Edukator/e, Instruktor/e Elektro
Data e publikimit
19/08/2020
Data e perfundimit
02-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5,Ligjit për Arsimin Parauniversitar neni 35, Udhëzimi nr 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, Udhëzimit Administrativ 10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik , Drejtoria e Arsimit në Pejë shpallë:
KONKURS PËR ZËVENDËSIM
ShFMU”Dëshmorët e Kombit “- Baran
Edukatore në klasën parafillore Pas përfundimit të procedurave të konkursit deri në kthim të Edukatores nga pushimi I lehonisë 20 orë në javë
RISHPALLJE E KONKURSIT
Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Shaban Spahija” në Pejë 1 Instruktor në drejtimin e Elektroteknikës/Elektronikës Në kohë të pacaktuar 40 orë
Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:
- Formulari i aplikimit (merret në Drejtorinë e Arsimit)
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
- Çertifikata e lindjes
- Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh.
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime.
- Dëshmi të përvojës së punës në institucione arsimore (nëse ka).
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr 04/L-032 dhe , Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr 10/2018 dhe UA 05/2015 ) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.
Kriteret e kualifikimit për pozitën e Edukatores janë:
- Fakulteti i Edukimit /programi parashkollor 240 ECTS
- Shkolla e Lartë Pedagogjike-drejtimi për edukatore
- Fakulteti Filozofik-dega e pedagogjisë së përgjithshme
- Fakulteti i Shkencave Sociale- programi : përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve
Kriteret e kualifikimit për pozitën e Instruktorit në drejtimin e Elektroteknikës /Elektronikës:
- Bachelor në fushën e Elektroteknikës/Elektronikës
Instruktor profesional me kualifikim :
- Post-sekondar
- Arsim të mesëm të lartë
- Teknik
Me së paku 5 vite përvojë pune në profesion në ndërmarrje, biznese,dhe institucione tjera (përvoja 5 vjeçare e punës kërkohet për të gjitha kualifikimet e lartëcekura për këtë pozitë)
Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe testit me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ nr. Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.
Afati dhe mënyra e aplikimit;
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 19.08.2020 deri me 02.09.2020.
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,në Drejtorinë e Arsimit –Komuna Pejë.
Apliko këtu