHËM RRETH PROJEKTIT
Fondacioni Terre des hommes “Lausanne”, në Kosovë është duke zbatuar projektin “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Sëiss Church Aid (HEKS/EPER).
Qëllimi i përgjithshëm i projektit dhe vizioni është një shoqëri multi-etnike dhe multi-kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalit dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.
Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në kornizat e rëndësishme të politikave të Qeverisë dhe ka gjeneruar vendime që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar palët e interesuara në nivel lokal dhe kombëtar, Konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të ndërhyrjeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë.
Një nga objektivat e projektit është forcimi i sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve duke mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve.
Në këtë aspekt, në 2019, në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ky ligj paraqet një arritje të rëndësishme në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duke vendosur bazën ligjore për garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, shfrytëzimit, neglizhencës apo forma të tjera që rrezikojnë jetën, sigurinë, shëndetin, arsimimin e tyre, dhe zhvillimit. Në këtë mënyrë, ky ligj kërkon që institucionet dhe palët e interesuara të ndërmarrin veprime konkrete për funksionalizimin e ligjit dhe zbatimin e dispozitave të tij.
OBJEKTIVI I SHËRBIMIT
Fondacioni Terre des hommes “Lausanne”, në Kosovë do të do të kontraktojë një ekspert vendor i cili ka kapacitetin njerëzor, etik, profesional dhe teknik për të kryer një hulumtim dhe vlerësim të nevojave për shërbime sociale, në Prishtinë.
Ky vlerësim i plotë i nevojave të shërbimeve sociale, do të identifikojë mangësitë ekzistuese të shërbimeve, duke hartuar burimet e disponueshme dhe duke rekomanduar strategji për forcimin dhe zgjerimin e ofrimit të shërbimeve. Ky vlerësim do të ndihmojë në drejtimin e komunës dhe akterëve të tjerë relevantë, në përafrimin e shërbimeve të saj me nevojat e komunitetit dhe optimizimin e shpërndarjes së burimeve.
Objektivi kryesor i kësaj konsulence është të vlerësojë gjendjen aktuale të shërbimeve sociale brenda Komunës së Prishtinës, të identifikojë boshllëqet kritike dhe të ofrojë rekomandime të bazuara në të dhëna për përmirësimin e cilësisë së shërbimit, qasshmërisë dhe qëndrueshmërisë. Vlerësimi do të fokusohet në shërbimet publike dhe të ofruara nga shoqëria civile për të krijuar një pasqyrë gjithëpërfshirëse të ofrimit të shërbimeve sociale.
Objektivat kryesore të këtij vlerësimi janë:
- Të identifikojë nevojat kryesore për shërbime sociale brenda komuniteteve të ndryshme të Prishtinës.
- Të vlerësojë efektivitetin dhe shtrirjen e shërbimeve sociale ekzistuese.
- Të analizojë burimet aktuale, infrastrukturën dhe kapacitetin njerëzor të ofruesve të shërbimeve sociale.
- Të zhvillohen rekomandime të zbatueshme për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale, veçanërisht duke u fokusuar në kapacitetin e Qendrave për Punë Sociale (QPS) dhe OJQ-ve për të përmbushur nevojat e identifikuara.
PËRSHKRIMI I PUNËS
Funksionet thelbësore të shërbimit
- Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
- Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
- Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK-në dhe Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, eksperti do të ketë këto përgjegjësi:
- Të kryejë një rishikim të plotë të legjislacionit ekzistues, udhëzimeve, politikave, literaturës, rekomandimeve dhe praktikave në lidhje me shërbimet e ofruara nga Qendra për Punë Sociale, me fokus në komunën e Prishtinës;
- Të hartojë një metodologji kërkimore gjithëpërfshirëse dhe të detajuar që kombinon teknikat cilësore dhe sasiore të mbledhjes së të dhënave.
