www.ofertapune.net E-Commerce Specialist | PunaIme

E-Commerce Specialist

Kompania

Studio Moderna

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-01-2024

Data e perfundimit

23-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Studio Moderna është kompani internacionale që operon në mbi 20 vende të botës me përvojë pune me më shumë se 30 vite. Brendet tona të mirënjohura ndërkombëtarisht janë: Dormeo, Delimano, TopShop dhe Rovus.

Bashkohuni me një ndër kompanitë më elitare në Kosovë që ofron ambient të këndshëm dhe komfort pune si dhe kushte për zhvillim karriere.

E-COMMERCE SPECIALIST

Lokacioni: Prishtinë

Kandidati ideal duhet të ketë:

  • Përvojë pune në E-Commerce ose në një fushë përkatëse;
  • Njohuri të avancuara të platformave dhe teknologjive të E-Commerce;
  • Aftësi të shkëlqyera për krijimin e përmbajtjes tërheqëse për produkte/kampanja;
  • Përvojë me katalogun e produkteve të E-Commerce dhe menaxhimin e inventarit;
  • Njohuri të avancuara të produkteve Magento 1.x dhe 2.x me përvojë të thellë në menaxhimin e katalogut të produkteve, menaxhimin e porosive, marketingun, mjetet promovuese dhe organizimin e kampanjës;
  • Njohuri të avancuara në Optimizimin e Motorëve të Kërkimit: SEO;
  • Njohuri të avancuara në marketingun digjital dhe përvojën e përdoruesit dhe ndërtimin e udhëve të ndryshme të përdoruesve: UI;
  • Njohuri bazike të HTML (përparësi)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Aftësi të forta analitike;
  • Njohuri të avancuara të programeve të MS Office (Word, Excel, PowerPoint);
  • Shkathtësi të mira në të folur dhe shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi, monitorimi, shkrimi dhe përditësimi i përmbajtjes së produktit në uebfaqet tona;
  • Krijimi i standardeve, sistemeve dhe praktikave më të mira për krijimin e përmbajtjes, shpërndarjen, mirëmbajtjen dhe listimin e produkteve të reja.
  • Implementimi i praktikave më të mira të SEO për përmirësimin e vazhdueshëm të rankimit të uebfaqeve;
  • Krijimi i strategjive konkurruese të marketingut digjital, zhvillimi i produkteve dhe përcjellja e trendeve të marketingut digjital;
  • Përdorimi i Tabelave ose Excel (Pivot, vlookups etj) përveç analitikës në ueb për të organizuar dhe monitoruar ndryshimet në shitjet e produkteve dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësimin e performancës;
  • Krijimi dhe perditësimi i ofertave, kuponave dhe promocioneve tjera në uebsite.
  • Paraqitja vizuele e produkteve në dyqanin online/web, vendosja e produkteve në faqet e duhura, varësisht prej kampanjave, sasisë apo risisë.
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e platformës së E-Commerce, duke përfshirë katalogët e produkteve dhe menaxhimin e inventarit;
  • Testimi i funksionimit të të gjitha faqeve aktive të internetit dhe funksionalitetet e tyre: kohët e ngarkimit, listimet e kategorive, listimet e shikimit të produkteve, funksionet e arkëtimit, futja e të dhënave, opsionet e transportit, opsionet e kartave të kreditit dhe veçoritë promovuese, zbritje, dhurata, etj;
  • Menaxhimi dhe kontrollimi i performancës së kampanjave për të optimizuar rezultatet, përmes testimit të kreativës, komunikimit dhe përmbajtjes së uebfaqes;
  • Testimi i pranimit të përdoruesit (UAT) rregullisht;
  • Koordinimi me tekst shkruesit, dizajnerët grafikë, dhe ekipin e produksionit për krijimin e përmbajtjeve kreative të cilat do të rezultonin në një kampanjë të suksesshme;
  • Koordinimi me pjesën tjetër të ekipit të Marketingut në krijimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut digjital për të sjellë trafik në uebfaqe, dhe konvertimin e tyre në konsumatorë potencial dhe të ardhura;
  • Kryerja e raporteve javore/mujore në kohë bazuar në kërkesën e ekipeve vendore dhe ndërkombëtare.

Çka ju ofrojmë:

  • Pagë konkuruese bazuar në aftësitë tuaja, eksperiencën, si dhe skemë të bonuseve në bazë të përformancës;
  • Zhvillim të shkëlqyer personal në fushat e menaxhmentit, shitjes dhe marketingut;
  • Ambient pune të hapur, entuziast dhe inspirues;
  • Trajnime dhe programe për zhvillim profesional.

Për të aplikuar, shënoni në “Subject” emrin, mbiemrin dhe pozicionin e punës për të cilin aplikoni, si dhe dërgoni CV-në tuaj në adresën e emaili-it [email protected]