Edukatore
Data e publikimit
22/09/2020
Data e perfundimit
05-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.03/L-2l2 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2018 të dt. 13/07/2018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, shpallë këtë:
KONKURS
IP „Ardhmëria” në Drenas.
Një edukatore, me kohë të pacaktuar.
KUSHTET E PUNËSIMIT:
Për të gjitha vëndet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.10 / 2018.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:
- Aplikacioni i punësimit.
- Kopje e dokumentit të identifikimit (letëmjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
- Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
- Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
- Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
- Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.
REKRUTIMI:
Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do të bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA.
VËREJTJE:
Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-s,të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit.
Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentët e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurimit dhe dokumentet shtesë jashtë afatit të dorëzimit në arkiv nuk pranohen.
Apliko këtu