- Të krijojë udhëzues intervistash gjysmë të strukturuara për angazhimin e palëve të interesuara, duke përfshirë përfaqësuesit e komunitetit, OJQ-të, stafin komunal dhe përdoruesit e shërbimeve sociale.
- Të kryejë intervista me palët kryesore të interesit, duke përfshirë autoritetet komunale, ofruesit e shërbimeve sociale, përfaqësuesit e QPS-ve dhe OJQ-të e përfshira në ofrimin e shërbimeve sociale.
- Të vlerësojë kapacitetin aktual, burimet dhe infrastrukturën në dispozicion të QPS-ve dhe OJQ-ve për të identifikuar boshllëqet specifike në personel, financim dhe burime operacionale.
- Të zhvillojë rekomandimet dhe konkluzione të përgjithshme bazuar në rezultatet e këtij hulumtimi;
- Të hartojë një raport gjithëpërfshirës që paraqet në mënyrë të qartë dhe koncize të dhënat e mbledhura, analizat, gjetjet dhe përfundimet;
- Të dorëzojë dhe të prezantojë draft raportin në TdhK dhe Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, si bazë për diskutim gjatë procesit të hartimit për ta shqyrtuar dhe komentuar atë;
- Të prezantojë raportin përfundimtar dhe gjetjet palëve të interesit;
- Angazhim i plotë dhe proaktiv në bashkëpunim me TdhK-në dhe Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për punë Sociale, në Komunën e Prishtinës;
- Të mbajë një qasje neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit;
- Të respektojë afatet dhe planin e punës të dakorduar;
- Të kryejë detyrat në përputhje me Statutin e TdhK-së dhe Politikën për Mbrojtjen e Fëmijëve;
- Të hartojë raportin në gjuhën shqipe;
Afati kohor
Angazhimi është paraparë të kryhet deri në 15 ditë pune brenda periudhës nëntor 2024 – janar 2025.
* Datat do të vendosen me marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet Ekspertit, Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale, në Komunën e Prishtinës, dhe Terre des hommes në Kosovë.
Kriteret e Përzgjedhjes
- Diplomë universitare në një fushë përkatëse si mbrojtja e fëmijëve, puna sociale, politika publike, shkencat sociale ose një fushë e ngjashme.
- Përvojë e fortë e dëshmuar në fushën e punës sociale, shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve ose fusha të ngjashme. Përvoja e mëparshme në shërbimet sociale dhe/ose analizën e sistemeve të mbrojtjes së fëmijëve konsiderohet një aset i fortë;
- Njohja me kornizat ligjore dhe të politikave që rregullojnë mbrojtjen e fëmijëve, shërbimet sociale dhe familjare, praktikat e punës sociale dhe rolin e QPS-ve në Kosovë është thelbësore;
- Është e dëshirueshme njohja me standardet dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve;
- Njohja me proceset e sektorit publik është shumë e dëshirueshme;
- Përvojë pune në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe aftësi për të adresuar sfidat e mundshme në këtë fushë;
- Aftësia për t’u angazhuar me një sërë palësh të interesuara, duke përfshirë institucionet qeveritare, punëtorët socialë, OJQ-të dhe anëtarët e komunitetit, për të mbledhur njohuri dhe komente;
- Aftësi e dëshmuar për të menaxhuar projekte komplekse, duke përfshirë kryerjen e vlerësimeve të nevojave, koordinimin dhe udhëheqjen e seminareve me përfaqësues institucionalë dhe OJQ, dhe sigurimin e ofrimit në kohë të rezultateve me cilësi të lartë;
- Përvojë në punë të pavarur dhe aftësi për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse;
- Aftësi të shkëlqyera kërkimore, analitike dhe shkrimore;
- Aftësi të shkëlqyera koordinuese dhe komunikuese;
- Aftësi të shkëlqyera organizative.
