www.ofertapune.net Edukator/e | PunaIme

Edukator/e

Kompania

Komuna e Gjilanit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

16/09/2020

Data e perfundimit

30-09-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës neni 35. në bazë të normativit nr.1072018 të MASHT dhe. në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr 0772017. për Rregullimin e procedurave
të konkursit në Sektorin Publik Drejtoria e Arsimit në Gjilan shpallë këtë :

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
NË KOHË TË CAKTUAR

SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër
Një Edukator/e parafillore/parashkollore (me organizatën Save the Children)

Edukator/e parafillor/parashkollor që do të punojë me orar të plotë me fëmijët e moshës 3-5 dhe 5-6 në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme me Bazë në Komunitet (KZHFHBK) në kuadër të SHFMU”Agim Ramadani”në fsh,Zhegër. SCIK do ta bëjë kompensimin e pagës mujore për Edukatoren Parafilloref Parashkollore nga dita emërimit deri më 30 qershor
2022 dhe më tej procedohet sipas Marrëveshjes mes DKA Gjilan dhe SCIK për
projektin Kujdesi dhe Zhvillimi gjatë Fëmijerisë së Hershme.

Qëllimi:

Edukator/e parafillore/parashkollore do të punojë me orar të plotë me fëmijët e moshës 3-5 dhe 5-6 vjeç në SHFMU “Agim Ramadani” në Zheger.

Detyrat dhe roli

1 Puna me fëmijë

  • Organizon mësimin sipas kurrikulës së Edukimit Parashkollor dhe dokumentit të Standardeve të Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme për fëmijët e moshës 3-6 vjeç
  • Lehtëson të nxënit e fëmijëve të moshës 5-6 vjeç dhe i angazhon ata në aktivitete kuptimplota dhe adekuate për moshë çdo ditë sipas orarit të caktuar në SHEMU “Agim Ramadani” në Zheger
  • Lehtëson të nxënit dhe zhvillimin e fëmijëve të moshës 3-5 vjeç dhe i angazhon ata në aktivitete kuptimplota dhe adekuate për moshë sipas orarit të caktuar në SHFMU “Agim Ramadani” në Zheger
  • Përdor nje sere metodash që u përshtaten rrethanave dhe nevojave të fëmijës në kontekstin e pedagogjisë ndërvepruese
  • Përforcon lidhjet mes fushave të Kurrikulës, si dhe nxit të nxënit e integruar
  • Në punën e përditshme me fëmijë promovon dhe integron vlerat në lidhje me të drejtat e njeriut dhe edukimin për qytetari demokratike: edukimin mbi paqen: edukimin për zhvillim të qëndrueshëm: barazinë gjinore: mirëkuptimin ndërkulturor: shkathtësitë jetësore: edukimin shëndetësore: edukimin ekonomik dhe ndërmarrës: edukimin për media: TIK-un dhe mësimin elektronik
  • Identifikon problemet/vështiresite në të nxënit e fëmijëve dhe ofron mbështetjen e duhur:
  • Përcjell dhe dokumenton përparimin e fëmijëve duke shfrytëzuar instrumentet specifike për monitorimin dhe dokumentimin e zhvillimit të fëmijëve dhe aplikon vlerësimin formativ nga perspektiva e ofrimit të udhëzimeve, këshillave, motivimit dhe përkrahjes për fëmijët
  • Organizon dhe merr pjesë me grupin e fëmijëve në ngjarjet dhe aktivitetet kulturore të cilat organizon shkolla (programe, ekspozita, ekskursione dhe manifestime të tjera)

2. Puna me prindër

  • Komunikon rregullisht me prindërit dhe mban ata të informuar në lidhje me pritjet dhe
    aktivitet e programit
  • Ndanë informata me prindërit lidhur me angazhimin e fëmijëve në aktivitetet shkollore dhe marrëdhëniet sociale, suksesin dhe zhvillimin e tyre
  • Diskuton përparimin e fëmijëve me prindër dhe këshillon ata në lidhje me aktivitet që ndihmojnë zhvillimin e fëmijve
  • Organizon dhe merr pjesë në aktivitet joformale të komunitetit si: takimet e nënave me fëmijët 3-5 vjeç dhe të tjera
  • Organizon takime individuale dhe grupore me prindërit sipas nevojës dhe rregullave të shkollës

