Edukatore për moshën 3-6 vjeç
Kompania
Institucioni Parashkollor Shkronjat
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
25/08/2020
Data e perfundimit
01-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Institucioni Parashkollor OJQ “Shkronjat” – Prishtinë shpall;
KONKURS I JASHTËZAKONSHËM PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Pozita: Edukatore për moshën 3-6 vjeç (vend i lirë)
Orarë i plotë.
- Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kadidateve:
Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 06/2015, neni 3, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm
-Fakulteti i Edukimit –programi parashkollor
-Shkolla e lartë pedagogjike, drejtimi për edukatorë
-Fakulteti filozofik- dega e pedagogjisë
-Fakulteti i shkencave sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve
Përparësi kanë kandidatet që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e arsimit, përkatësisht në atë të edukimit parashkollor.
Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.
Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.
- Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet vëtëm në mënyrë elektronike, duke plotësuar aplikacionin dhe bashkuar dokumentet që dëshmojnë kualifikimin dhe përvojën tuaj në email: [email protected]
Në ‘’Subject’’ ju lutem shenoni: Aplikim për edukatore
Konkursi mbetet i hapur deri me datë 01.09.2020 në ora 17:00
Sqarime shtesë:
Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që
dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara
me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.