www.ofertapune.net Drejtor i Sektorit të Thesarit | PunaIme

Drejtor i Sektorit të Thesarit

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-02-2024

Data e perfundimit

15-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:

Drejtor i Sektorit të Thesarit ( një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik;
  • Obligohet të ketë së paku 5 vjet përvojë pune në shërbimet bankare;
  • Preferohet të jetë kontabilist i certifikuar dhe t’i ketë 3 vjet përvojë pune në pozita udhëheqëse;
  • Aftësi të mira të komunikimit, ndër-personale dhe të menaxhimit;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Menaxhon operacionet e thesarit në përputhje me politikat dhe procedurat e Bankës, rregullativën e Bankës Qendrore si rregullat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
  • Siguron menaxhimin e duhur të Mjeteve dhe Detyrimeve (ALM) të Bankës, menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit dhe të normës së interesit dhe përgatitjen e projeksioneve të ndryshme
  • Menaxhon likuiditetin e Bankës dhe investimin e tepricës se likuiditetit në tregje financiare;
  • Përgjegjës për të shqyrtuar ankandet e letrave me vlerë në vend dhe investimet në tregje ndërkombëtare për investim të tepricës së likuiditetit;
  • Përgjegjës për të mirëmbajtur limitet e përcaktuara për investime në letra me vlerë dhe limitet për investime në Kosovë të përcaktuara nga NLB d.d;
  • Përgjegjës për të përgatit propozimet për limite në bankat korrespodente;
  • Përgjegjës për të mirëmbajtur mjetet likuide sipas limiteve të përcaktuara nga rregullatori dhe NLB d.d.
  • Përgjegjës për të respektuar dhe raportuar lidhur me “Standardet Minimale për Tregjet Financiare”;
  • Udhëheq marrëdhëniet me Bankat korrespondente dhe institucionet e jashtme në tregjet financiare;
  • Udhëheq Komisionet dhe Komitetet që kanë të bëjnë me Thesarin dhe me Politikën e Çmimeve;
  • Raporton në Komitetin e menaxhimit të mjeteve dhe detyrimeve në nivel të Bankës (ALCO) dhe Grupit;
  • Përpilon dhe kontrollon zbatimin e planit vjetor të biznesit për Sektorin;
  • Pjesëmarrje aktive në përgatitjen e buxhetit vjetor dhe Strategjisë në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe detyrimeve të Bankës;
  • Harton politikat dhe procedurat për punët e Sektorit dhe jep propozime për produkte dhe zhvillime të reja;
  • Përgatit, kontrollon dhe miraton raporte të rregullta të brendshme dhe të jashtme;
  • Është përgjegjës për ligjshmëri dhe saktësi për punët dhe detyrat qe kryhen ne kuadër të Sektorit;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës që i jepen nga Bordi Udhëheqës i Bankës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më datën 11 shkurt 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.