3. Puna me kolegë (bashkëpunëtorë)

  • Merr pjesë në zhvillimin e planeve e programeve specifike edukative dhe materialeve
    mësimore përkatëse, si dhe në zhvillimin e planeve fleksibile individuale, në përputhje me
    parimin e autonomisë së shkollës dhe institucioneve parashkollore
  • Në bashkëpunim me edukatorinen parashkollore mbështetësje (mobilizuesve ie komunitetit) mbështet organizimin dhe realizimin e sesioneve mujore për një grup të nënave dhe fëmijëve 5 vjeç në SHFMU “ Agim Ramadani” në Zheger
  • Reflekton rregullisht për punën dhe ndanë informata me kolegët lidhur me suksesin, përparimin dhe jetën e fëmijëve
  • Inkurajon diskutimin dhe bashkëpunimin midis mësimdhënësve, komunitetit, prindërve dhe fëmijëve
  • Bashkëpunon me personelin edukativ të shkollës dhe me hierarkinë institucionale
  • Ndihmon Save the Children dhe personelin e shkollës në rehabilitimin dhe rimobilimin e hapësirës për shërbimet e KZHFH dhe e adapton atë për punë edukative:

4. Puna me ofrues të shërbimeve tjera (shëndetësore dhe të mirëqenies sociale)

  • Bashkëpunon me ofrues të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve sociale të cilët do të
    kontribuojnë në planifikimin dhe ofrimin e sesioneve mujore për një grup të nënave dhe
    fëmijëve të moshës 3-5 vjeç në SHFMU “Agim Ramadani” në Zheger
  • Referon fëmijët me vështirësi shëndetësore dheVose sociale dhe diskuton problemet e identifikuara dhe nevojat e fëmijëve me profesionistët përkatës:

5. Zhvillimi Profesional

  • Ndjekë trajnimet e nevojshëm që lidhen me Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Hershme dhe shërbimet që e mbështesin atë, të ofruara nga MASHT, Save the Children dhe organizatat të tjera
  • Angazhohet në punë ekipore dhe merr pjesë në komunitetet e grupeve profesionale brenda dhe jashtë institucionit përkatës
  • Në mënyrë indirekte merr pjesë në aktivitetet jashtë mësimore dhe jashtëshkollore
  • Kryen dhe punë tjera që i caktohen.

6. Raportimi

  • Raporton në baza të rregullta sipas formatit të caktuar të raportimit tek organi kompetent të
    përcaktuar nga DKA, që do të vihet në dispozicion edhe për Save the Children.

7. Menaxhimi

Edukator/e parafillor/parashkollor do të punojë nën menaxhimin e menaxherit të linjës sipas
përcaktimit nga DKA, në bashkëpunim me Save the Children.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e nevojshme:

Kualifikimi për Edukatore : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të
MASHT-it në fuqi.

  • Të ketë njohuri për zhvillimin dhe edukimin gjatë fëmijërisë së hershme, të drejtave të
    fëmijëve dhe të mbrojtjes së fëmijëve
  • Shkathtësi që të punojë në mënyrë të përshtatshme, fleksibile dhe efektive në punë ekipore.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike.
  • Të ketë kreativitet, strategji dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.
  • Dëshmitë për trajnimet e vijuara për zhvillimin dhe edukimin gjatë fëmijërisë së hershme janë përparësi.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e
që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre të jenë të njohura nga
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të
MASHT-it, nr. 822010, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të
refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.

Vërejtje: Për shkak të rrethanave të Pandemisë — Covid 19, Testi me shkrim dhe Intervista me gojë do të realizohen sipas Rekomandimeve dhe Udhëzimeve të Qeverisë IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik) dhe MSH (Ministrisë ë Shëndetësisë).

⇒ Shpallja e plote.