SI TË APLIKONI:
Të gjithë aplikantët e kualifikuar inkurajohen fuqimisht të aplikojnë dhe të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme: [email protected]:
- Propozimi teknik dhe financiar
- Curriculum Vitae (CV) në gjuhën angleze për ekspertët individë;
- Certifikata e biznesit (nëse është e aplikueshme);
- Letër e motivimit;
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 25/11/2024 deri më 05/12/2024, në orën 17:00. Ju lutemi përfshini “Ekspert lokal/Kompani për kryerjen e hulumtimit të nevojave për shërbime sociale në komunën e Prishtinës” në subjekt.
Ju lutemi vini re se aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Politikat e Menaxhimit të Rrezikut të TdhK-së duke përfshirë Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet ndaj Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve, Anti-Mashtrim/Korrupsion, Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Rregullorës së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, TdhK nuk është në gjendje t’i përgjigjet secilit individualisht. Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E PROPOZIMIT TEKNIK
Propozimi Teknik duhet të ofrojë një përcaktim të drejtpërdrejtë, konciz të mënyrës se si Ofertuesi synon të zbatojë dhe plotësojë kërkesat e përshkruara në këtë thirrje. Asnjë informacion mbi çmimin kontraktual nuk duhet të përfshihet në propozimin teknik të Ofertuesit, në mënyrë që ai të vlerësohet në mënyrë rigoroze për meritat e tij teknike.
Propozimet teknike do të kufizohen në 15 faqe në total. Propozimet me mbi 15 faqe nuk do të lexohen apo vlerësohen. Kufizimet e faqes për secilën nënpjesë të Propozimit Teknik tregohen më poshtë. Informacioni i detajuar duhet të paraqitet vetëm kur kërkohet nga udhëzimet specifike të thirrjes. CV-të e personelit kyç, ndarësit dhe formularët e raportit të performancës së kaluar nuk përfshihen në kufizimin e faqeve. Asnjë material nuk mund të përfshihet në propozim me referencë, bashkëngjitje, shtojcë, etj. për të anashkaluar kufizimin e faqes.
Propozimet teknike do të shkruhen në gjuhën angleze.
Propozimi teknik duhet të përfshijë:
Qasjen teknike (deri në 15 faqe)
Ofertuesi duhet të demonstrojë të kuptuarit, aftësinë dhe qasjen e tij të përgjithshme për përmbushjen e kërkesave të përshkruara në ToR. Qasja Teknike duhet të përfshijë:
- Propozimi duhet të përmbajë një qasje vlerësimi të sugjeruar nga Ofertuesi, e cila bazohet në kuptimin e kërkesave nga ana e tyre. Kjo qasje duhet të mbulojë elementët e mëposhtëm: një plan nisjeje për vlerësimin, krijimi i një plani vlerësimi dhe raporti fillestar, mbledhja, pastrimi, analiza dhe prezantimi i gjetjeve dhe të dhënave të vlerësimit.
- Propozimi duhet të përshkruajë mjetet, metodat dhe planin e mostrës të rekomanduara nga ofertuesi për të përmbushur objektivat e vlerësimit.
- Ofertuesi duhet të sugjerojë qasjet përkatëse në lidhje me dizajnin e vlerësimit, metodat e kërkimit, pyetjet shtesë të kërkimit, etj.
- Përshkrimi i detajuar i planeve për kryerjen e vlerësimit, duke përfshirë:
- Rolet dhe përgjegjësitë e anëtarëve individual të ekipit
- Planet për hartimin e vlerësimit
- Planet për zhvillimin e planeve, pyetjeve dhe instrumenteve kërkimore
- Planet për mbledhjen, pastrimin, analizën e të dhënave
- Planet për shkrimin e raporteve dhe dorëzimin e rezultateve kryesore
- Planin e detajuar të vlerësimit.
