www.ofertapune.net Ekonomiste, Punëtor në Fabrikë | PunaIme

Ekonomiste, Punëtor në Fabrikë

Kompania

LEONI NPP

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10/06/2020

Data e perfundimit

23-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Leoni Group, shpall konkurs per:

1. Ekonomiste

2. Punëtor në Fabrikë

Detyrat dhe përgjegjësitë për Ekonomiste:

  • Të sigurojë që dokumentet ligjore të organizohen në përputhje me identitetin e insti tucionit dhe të përcillen debit;
  • Të përgadis buxhetin e zyrës qendrore si dhe të bëj konsolidimin e buxhetit qëndror dhe buxheteve të përgaditura të njësive regjionale;
  • Të sigurojë që dokumentet ligjore të rregullohen dhe të mbahen në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale;
  • Të bashkëpunojë me drejtorët financiar dhe administrativ regjional për koordinimin dhe konsolidimin e operacioneve të kompanisë si dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Të mbaj (ruaj) raportet me qarqet zyrtare në lidhje me subjektin;
  • Të bëj konsolidimin e raporteve mujore të aktiviteteve që i pranon nga njësitë regjio nale dhe t’ia prezantoj menaxhmentit;
  • Të sigurojë kryerjen e të gjitha pagesave.

Aftësitë dhe njohuritë:

  • Njohje e mirë e principeve financiare të kompanisë dhe menaxhimit të performancës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese;
  • Aftësi politike dhe prezantuese me kujdes ndaj kërkesave të konfliktit të interesit;
  • Nivel të larte të vetëdijesimit komercial;
  • Të jetë fleksibil/e dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
  • Përkushtim dhe etikë në punë;
  • Njohja e gjuhës angleze.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplomë Bachelor apo Master në menaxhment, ekonomi, financa apo fusha tjera relevante;
  • E dëshirueshme diplomë nga SCAAK, Insituti KAF, apo të ngjashme;
  • Përvojë e dëshmuar në pozita të larta menaxhuese në fushë të njejtë.


Detyrat dhe përgjegjësitë për Punëtor në Fabrikë:

Detyrat e punës

  • Përgjegjës për linjën e prodhimit ose pozitën ku i caktohet në prodhim
  • Të ketë kujdes të veçant gjatë procesit të prodhimit
  • Asiston ose zëvëndëson koleget tjerë sipas nevojës

Kualifikimet

  • Të ketë te perfunduar se paku shkollimin e mesëm
  • Të jetë në gjendje të punojë në grup
  • Të jetë i motivuar dhe i kujdesshëm në detyrat që i caktohen

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV me Fotografi, në subject e cekeni edhe pozitën për të cilën aplikoni, e-mail [email protected] 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur dhe që kanë derguar CV sipas kerkesës tonë ftohen në intervistë.