www.ofertapune.net Ekspert/e për zhvillimin e materialit | PunaIme

Ekspert/e për zhvillimin e materialit

Kompania

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01/07/2020

Data e perfundimit

13-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

KËRKESË PËR OFERTË 

  • Organizata: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në Kosovë (ANF)
  • Tipi i shërbimit të kërkuar: Ekspert/e për zhvillimin e materialit për parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së infeksioneve dhe respektimin e masave mbrojtëse në punë.
  • Data e dorëzimit final: 31 Korrik 2020

INFORMACION MBI AKSIONIN PËR NËNA DHE FËMIJË 

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë  është fondacion jo profitabil me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e fëmijës dhe përmirësojë kujdesin shëndetësor ndaj nënës në Republikën e Kosovës duke zhvilluar kështu sisteme më cilësore të kujdesit ndaj nënës shtatzënë dhe fëmijës së saj.

Është themeluar në 2009-tën si Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha, dhe zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga Maji i 2013-tës. Bërthama e krijimit të këtij fondacioni joprofitabil buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuara nga USAID, e që u implementuan nga Doctors of the Ëorld, AIHA, AmeriCares, Dartmouth Medical School dhe shumë kolegë në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përfaqëson fondacionin për zhvillimin e programeve shëndetësore në klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjat e lindura para kohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë nga leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera).

AMC është në kërkim të angazhimit të një Ekspert/e i cili do të zhvilloj/krijoj material për trajnimin e profesionistët shëndetësor lidhur me parandalimin dhe menaxhimin e përhapjesë së infeksioneve dhe respektimin e masave mbrojtëse në punë, që organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemit shëndetësor dhe përmirësimi i gjendjes së ushqyeshmërisë në fëmijërinë e hershme dhe fëmijët në moshë shkollore” mbështetur nga UNICEF Kosovo Programme.

PROGRAMI I VIZITAVE NË SHTËPI

Vizitat në shtëpi për shtatzënat dhe fëmijët deri në tre vjet është program i Ministrisë së Shëndetësisë i cili në mbështetje nga zyra e UNICEF në Kosovë, synon ofrimin e shërbimeve shtëpiake në komunat e Kosovës si një qasje për të përmirësuar më tej shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ndërtuar besimin mes infermierëve/punonjësve socialë dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare. Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve të të posalindurit, duke përfshirë shenja të sëmundjeve dhe në të njëjtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinim me kohë dhe të plotë, ne kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të fëmijës. Me programin e vizitës në shtëpi, qëllimi ynë i përgjithshëm është rritja e njohurive të stafit mjekësor, grave shtatzëna dhe nënave të reja në kujdesin antenatal, kujdesit pas lindjes, depresionit pas lindjes, zhvillimi i fëmijës së moshë të hershme (0-3 vjeç), roli i partnerëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes për të ofruar mbështetje, zgjerimin dhe fuqizimin e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë Kosovën përmes programeve të trajnimit dhe angazhimit në aktivitetet arsimore .

PËRGJEGJËSITË

  • Zhvilloj materialin për parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së infeksioneve dhe respektimin e masave mbrojtëse në punë;
  • Mbaj trajnim për personelin shëndetësor për parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe respektimin e masave mbrojtëse në punë.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Diplomë apo certifikime në fushat relevante-Shëndet Publik;
  • Përvojë pune në fushën e zhvillimit të materialeve dhe trajnimeve;

Për të aplikuar dërgoni CV dhe ofertën financiare deri me datë 13/07/2020 në [email protected]