Përbërja dhe kualifikimet e ekipit (deri në 4 faqe)
Ofertuesi do të identifikojë në format përmbledhës emrat dhe pozicionet e parashikuara të individëve të propozuar për të përmbushur kërkesat e kësaj thirrjeje. Ofertuesi do të tregojë nivelin e përpjekjeve për çdo person të propozuar që do të kryejë punën sipas kontratës. Ofertuesi do të dorëzojë një rezyme të plotë dhe aktuale për çdo punonjës profesionist të propozuar (jo më shumë se 3 faqe secili) i cili do të kryejë punën nëse jepet çmimi. Këto CV duhet të përshkruajnë qartë arsimimin, përvojën dhe kredencialet profesionale të individëve.
Kontraktori pritet të ketë një ekip të përbërë nga individë me përvojë në hartimin dhe metodat e kërkimit, zhvillimin cilësor dhe sasior të mjeteve dhe mbledhjen dhe analizën e të dhënave; si dhe kompetenca teknike në fushën e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, duke përfshirë kornizën ligjore dhe institucionale. Në veçanti, konsulenti i vlerësimit (ose anëtarët kryesorë të ekipit të vlerësimit) do të ketë kualifikimet e mëposhtme:
- Duhet të ketë përvojë të dëshmuar në vlerësimin e shërbimeve sociale dhe sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, duke përfshirë kornizën ligjore dhe institucionale (të nevojshme) dhe të ketë një diplomë të akredituar në studime zhvillimore, ekonomi, monitorim dhe vlerësim, sociologji apo një fushë tjetër të ngjashme. Preferohet diploma e nivelit master, por një diplomë bachelor në kombinim me përvojën përkatëse është gjithashtu e pranueshme.
- Përvoja në kryerjen e vlerësimeve në rajon dhe aftësia për të punuar në ekipe multikulturore janë të dëshirueshme.
- Përvojë në statistika, hartimin e instrumenteve sasiore dhe cilësore, plus mbledhjen dhe analizën e të dhënave.
- Përvojë dhe aftësi e demonstruar në prodhimin e raporteve të vlerësimit me cilësi të lartë, tërheqëse vizualisht me një vëmendje të madhe ndaj vizualizimit të të dhënave dhe grafikimit efektiv të të dhënave të hulumtimit.
- Kërkohet njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze dhe shqipe në të shkruar dhe të folur. Njohja e gjuhës serbe është e dëshirueshme. Aftësi të shkëlqyera të shkrimit dhe prezantimit në anglisht.
Certifikata e biznesit (për kompanitë)
Në përputhje me kërkesat e tenderit/thirrjes, të gjithë ofertuesit janë të lutur të paraqesin një certifikatë biznesi të vlefshme dhe të përditësuar si pjesë e propozimit të tyre. Ky dokument shërben si provë thelbësore e statusit zyrtar të ofertuesit dhe pajtueshmërisë me procedurat e nevojshme rregullatore. Mospërfshirja e certifikatës së biznesit mund të rezultojë në skualifikimin e ofertës. Prandaj, ofertuesve u kërkohet të sigurojnë që certifikata e bashkangjitur është aktuale dhe pasqyron saktë detajet e korporatës së ofertuesit.
Këto lista do t’i bashkëngjiten si aneks Propozimit Teknik, i cili nuk do të llogaritet në kufizimin e faqeve.
UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E PROPOZIMIT FINANCIAR
Ofertuesit i kërkohet të paraqesë një propozim financiar që pasqyron vlerësimet e tyre realiste dhe të arsyeshme për punën siç përshkruhet në qasjen e tyre teknike. Duhet të sigurohet një propozim gjithëpërfshirës i kostos dhe të gjitha të dhënat financiare dhe kostot duhet të mbështeten me detaje të plota dhe të organizohen në një mënyrë që mundëson rishikim të lehtë dhe analizë të kostos.
Propozimi financiar për çdo ditë pune duhet të përfshijë ofertën në shumën e përjashtuar nga TVSH (për kompanitë) dhe shumën neto (për individët) përpara se të llogaritet çdo zbritje tatimore në vendin e origjinës.