www.ofertapune.net Ekonomist/e | PunaIme

Ekonomist/e

Kompania

QKMF Prizren

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

27/01/2021

Data e perfundimit

10-02-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë të dt: 15.12.2020, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Shëndetësi-QKMF

  • Titulli i pozitës së punësEkonomist/e
  • Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha e provës 6 muaj)
  • Koeficienti: 7.20
  • Numri i ekzekutuesve: 1 (një)

DETYRAT KRYESORE TE PUNËS:

  • Organizon dhe mbikqyr punën në financa dhe buxhet.
  • Kontrollon zbatimin e rregullave për financa dhe buxhet.
  • Zbaton vendimet e bordit dhe drejtorit në lidhje me financat dhe buxhetin.
  • Kontrollon përdorimin e mjeteve financiare dhe të buxhetit për objektivat për të cilat janë përcaktuar.
  • Studion rregullat lidhur me materialet financiare dhe sqaron referentët.
  • Bashkëpunon me udhëheqësit dhe kontabilistin kryesor; përgatit raporte dhe formularë të tjerë të kërkuar nga sektori.
  • Përgjigjet për raportet dhe formularët e dhënë.

Kushtet:

  • Fakulteti Ekonomik
  • Njohja e punës me kompjuter
  • Përvojë pune profesionale, të paktën 3 vjet

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Atësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
  • Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
  • Njohje e mirë e punës me konpjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet)

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopje e letërnjoftimit
  • Çertifikata e lindjes
  • Dy rekomandime (nese i keni)
  • Diploma e fakultetit (kopje e vërtetuar)
  • Vërtetimin për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST
  • Certifikatën që nuk jeni në hetime (Dëshmia e penalitetit).

Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 27.01.2021 deri më datën 10.02.2021 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit. Aplikimet e dorëzuara pas afatit  të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen. Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Aplikimett e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është I barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi.

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.