www.ofertapune.net Ekspert/e për Komunikim dhe Vizibilitet | PunaIme

Ekspert/e për Komunikim dhe Vizibilitet

Kompania

IRZ

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17/11/2020

Data e perfundimit

27-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Termat e Referencës (TR) për angazhim të përkohshëm Ekspert i përkohshëm për Komunikim dhe Vizibilitet 

1. Përshkrim i Projektit

Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) në cilësinë e kontraktuesit drejtues së bashku me partnerët e projektit Qendra për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC, Holandë) dhe Ministria e Drejtësisë e Kroacisë, u është dhënë për zbatim Granti i BE-së “Bashkimi Evropian/Programi i Sektorit të Drejtësisë në Kosovë”.

Qëllimi i përgjithshëm i Grantit të BE-së “Bashkimi Evropian/Programi i Sektorit të Drejtësisë në Kosovë” (në tekstin e mëtejmë: Projekti) është reformimi i sistemit të drejtësisë në pajtim me standardet evropiane dhe ato ndërkombëtare.

Projekti duhet të arrijë rezultatet e mëposhtme:

  • Forcimin e kapaciteteve dhe koordinimin ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë në përputhje me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Strategjinë që po zhvillohet
  • Forcimin e pavarësisë, paanësisë, llogaridhënies, profesionalizmit, cilësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit
  • Përmirësimin e konsolidimit dhe harmonizimit të mëtejshëm të kornizës ligjore dhe institucionale me legjislacionin evropian, standardet, praktikat dhe zbatimin i ligjeve
  • Përmirësimin e qasjes në drejtësi, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorshme ose të margjinalizuara.

Në përgjithësi, informacioni, vizibiliteti dhe komunikimi luajnë një rol të rëndësishëm në të bërit e BE-së më transparente dhe të qasshme, si për qytetarët brenda vendeve anëtare ashtu edhe për vendet kandidate të BE-së. Rëndësia e zhvillimit të një kulture të fortë komunikimi dhe përmirësimi i teknikave dhe rrjeteve të komunikimit për ta sjellë BE-në më pranë qytetarëve është theksuar gjithnjë e më shumë kohët e fundit. Për të arritur një gjë të tillë, është thelbësore që të bëhet promovimi i praktikave më të mira dhe rezultateve reale posaçërisht të projekteve në zbatim të cilat financohen nga BE-ja.

Në një projekt të gjithanshëm dhe kompleks si ky me anë të së cilit mbulohen disa sektorë, zbatimi i aktiviteteve të projektit në përputhje dhe në linjë me mesazhet dhe mjetet e duhura të komunikimit është i një rëndësie parësore.

Mesazhet dhe mjetet që do të përdoren gjatë projektit duhet të sigurojnë që informacioni tematik të komunikohet në mënyrë efektive dhe të përshtatshme me grupet përkatëse të synuara. Prandaj, qëllimi kryesor është të informohen përfituesit kryesor, palët e interesit, grupet e synuara dhe publiku i gjerë me saktësinë më të madhe të mundshme në lidhje me objektivat dhe rezultatet e projektit dhe ndikimin e tij.

Kjo punë do të plotësohet me anë të një rishikimi të linjave të brendshme të komunikimit të projektit, si dhe atyre me palët e jashtme të interesit.

2. Përshkrimi i detyrave

Qëllimi specifik

Qëllimi specifik i këtij angazhimi është që të sigurohet komunikimi dhe informimi në lidhje me vizibilitetin e aktiviteteve të projektit në pajtim me “Udhëzuesin e BE-së për Komunikim dhe Vizibilitet të Zyrës së BE-së në Kosovë”.

Shërbimet e kërkuara

Eksperti i përkohshëm për komunikim dhe vizibilitet do të ofrojë shërbimet në vijim:

Zhvillimi i një Plani të Komunikimit dhe Vizibilitetit (PKV) në përputhje me “Udhëzimet e BE-së për Komunikim dhe Vizibilitet të Zyrës së BE-së në Kosovë” dhe dokumenteve të tjera përkatëse. Ai/ajo do të japë rekomandime për:

  • kanalet e mundshme të komunikimit dhe mjetet e vizibilitetit që do të përdoren nga projekti;
  • materiale për shikueshmëri për të siguruar që komunikimi i projektit është në përputhje me Udhëzimet e BE-së për

Ju lutemi vini re se ky dokument do të hartohet me një fokus të veçantë në sfidat e paraqitura nga pandemia aktuale Covid-19!

