www.ofertapune.net Ekspert/ë për të zhvilluar një Instrument vëzhgimi | PunaIme

Ekspert/ë për të zhvilluar një Instrument vëzhgimi

Kompania

Save The Children

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01/06/2020

Data e perfundimit

15-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Ekspert/ë për të zhvilluar një Instrument vëzhgimi për fëmijët e moshave 0-3 vjeç 

Historiku 

Save the Children në Kosovë (SCiK) në fushën e arsimit, fokusohet në zhvillimin e kujdesit bazë në fëmijëri të hershme dhe në arsimin bazë. Deri më sot, SCiK ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar aspekte të ndryshme të sistemit të arsimit në Kosovë, fillimisht në cilësinë e praktikave gjithëpërfshirëse në institucione parashkollore, parafillore dhe fillore, dhe është një avokat i fuqishëm për promovimi e Zhvillimit dhe Kujdesit në Fëmijëri të Hershme (KZhFH) në një aspekt më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës. SCiK punon me autoritetet qendrore dhe komunale në promovimin e integrimit të shërbimeve që ofrohen nga departamente të ndryshme (arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale) dhe në stimulimin e pjesëmarrjes aktive të prindërve dhe komuniteteve për të siguruar zotërim dhe qëndrueshmëri lokale.

Informata të përgjithshme për projektin

“Zgjerimi i kujdesit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme me bazë komunitet në Kosovë”është një projekt i financuar nga Save the Children Itali. Objektiva specifike e këtij projekti është përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore KZhFH që fuqizojnë zhvillimin gjithëpërfshirës të vajzave dhe djemve të moshës 0-6 vjeç përmes qendrave KZHFH me bazë në komunitet në zonat rurale dhe për të mbështetur institucionet parashkollore. Ai implementohet në Prizren, Pejë, Klina, Junik, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë e jugut, Gjilan dhe Prishtinë.

Objektiva

Save the Children dhe Ministria e Arsimit po kërkojnë të identifikojnë ekspert/ë për të zhvilluar një Instrument Vëzhgimi për fëmijët e moshave 0-3 vjeç bazuar në fushat e zhvillimit dhe në standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme

Eksperti do të jetë në komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me Divizionin e Edukimit të Fëmijërisë së Hershme (MASHTI) në mënyrë që të zhvillojë instrumentin e vëzhgimit në përputhje me nevojat dhe kërkesat nacionale.

Detyrat, përgjegjësitë dhe afatet kohore

Dhjetë (10) ditë pune gjatë periudhës kohore nga 19 qershori deri më 24 korrik 2020.

Detyra | Ditë pune | Afati kohor

Zhvillimi i Instrumentit të Vëzhgimit për fëmijët e moshave 0-3 vjeç bazuar në fushat e zhvillimit dhe standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, si dhe në Instrumentin aktual të Vëzhgimit të moshave 3-6 vjeç, të hartuar dhe aprovuar nga MESTI. 10 24 korrik 2020

Total numri i ditëve: 10

Pagesa

SCiK do ta paguajë ofruesin e shërbimeve me një tarifë bruto ditore, prej së cilës do të zbritet tatimi në të ardhura dhe kontributi pensional, në bazë të Ligjit të Kosovës.

SCiK do ta bëjë pagesën përmes transferit bankar në llogarinë bankare të ofruesit të shërbimeve brenda shtatë (7) ditësh pune pas pranimit të faturës dhe orarit të angazhimit.

 Profili i ekspertit

  • Të jetë ekspert i fushës së kujdesit, zhvillimit dhe edukimit gjatë fëmijërisë së hershme dhe të kuptojë rëndësinë e e investimit në KZHFH, ndikimin e saj afatshkurtër dhe afatgjatë në jetën e fëmijëve, të komuniteteve dhe të shoqërisë në përgjithësi;
  • Të kuptojë mirë kontekstin kosovar dhe në veçanti ofrimin e arsimit parashkollor dhe parafillor dhe të shërbimeve të tjera;
  • Njohuri të mira për ligjet aktuale, udhëzimet administrative dhe praktikat e Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit në këtë fushë.

Procesi i aplikimit

Kandidatët e nominuar luten të dërgojnë dokumentet e listuara më poshtë, jo më vonë se 15.06.2020 në ora 16:00 në [email protected].

  1. Propozimi financiar, duke përfshirë ofertën në vlerë bruto (para çfarëdo zbritjeje ligjore) për secilën ditë pune.
  2. Curriculum Vitae.