www.ofertapune.net Drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në shkollat fillore (37) | PunaIme

Drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në shkollat fillore (37)

Kompania

Komuna e Podujevës

Telefoni

0387570732

Lokacioni

Podujevë

Data e publikimit

24/07/2020

Data e perfundimit

06-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Bazuar në nenin 20 pika 1, të Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. O4IL—032, i datës 2910812011,neni 5, pika d e Ligjit për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. O3IL-068, të datës 2110512008 dhe Udhëzimit Administrativ i MASHT-it për detyrat, përgjegjësitë, procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar, nr. 15/2019, të datës 19/07/2019, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Podujevës, shpall:

KONKURS
Për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të lartë

Drejtor në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” Podujevë
Zëvendësdrejtor në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” Podujevë
Drejtor në SHMLT “Fan S. Noli” Podujevë
Zëvendësdrejtor në SHMLT “Fan S. Noli” Podujevë
Drejtor në SHFMU “Dr. lbrahim Rugova” Podujevë
Zëvendësdrejtor në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” Podujevë
Drejtor në SHFMU “Shaban Shala” Podujevë
Drejtor në SHFMU “Naim Frashëri” Podujevë
Drejtor në SHFMU “Xheladin Rekaliu” Podujevë
Drejtor në SHFMU “Luigj Gurakuqi” Batllavë
Drejtor në SHFMU “Sami Frashëri” Zhiti
Drejtor në SHFMU “Jetullah Gashi” Dobërdol
Drejtor në SHFMU “Lasgush Poradeci” Dumnicë e Poshtme
Drejtor në SHFMU “Hyzriu e Samiu” Letanc
Drejtor në SHFMU “Kongresi i Manastirit” Gllamnik,
Drejtor në SHFMU “Nuhi Gashi” Bradash
Drejtor në SHFMU “Kadri Kadriu” Llaushë
Drejtor në SHFMU “Elfir Behrami” Metehi
Drejtor në SHFMU “Jetullah Islami” Dyz
Drejtor në SHFMU “llir Konushefci” Llugë
Drejtor në SHFMU “Eqrem Çabej” Buricë
Drejtor në SHFMU “Hasan Ramadani” Shajkofc
Drejtor në SHFMU “Dituria” Llapashticë e Poshtme
Drejtor në SHFMU “Shefki Latifi” Pollatë
Drejtor në SHFMU “Sheqë Mirofci” Shtedim
Drejtor në SHFMU “Jahë Hasani” Bërvenik
Drejtor në SHFMU “Shefki Kuleta” Tërrnavë
Drejtor në SHFMU “Ali Ajeti” Sfeçël
Drejtor në SHFMU “Ali Hadri” Obranqë
Drejtor në SHFMU “Naum Veqilharxhi” Llapashticë e Epërme
Drejtor në SHFMU “Zahir Pajaziti” Orllan
Drejtor në SHFMU “Musli Dumoshi” Dumosh
Drejtor në SHFMU “Rilindja” Herticë
Drejtor në SHFMU “Afrimi e Fahriu” Lluzhan
Drejtor në SHFMU “Zenel Hajdini” Lupç i Poshtëm
Drejtor në SHFMU “Pavarësia” Siboc
Drejtor në Çerdhen për fëmijë “Armela” Podujevë.

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:

Kandidatët e interesuar për të konkurruar për vendet e punës drejtor dhe zëvendësdrejtor duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Tëjenë shtetas të Republikës së Kosovës
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit
    • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi 330
      ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
    • Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, 5 vite të shkollimit universitar)
    • Fakulteti katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar)
    • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar).

Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve:

Të kenë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të aprovuar nga MASHT, sipas rekomandimeve nga KSHLM.

Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor

Pesë (5) vite përvojë punë në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për nivelin e arsimit të mesëm të lartë

Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatë për nivele tjera dhe

Tre (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatë për zëvendësdrejtor:

Të posedojnë këto dokumente:

  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës
  • Në arsimin parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (gjimnaze) duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional për arsimin e përgjithshëm
  • Për shkollat profesionale, kandidatilja duhet të jetë i profilit përkatës për institucionin edukativo-arsimo ku konkurron, në bazë të normativit për arsimin profesional.

5.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tijisaj shëndetësore:

5.3. Dëshminë se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë ile dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët:

5.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor,

5.5. Konceptin e Planit Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor për të cilin konkurron. Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (teksti me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12 arial).

5.6. Letër referencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimin paraprak nga një institucion publik — kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli drejtues i institucionit edukativo-arsimor, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të larët dhe individ me të cilët ka punuar ngushtë në programe të ndryshme për arsim):

5.7. Letër motivuese për vendin e punës për të cilin aplikon:

5.8. Portfolion profesionale (shih shtojcën G të Udhëzimit administrativ të MASHT-it, për detyrat, përgjegjësitë, procedurat dhe kriteret e Zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtori të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar, nr. 1512019, të datës 1910712019):

5.9. Kandidatilja për drejtor dhe zëvendësdrejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë tri viteve para aplikimit,

5.10. Certifikatën e lindjes,

Detyrat e punës:

Drejtori i institucionit edukativo-arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit.

Kohëzgjatja:

Periudha kohore e kontratës zgjatë 4 (katër) vjet.

Afati i konkursit 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e shpalljes së konkursit në
tabelën e shpalljeve të objektit të komunës, në mediat e shkruara dhe në ueb faqen e
komunës së Podujevës http:ikk.rks-qov.netipodujeve (23/07/2020-06/08/2020).

Dokumentet dorëzohen në Qendrën e shërbimit për qytetarë në objektin e komunës, rr.
“Nuhi Gashi”, Podujevë.

Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk shqyrtohen.

Secili konkurrues dorëzon kopjen e vërtetuar të diplomës — dokumentet e shkollimit.

Për të gjitha vendet e punës mbahen intervista, kurse orari i intervistimit shpallet në
tabelën e shpalljeve në hyrje të objektit të komunës.

Shpallja e plote.