  • Në pajtim me planin e komunikimit dhe vizibilitetit, do të përgatisë rekomandime për implementim të lehtë të planit, siç është (lista jo shteruese):
    • Elaborimi dhe përditësimi i Webfaqes, profilit të LinkedIn dhe/apo profileve të rrjeteve sociale;
    • Elaborimi i dizajnit dhe organizimi i aranzhimeve për prodhimin e materialeve për vizibilitet të projektit;
  • Hartimi i linjave të brendshme të Projektit për komunikim
  • Hartimi i linjave të jashtme të komunikimit: (1) Projekt – Palë të interesit, (2) Projekt – Donator, (3) Projekt – Media (dhe publikun e gjerë) dhe të tjerë.

Për më tepër, eksperti do të mbështesë në implementimin e këtyre dokumenteve të politikave dhe do të ndërmarrë aktivitetet mbështetëse siç kërkohet.

Rezultatet

Rezultatet e Ekspertit të Përkohshëm të Specializuar do të jenë si në vijim:

  • Hartimi i Planit për Komunikim dhe Vizibilitet (PKV) në pajtim me “Udhëzuesin e BE-së për komunikim dhe vizibilitet të Zyrës së BE-së në Kosovë”
  • Rekomandimet për implementim të PKV-së
  • Hartimi i linjave të brendshme të Projektit për komunikim
  • Hartimi i linjave të jashtme të komunikimit: (1) Projekt – Palë të interesit, (2) Projekt – Donator, (3) Projekt – Media (dhe publikun e gjerë) dhe të tjerë.

Raportimi

Eksperti do të ofrojë një raport pune jo më vonë se një (1) javë pas përfundimit të detyrave të dhëna sipas këtij përshkrimi, në bazë të formës së ofruar nga Projekti. Ky raport do të përfshijë një përshkrim të të gjitha aktiviteteve dhe rezultateve të arritura në kontekst së detyrave të përcaktuara për Ekspertin.

Të dhënat

  • Numri i ditëve të punës: 20 ditë pune
  • Periudha e angazhimit: 1 dhjetor 2020 – 1 shkurt 2021

Profili i Ekspertit

Kualifikimi dhe përvoja profesionale:

  • Kualifikim përkatës universitare, mundësisht në fusha që lidhen me marrëdhëniet me publikun, politikat dhe praktikat e komunikimit;
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike, ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Aftësi të larta në gjuhën angleze
  • Njohuri kompjuterike (aplikacionet MS Office).

Përvoja e përgjithshme profesionale:

  • Minimumi 7 vite, por preferohet 10 vite përvojë përkatëse profesionale si këshilltar i një organi të sektorit publik ose privat;
  • Të paktën 5 vite përvojë në fushën e kërkuar të ekspertizës (d.m.th. në fushën e komunikimit dhe vizibilitetit)
  • Përvojë në zbatimin e aktiviteteve të komunikimit dhe vizibilitetit brenda projekteve ndërkombëtare për zhvillim

Përvoja specifike profesionale:

  • Përvojë në implementimin e aktiviteteve të komunikimit dhe vizibilitetit brenda projekteve ndërkombëtare për zhvillim, dy prej të cilave duhet të jenë të financuara nga BE-ja.

Procedura për aplikim

Aplikacionet (CV-ja në formatin e BE-së dhe letra motivuese që të dyja në gjuhën angleze) duhet të dorëzohen me e-mail tek znj. Trime Ahmeti- [email protected]. Afati i fundit për aplikim është e premte, datë 27 nëntor 2020.

Ju lutem, në e-mail dhe në letrën tuaj motivuese shkruani numrin e referencës dhe pozitën siç është paraqitur më lart.

Vetëm kandidaten që do të jenë pjesë e listës së ngushtë do të kontaktohen.

Detyrat e punës do të duhet të miratohen paraprakisht nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, nëse nuk ka asnjë kundërshtim nga përfituesit përkatës.

Ju lutemi që për hollësi të mëtejme mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe mënyrës së si Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar i procedon të dhënat e juaja personale, dhe në bazë të cilit ligj të dhënat e juaja janë të mbrojtura, t’i referoheni vegëzës në vijim: https://www.irz.de/index.php/en/data-privacy-notice-en