www.ofertapune.net Ekspert i Jashtëm për Hartimin e Strategjisë së Veprimit të Caritas Kosova 2025-2030 | PunaIme

Ekspert i Jashtëm për Hartimin e Strategjisë së Veprimit të Caritas Kosova 2025-2030

Kompania

Caritas Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-10-2024

Data e perfundimit

11-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Termat e Referencës (ToR) për Angazhimin e Ekspertit të Jashtëm për Hartimin e Strategjisë së Veprimit të Caritas Kosova 2025-2030

  1. Informacion i Përgjithshëm

Caritas Kosova, është organizatë bamirëse e cila analizon nevojat e njerëzve nevojtar dhe në bazë të kësaj nxit lëvizje dhe iniciativa duke zhvilluar programe dhe projekte për përmirësimin e cilësisë së jetës, zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë ndërtimin e paqes, edukimin dhe kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe të margjinalizuar pavarësisht nga gjinia, raca, kombësia, besimi etj.

Caritas Kosova është duke planifikuar hartimin e Strategjisë së Veprimit për periudhën 2025-2030, me synimin për të orientuar objektivat dhe aktivitetet drejt një impakti më të madh dhe të qëndrueshëm në fushat strategjike ku operon. Kjo strategji e re nuk do të sjellë ndryshime esenciale nga strategjia aktuale (2020-2024), duke ruajtur vazhdimësinë dhe duke ndërtuar mbi rezultatet dhe mësimet e nxjerra deri më tani.

  1. Qëllimi i Angazhimit

Eksperti i jashtëm/facilituesi do të ndihmojë Caritas Kosova në hartimin e Strategjisë së Veprimit 2025-2030, duke siguruar një proces gjithëpërfshirës, të bazuar në të dhëna dhe me pjesëmarrjen e të gjitha palëve kyçe. Qëllimi është përcaktimi i objektivave dhe prioriteteve strategjike për periudhën në fjalë, të cilat do të përfshijnë fusha të rëndësishme si fusha humanitare, përfshirja sociale, kujdesi, punësueshmëria, edukimi, emergjencat, etj.

  1. Qëllimet dhe Objektivat Specifike
  • Konsultimi Strategjik me Bordin: Organizimi i një takimi strategjik me Bordin e Caritas Kosova për të marrë udhëzime dhe përcaktuar drejtimet dhe prioritetet kryesore të strategjisë.
  • Analiza e Performancës së Strategjisë së Mëparshme (2020-2024): Vlerësimi i rezultateve të arritura, duke identifikuar pikat e forta dhe sfidat kryesore, si dhe mësimet e nxjerra që mund të shfrytëzohen në strategjinë e re.
  • Vlerësimi i Nevojave të Komunitetit: Analizimi i nevojave aktuale të përfituesve dhe komunitetit për të përcaktuar prioritetet strategjike të reja.
  • Analiza e Kapaciteteve të Brendshme: Vlerësimi i kapaciteteve aktuale njerëzore, financiare dhe infrastrukturore të organizatës, për të identifikuar fushat që mund të kërkojnë përmirësim ose zhvillim të mëtejshëm.
  • Lehtësimi/Facilitimi i Punëtorive dhe Takimeve me Grupin Punues të Caritas Kosova: Organizimi i takimeve/punëtorive për përfshirjen e grupit punues të përbërë nga rreth 15 persona të Caritas Kosova për diskutime mbi përparësitë dhe objektivat strategjike.
  • Draftimi dhe Konsultimi për Strategjinë 2025-2030: Përgatitja e draftit të strategjisë së re dhe lehtësimi i procesit të konsultimeve të mëtejshme për të përfunduar dokumentin përfundimtar.
  1. Detyrat Kryesore të Ekspertit
  • Planifikimi dhe Përgatitja Fillestare: Hartimi i planit të punës dhe përgatitja e një kornize analitike për procesin e hartimit të strategjisë.
  • Konsultimi me Bordin e Caritas Kosova: Facilitohet një takim strategjik fillestar me Bordin për të marrë udhëzimet kryesore dhe për të përcaktuar drejtimin e strategjisë së re.
  • Analiza e Strategjisë Aktuale dhe Vlerësimi i Nevojave: Mbledhja e të dhënave për të vlerësuar performancën e strategjisë së kaluar dhe identifikimi i nevojave dhe sfidave të reja në komunitet.
  • Lehtësimi i Punëtorive me Grupin Punues të Caritas Kosova: Organizimi dhe drejtimi i punëtorive me grupin punues, për të diskutuar orientimet strategjike, prioritetet dhe objektivat e organizatës.
  • Draftimi i Strategjisë së Re: Hartimi i draftit të parë të strategjisë duke integruar të gjitha inputet nga analizat dhe punëtoritë.
  • Rishikimi dhe Konsultimi Final: Organizimi i një konsultimi për draftin përfundimtar me grupin punues për përmbylljen e strategjisë.
  • Finalizimi dhe Përgatitja e Dokumentit Përfundimtar: Përgatitja e versionit përfundimtar të strategjisë për periudhën 2025-2030.
  1. Kualifikimet e Kërkuara
  • Eksperiencë: Minimumi 5 vite përvojë në hartimin e strategjive për organizata joqeveritare ose institucione të ngjashme.
  • Aftësi të Forta Analitike dhe të Lehtësimit/Facilitimit: Aftësi të shkëlqyera për të analizuar të dhëna dhe për të drejtuar punëtori e takime me grupe të ndryshme.
  • Njohuri për sektorët humanitar, social, shëndetësor, të punësueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimor dhe të emergjencave, etj. si dhe për kornizën ligjore të OJQ-ve, trendet dhe akterët relevantë.
  1. Planifikimi i Kohës së Angazhimit

Takimet dhe punëtoritë organizohen në ambientet e Caritas Kosova, në koordinim të ngushtë me menaxhmentin e organizatës.

  1. Afati i Dorëzimit të Dokumenteve

Afati i dorëzimit për draftin final të strategjisë është 3 muaj nga data e fillimit të kontratës.

  1. Mënyra e Aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:

  • CV-në,
  • Një letër motivuese,
  • Një plan pune paraprak që përshkruan metodologjinë dhe qasjen për këtë angazhim së bashku me ofertën financiare dhe numrin e ditëve të punës.

Kandidatët kanë gjithashtu mundësinë të parashtrojnë pyetje për sqarime rreth këtij angazhimi përpara afatit të fundit për aplikim, deri më 08.11.2024. Për më shumë informata rreth punës së Caritas Kosova vizitoni: www.caritaskosova.org

Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën: [email protected] deri më 11.11.2024.