Drejtor Menaxhues
Data e publikimit
18/11/2020
Data e perfundimit
18-12-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
BONEVET është në kërkim për një kandidat/e të kualifikuar dhe me pasion për të qenë Drejtor Menaxhues në Fondacioni BONEVET Kamenicë.
Drejtori Menaxhues është përgjegjës për menaxhimin e BONEVET Kamenica në koordinim me Bordin Drejtues si instanca më e lartë e organizatës, duke garantuar ambient të sigurtë, profesional, pozitiv dhe motivues për të gjithë. Ndër tjerash, përpilon planin vjetor, raportet vjetore, rekruton ekipin punues, angazhohet në gjetjen e fondeve financiare dhe siguron që të gjitha kostot dhe aktivitetet të jenë konform planeve vjetore.
Kandidati/ja ideal pritet të ketë aftësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze.
Afati i fundit për aplikim është 18 dhjetor 2020
Kualifikimet bazike:
– Edukim në Menaxhment / Ekonomi / Shkencë dhe Teknologji apo fusha të ngjashme
– Eksperienca në menaxhim është e rekomanduar por jo e domosdoshme
– Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe dhe angleze (në shkrim dhe në të folur)
– Rrjedhshmëri në përdorimin e mjeteve të ndryshme digjitale të punës
– Entuziazëm, proaktivizëm dhe përgjegjësi në punë dhe detyra
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
– Menaxhimi i Fondacioni BONEVET Kamenicë
– Garantimi i një ambienti të sigurtë, profesional, pozitiv dhe motivues të punës dhe mësimit për të gjithë
– Përpilimi i planit vjetor për BONEVET Kamenica dhe raportimi i rregullt te Bordi Drejtues i organizatës
– Angazhimi në sigurimin e fondeve financiare nga të hyrat prej aktiviteteve, donatorëve, sponsorëve dhe burimeve tjera financiare
– Rekruton ekipin punues profesional dhe të angazhuar
Për aplikim dhe informata shtesë, ju lutem vizitoni këtë link: https://www.bonevet.org/dmkamenica/